Bultica, fshati i njerëzve të mirë (02 korrik 2023)

2 Korrik 2023, 14:15

Udhëtoj në juglindje të Tiranës miq, drejt Vaqarrit dhe pak më tej, në fshatin Bulticë, një fshat që fshihet mes gjelbërimit të pyjeve dhe arave. Personazhë të reportazhit janë dy banorë vendas, kryetari i fshatit Flamur Xhabafti dhe traktoristi Arben Gjata. Historia e vjetër dhe historia e re e Bulticës, mungesa e ujit të pijshëm prej 30 vjetësh dhe harrimi i pushtetarëve vendor për hallet dhe jetën në fshat. Ndiqni reportazhin “Bultica, fshati i njerëzve të mirë” realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.