• VIDEO

    Atentati ndaj Bejtjas, eksperti Softa: Duhet të kontrollohen personat që futen në administratë, mund të kenë lidhje me krimin! Dema: Misteri, nuk është pyetur ende shënjestra

    Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Krujë ka vënë policinë në lëvizje për të hetuar shkaqet përse ishte sërish shënjestër por nuk dihet se ku ndodhet.

    Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, eksperti i sigurisë Fatjon Softa u ndal te Ramzan Sino, 29-vjeç, kunati i Gentian Bejtjas, i cili mbeti viktimë nga atentati që u bë kundrejt këtij të fundit. Ai punonte si shofer pranë Prokurorisë së Apelit në Tiranë ndaj Softa thotë se duhet të ketë filtër kontrolli dhe këto personazhe që kanë lidhje me krimin s’duhet të jenë pjesë e Policisë së Shtetit.

  • VIDEO

    Vizita e Bill Clinton në Tiranë, Demalia: Turp për ata që e sulmuan! Rama të tregohet më tolerant, ta takojë Kurtin

    Analisti Ilir Demalia ka komentuar në Repor Tv vizitën e Presidentit të SHBA, Bill Cilnton në Tiranë. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, analisti Demailia tha se vizita e tij tregon mirënjohjen e Clinton për popullin shqiptar.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Korrik 2023 – Receta / Me ish-balerinën dhe aktoren Edlira Athanas / Vajza e polifonisë

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Burani verore me oriz / Speca dhe domate në tigan me djathë / Fërgesë me djathë të bardhë, qull dhe arra.

    Edlira Athanas Joseph, vajza e dy artistëve të mëdhenj, tenorit Xhoni Athanas dhe primabalerinës Sekine Sharofi, 30 vite pa ardhur në Shqipëri, rrëfen jetën e saj në Boston si drejtuese e ‘Bijat e Shën Gjergjit’ dhe kujton karrierën e saj si balerinë dhe aktore, si dhe historinë e përzgjedhjes si imazhi i 500-lekëshit që doli në vitin 1993! Edlira Athanas është vajza e dy artistëve të mëdhenj, tenorit Xhoni Athanas dhe prima balerinës Sekine Sharofi. Kur ishte e vogël, mori pjesë në Festivalin e Fëmijëve me këngën “Macja le të lahet”, një nga këngët më të njohura për fëmijë edhe në gjeneratat e sotme. Me pas, Edlira vazhdoi karrierën e saj si balerinë, por dhe si aktore në disa filma të Kinostudios si “Tre ditë nga një jetë”, “Balada e Kurbinit”, “Kur ndahesh nga shokët”, etj. Edlira rrëfen dhe historinë e përzgjedhjes si imazhi i kartmonedhës 500-lekëshe “vajza me luledielli” që doli në vitin 1993. Ajo kujton se ishte spikatur në Festivalin e Gjirokastrës dhe kur arriti në Tiranë e kërkuan për foto në TKOB. Edlira Athanas Joseph jeton në Boston, është psikoanaliste në profesion si dhe presidente e shoqatës “Bijat e Shëngjergjit” e lidhur me kishën më të vjetër të shqiptarëve në Boston e themeluar nga Fan Noli. Roli i Shoqatës është kultivimi i kulturës shqiptare, i ruajtjes dhe i përcjelljes së traditave shqiptare.

    Në studion e ‘Rreze Dielli’ me Denada Kardhashi, vetëm 20 vjeç dhe këndon labçe, super e ndjekur në Tik Tok, studentja për laborante dentare rrëfen pasionin për polifoninë… Denada Kardhashi vjen nga qyteti i Gjirokastrës, aktualisht ndjek studimet e larta në Tiranë për laborante dentare. Ajo tregon se me muzikën polifonike është rritur, pasi babai dhe gjyshi i saj e këndonin në çdo festë familjare. Që në moshën 13- vjeçare ajo nuk është shkëputur së kënduari këngën labe, madje shprehet se ka mësuar dhe shoqet e saj në Fakultet, pasi iso është një terapi shumë e mirë sidomos para provimeve.

  • VIDEO

    Beteja për kodin zgjedhor: Te ndryshojë ligji (5 korrik 2023)

    Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: https://www.youtube.com/channel/UCk_fYBSdzmwhZEDPG5L4ShQ?sub_confirmation=1 For more content from click HERE: www.shqiptarja.com Like Report Tv on Facebook HERE: https://www.facebook.com/reporttval/ #EdicioniInformativ #ReportTV

  • VIDEO

    Propozimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor, Duka: Partitë e vogla të gjejnë në mënyrë të futen në ‘luftë’! Vangjeli: Sprovë për moralin politik, i shërben Ramës

    Agron Duka, kreu i PAA-së i ftuar në Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ u shpreh se duhet të gjendet një mënyrë që partitë e vogla të futen në luftë ose të ikin nga politika. Sipas Dukës, duhet që çështja të kalojë në Kuvend, pasi përndryshe nuk merr fuqi

  • VIDEO

    Kurti refuzoi takimin me Ramën, deputetja e PDK-së në 'Kontrast': Sillet si inatçor i keq, kjo sjellje e tij do i kushtojë shumë Kosovës

    Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, e ka cilësuar si inat personal refuzimin që Albin Kurti bëri për tu takuar me kryeministrin Edi Rama, nesër në Prishtinë. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Kontrast’, deputetja tha se Kurti është thjesht një mashtrues e demagog, ndërsa shtoi se kjo sjellje e rij mund t’i kushtojë rëndë Kosovës

  • VIDEO

    Vjen pas 30 viteve në Shqipëri, rrëfehet Edlira Athanas, vajza e Xhoni Athanas dhe Sekine Sharofi

    Në studion e ‘Rreze Dielli’ me Edlira Athanas Joseph, vajza e dy artistëve të mëdhenj, tenorit Xhoni Athanas dhe primabalerinës Sekine Sharofi. 30 vite pa ardhur në Shqipëri, Edlira rrëfen jetën e saj në Boston si drejtuese e ‘Bijat e Shën Gjergjit’ dhe kujton karrierën e saj si balerinë dhe aktore, si dhe historinë e përzgjedhjes si imazhi i 500-lekëshit që doli në vitin 1993!

    Edlira Athanas është vajza e dy artistëve të mëdhenj, tenorit Xhoni Athanas dhe prima balerinës Sekine Sharofi. Kur ishte e vogël, mori pjesë në Festivalin e Fëmijëve me këngën “Macja le të lahet”, një nga këngët më të njohura për fëmijë edhe në gjeneratat e sotme. Me pas, Edlira vazhdoi karrierën e saj si balerinë, por dhe si aktore në disa filma të Kinostudios si “Tre ditë nga një jetë”, “Balada e Kurbinit”, “Kur ndahesh nga shokët”, etj. Edlira rrëfen dhe historinë e përzgjedhjes si imazhi i kartmonedhës 500-lekëshe “vajza me luledielli” që doli në vitin 1993. Ajo kujton se ishte spikatur në Festivalin e Gjirokastrës dhe kur arriti në Tiranë e kërkuan për foto në TKOB.

    Edlira Athanas Joseph jeton në Boston, është psikoanaliste në profesion si dhe presidente e shoqatës “Bijat e Shëngjergjit” e lidhur me kishën më të vjetër të shqiptarëve në Boston e themeluar nga Fan Noli. Roli i Shoqatës është kultivimi i kulturës shqiptare, i ruajtjes dhe i përcjelljes së traditave shqiptare.  

  • VIDEO

    Vetëm 20 vjeç, studentja shqiptare habit me këngën polifonike: Ja ç'më tha Flori Mumajesi

    Në studion e ‘Rreze Dielli’ me Denada Kardhashi, vetëm 20 vjeç dhe këndon labçe, super e ndjekur në tik tok, studentja për laborante dentare rrëfen pasionin për polifoninë

    Denada Kardhashi vjen nga qyteti i Gjirokastrës, aktualisht ndjek studimet e larta në Tiranë për laborante dentare. Ajo tregon se me muzikën polifonike është rritur, pasi babai dhe gjyshi i saj e këndonin në çdo festë familjare. Që në moshën 13- vjeçare ajo nuk është shkëputur së kënduari këngën labe, madje shprehet se ka mësuar dhe shoqet e saj në Fakultet, pasi iso është një terapi shumë e mirë sidomos para provimeve.

  • VIDEO

    Fërgesë me djathë të bardhë nga zonja Albana

    Fërgesë me djathë të bardhë

    Përbërësit:

    • 200 gr djathë
    • 2 lgj miell misri
    • 2 lgj miell gruri
    • 2 thelpinj hudhër
    • 2 lgj vaj luledielli
    • 2 lgj gjalpë
    • 2 lgj arra
    • 2 gota ujë
    • Kripë, piper i zi, piper i kuq

    Përgatitja:

    Pudrosim mirë fetat e djathit të bardhë me miell dhe i vendosim të skuqen në një tigan me yndyrë. Pasi djathi është skuqur e largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim dy llojet e miellit të përziera bashkë. Sapo mielli të marrë ngjyrë e shuajmë më ujë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe pasi fërgesa të jetë lidhur shtojmë arrat e thërrmuara. Vendosim në qendër djathin e skuqur dhe e pudrosim me pak piper të kuq.

  • VIDEO

    Speca me domate në tigan me djathë nga zonja Albana

    Speca me domate në tigan me djathë

    Përbërësit:

    • 6-7 speca
    • 2 domate
    • 1 lgj gjalpë
    • 100 gr djathë
    • 3 thelpinj hudhër
    • Kremviçe pule FIX
    • 1 lç kripë
    • 250 ml salcë kosi
    • Majdanoz
    • Vaj bimor

    Përgatitja:

    Në një tigan me vaj kaurdisim specat së bashku me hudhrat e prera në fetëza të vogla dhe domatet. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe shtojmë, pak djathë të bardhë të thërrmuar dhe kremviçe pule të prera në feta. Vendosim kapakun dhe e lëmë derisa domatet të treten si një fërgesë.

    Në një pjatancë trazojmë salcën e kosit me pak kripë dhe majdanoz të grirë dhe sipër vendosim specat e tiganisur me domate dhe djathë.  

  • VIDEO

    Burani verore me oriz, speca dhe domate nga zonja Albana

    Burani verore me oriz

    Përbërësit:

    • 2 speca jeshil
    • 2 speca të kuq
    • 1 fk oriz
    • 2 qepë
    • 3 domate
    • 1 lgj salcë
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një tigan kaurdisim mirë qepën e grirë imët me pak kripë. E mbulojmë me kapak që qepa të zbutet. Ndërkohë specat i presim në kubikë mesatarë dhe i shtojmë tek qepa. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta duke shtuar më pas domatet të prera në kubikë. Rregullojmë aciditetin e domateve me pak sheqer dhe e lëmë gatimin derisa domatet të treten. Shtojmë orizin që e kemi shpëlarë, pak kripë dhe piper të zi. E kalojmë gatimin në një tavë dhe e vendosim për disa minuta në furrë.  

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 5 korrik 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga atentat mafioz në Krujë te Clinton mbyll vizitën dhe thotë se emri tjetër i Nju Jorkut është "West Albania" e deri tek ekspertët e SHBA e BE kundër paketës për ndryshimet në drejtësi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv