-
VIDEO
Nënkryetari i LDK-së për Report Tv: Kurti kokëfortë, të rregullojmë marrëdhëniet me SHBA e BE
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri komentoi në Report Tv situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku palët ende nuk kanë rënë dakord për të zbatuar disa pika të dhëna nga BE për shtensionim.
-
VIDEO
Edmond Tupja kujton vitet si student në Paris, si u njoh me “Macja” e Colette
Në studion e ‘Rreze Dielli’ me Edmond Tupja, përkthyesi i novelës ‘Macja’ të autores franceze Colette. Këtë libër, shprehet Tupja, e kam lexuar kur isha student në Francë në vitet ‘60. Nyja e dashurisë dhe besnikërisë – ndaj fëmijërisë dhe maces që e shoqëron atë – është shtylla kryesore e novelës: ëndrra për një fëmijëri të përjetshme dhe nostalgji për një dëlirësi që nuk mundet të përshtatet me jetën prej të rrituri.
Aleni, djali i vetëm dhe i përkëdhelur i një familjeje të pasur borgjeze, ka një mace shumë të bukur, Sahën, me të cilën ka një lidhje thuajse në simbiozë. Ndonëse vendos të martohet me Kamilën, një vajzë të hijshme dhe tepër moderne, Alenin e shqetëson shumë ideja se do të lërë shtëpinë e lindjes e mbi të gjitha macen e tij të adhuruar. Pas martesës, Saha fillon të dobësohet, prandaj Aleni vendos ta marrë me vete në apartamentin e ri të çiftit. Në një tension dhe xhelozi në rritje, prania e kafshës minon në mënyrë të pakthyeshme bashkëjetesën e tyre dhe Aleni do të jetë i detyruar të zgjedhë o njërën, o tjetrën. Se çfarë përfaqëson kjo mace, ngrohtësinë e fëmijërisë së humbur përgjithmonë, ëndrrën e një lidhjeje të përsosur për një burrë të brishtë dhe të papërmbushur, apo simbolin, lehtësisht shqetësues, për pamundësinë për të qenë normalë, autorja ia lë lexuesit ta vendosë. Sepse, në të vërtetë, thuajse në çdo shtëpi, endet një mace apo një fantazmë e ngjashme me të.
-
VIDEO
Njihuni me gjuetaren 26 vjeçare nga Vlora, trashëgimtarja e vetme femër në ‘400 breza’ tradite
Majlinda Xhaferaj, 26 vjeçarja nga Vlora, avokate e gjuetisë. E shkolluar në Izrael dhe Greqi për Okulistikë dhe Administrim Biznesi, Majlinda flet për pasionin e saj më të madh, gjuetinë.
“Gjuetia ka qenë pjesë normale e fëmijërisë time të hershme. Stër-stërgjyshi im, stërgjyshi im, gjyshi im kanë qenë gjahtar me emër. Ashtu është edhe babai im. Une jam vajza e parë në familje që trashëgoj këtë traditë. Në gjuhën popullore: gjuetinë e kemi traditë në 400 breza” shprehet Majlinda.
Që në moshën 7-vjeçare babai e merrte me vete për gjah dhe që prej asaj kohe nuk ka rreshtur së dali për gjueti. Ishte babai ai që i ka mësuar të gjitha rregullat e gjuetisë, sigurisë, mbijetesës në kushte ekstreme në natyrë, dhe respektimit të natyrës dhe kafshëve. Vitin e kaluar, në 25 vjetorin e saj, prindërit i dhuruan armën e saj të parë të gjuetisë: Fabarm L4S. Por, për arsye të moratoriumit të tretë, nuk ka mundur ta përdorë ende armën e re. Por pasionin e saj e ka zhvilluar dhe në fushën e qitjes, fillimisht në qitjen e objektivave statik dhe më pas me qitje në pjatele.
-
VIDEO
Sufle / Kek çokollate me zemër të butë kremoze nga zonja Albana
Kek çokollate me zemër të butë
Përbërësit:
- 200 gr çokollatë të zezë
- 200 gr gjalpë
- 100 gr sheqer
- 4 vezë
- 40 gr miell 00
Përgatitja:
Fillimisht shkrijmë çokollatën: mund ta bëjmë në banjomarie por edhe në mikrovalë me fuqi mesatare, duke monitoruar shpesh konsistencën. Më pas përziejmë çokollatën me sheqerin dhe gjalpin, i cili duhet të jetë në temperaturë ambienti. Vezët duhet të inkorporohen një e nga një në mënyrë që të mos fitohet efekti omletë duke i trazuar butësisht nga poshtë lart. Në fund shtojmë miellin duke e situr dhe duke bërë lëvizje delikate nga poshtë lart.
Më pas e kalojmë brumin në kallëpe. Për të përftuar një zemër të butë dhe kremoze, kallëpet vendosen në ngrirje për 3/4 orë derisa brumi të ngrijë plotësisht.
-
VIDEO
Çorbë me thjerrëza të kuqe dhe nenexhik nga zonja Albana
Çorbë me thjerrëza të kuqe
Përbërësit:
- 1 gotë thjerrëza
- 1 qepë
- 1 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 lgj salcë domate
- 1 lgj salcë speci
- 1 lgj nenexhik i thatë
- 1 thelpi hudhër
- 1 lgj miell
- Kripë, piper i zi
- Piper i kuq
Përgatitja:
I lëmë thjerrëzat gjithë natën në ujë (si fasulet) dhe të nesërmen i kullojmë ujin. Në një tenxhere kaurdisim qepën e grirë imët me pak vaj ulliri. Shtojmë një thelpi hudhër dhe pak kripë për të ndihmuar zbutjen e qepës. Shtojmë më pas thjerrëzat e kulluara, salcën e domates, salcën e specit, kripën dhe piperin e zi. Shtojmë ujë në masë të përbërësve dhe i lëmë thjerrëzat të ziejnë.
Ndërkohë në një tenxhere tjetër kaurdisim pak miell me gjalpë. Pasi mielli ndryshon ngjyrë e shuajmë me pak ujë, shtojmë pak piper të kuq dhe e shtojmë masën tek çorba me thjerrëza. Rregullojmë shijen në fund me kripë dhe nenexhik të thatë dhe e servirim të ngrohtë.
-
VIDEO
Bamje me hudhër dhe limon nga zonja Albana
Bamje me hudhër dhe limon
Përbërësit:
- 500 gr bamje
- 1 lgj uthull
- 2 lgj vaj ulliri
- 3 thelpinj hudhër
- 1 Iç xhinxhër
- 1 limon (lëngu)
- 1 tufë majdanoz
- Bishta qepësh
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Pasi i kemi lënë bamjet në ujë të bollshëm me uthull dhe kripë, i shpëlajmë dhe i thajmë, më pas i kaurdisim me vaj ulliri, shtojmë hudhrën, xhinxherin dhe pak bulion. Pasi bamjet kanë zierë shtojmë lëngun e limonit, kripën, piperin, majdanozin dhe bishtat e qepëve. Para se të bëjmë servirjen shtojmë dhe pak vaj ulliri.
-
VIDEO
Gjellë verore me bamje në furrë nga zonja Albana
Gjellë verore me bamje në furrë
Përbërësit:
- 500 gr bamje
- 1 lgj uthull
- 2-3 lgj vaj ulliri
- 1 kokërr qepë
- 1 spec i kuq
- 1 domate në rende
- 1 lgj salcë domate
- 2 thelpinj hudhër
- 1 tufë majdanoz
- Pas spec djegës
- Piper i kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Pasi i kemi lënë bamjet në ujë të ftohtë me pak uthull, i shpëlajmë, i thajmë dhe pastrojmë fundin e tyre. Kaurdisim një qepë të grirë imët me pak vaj ulliri, më pas shtojmë specin e kuq, shtojmë bamjet dhe salcën e domates së bashku me domaten të grirë në rende. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, hudhër të shtypur. Shtojmë ujë të ngrohtë dhe i lëmë bamjet të gatuhen sa më avash në temperaturë të ulët. Në 10 minutëshin e fundit i vendosim bamjet në furrë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 30 Qershor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Rama thumbon sërish Albin Kurtin te detajet si u ekzekutuan në pritë babë e bir në Dukagjin e deri tek Saliu dhe Safeti.
-
VIDEO
Zgjedhje pas pushimeve? (29 Qershor 2023)
-
VIDEO
VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story (29 qershor 2023)
Pesë parti të opozitës ndryshimin e sistemit zgjedhor me synimin kryesor për të patur lista të hapura në zgjedhjet parlamentare, por edhe me synimin për t’i dhënë fund dominimit të PS dhe PD në skenën politike. Kjo temë u trajtua në Report Tv në emisionin ‘Real Story’.
-
VIDEO
Braktis fëmijët në jetimore, nëna zhduket me të dashurin lacian (29 Qershor 2023)
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv Rrëmbimi i Mereme Dodës në vitin 1997, ngriti pikëpyetje për familjarët, të cilët janë në kërkim të një të vërtete. Mereme Doda nga Tirana u martua në vitin 1989, me Shefqet Hutin, nga Lezha. Një martese kjo, e cila u bekua me ardhjen në jetë të 3 fëmijëve, 2 vajzave dhe 1 djali. Fati nuk kishte rezervuar dicka te mirë për familjen Huti. Ishte shtatori i vitit 1997, asokohe një 28-vjecare, kur doli për të bërë pazar dhe u rrëmbye në mes të ditës, në kryeqytet pranë zonës së Medresesë. Familjarët e saj nuk bënë asnjë denoncim në polici, pasi shpresonin se Meremja do të kthehej. Fëmijët, u strehuan në një jetimore në Shkodër, nga pamundësia e babait për t’i rritur. 1 vit nga humbja, 28-vjecarja bëhet e gjallë. Ajo kthehet në Shqipëri, por cdo gjë kishte ndryshuar për të. Pohim ky, i cili hodhi poshtë pistën e rrëmbimit, të vitit 1997. Gjatë 3 muajve që qëndroi në Shqipëri, Meremja nuk kërkoi të takonte as bashkëshortin dhe as 3 fëmijët e saj, por as nuk dha sqarime mbi largimin e saj. Në këtë periudhë ajo jetoi tek motra në Tiranë. Ajo nuk pranoi të takohej me askënd, arsye për të cilat nuk dihen, ndërsa 3 muaj më pas zhduket përsëri pa dhënë sqarime. Ishte hera e dytë që e reja ngre sërish pikëpyetje të mëdha. 2 vite më pas, Meremja rikthehet në Tiranë, në vitin 2000. Ndërsa fëmijët qëndronin ende në shtëpinë e fëmijës në Shkodër pa rënë në kontakt më nënën që ikte dhe vinte hera herës në Shqipëri. Ndryshe nga nëna, babai interesohej gjithmonë për fëmijët dhe kontaktet i kishin të rregullta. Sikur të mos mjaftonte të gjitha ikjet dhe dukjet e nënës së tre fëmijëve me rikthimin e saj në vitin 2000 pas një grindje me te motrën ajo vendosi të largohej përfundimisht nga Shqipëria, për të humbur gjurmët përgjithmonë.
-
VIDEO
Arlind Qori në Report Tv: Në vjeshtë kthehemi me protesta! Palë me partitë e vogla për ndryshimin e Kodit Zgjedhor? Nuk vdes të jem deputet
Pas daljes si forcë e tretë nga zgjedhjet e 14 majit, Lëvizja Bashkë është gati të japë maksimumin dhe të ecë përpara. Ky ka qenë mesazhi i kryetarit njëherësh pedagogut të Shkencave Politike, Arlind Qorit. I ftuar në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj, Qori tregoi për një mbështetje në rritje nga qytetarët, gjë që e ka shtyrë Lëvizjen Bashkë të jetë edhe më aktive