-
VIDEO
Kosovë - Serbi në prag të një konflikti të ri ? (14 qershor 2023)
Situata mes Kosovës dhe Serbisë është tensionuar, ndërsa palët po shkojnë drejt një konfliktit të ri, pas arrestimit të 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe, veprim të cilin policia e Kosovës e quan si rrëmbim
-
VIDEO
Tensionet Kosovë-Serbi, analisti nga Prishtina: Situata në veri s’mund të përshkallëzohet deri në konflikt
Situata mes Kosovës dhe Serbisë është tensionuar, ndërsa palët po shkojnë drejt një konfliktit të ri, pas arrestimit të 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe, veprim të cilin policia e Kosovës e quan si rrëmbim
-
VIDEO
Tensionet në veri të Kosovës, Demalia për Report Tv: Kurti duhet të jetë më realist, mendon se do bëjë Skënderbeun në Shqipëri
Analisti Ilir Demalia ka komentuar në Report Tv situatën në veri të Kosovës, ku tre policë të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Demalia thotë se Albin Kurti me qëndrimet e tij ka vënë në pozitë të vështirë ndërkombëtarët. Ai thekson se pa NATO nuk do të kishte Kosovë.
-
VIDEO
Berberja sfidon meshkujt: Ata që nuk donin të qetheshin, i kam klientët më besnik (14 qershor 2023)
Liljana Kurti, 23 vjecarja nga Peshkopia, ka 4 vite që punon si berbere në Tiranë. Në fillimet e saj është përballur me paragjykime dhe sfida të shumta, pasi klientëve i dukej e pabesueshme që një vajzë mund ta ushtronte më së miri këtë zanat. Na tregon disa sekrete të profesionit dhe cfarë e shtyu që të bëhej berbere dhe jo parukiere. Sot klientët e saj më besnik janë pikërisht ata që në fillim refuzonin që të qetheshin nga një vajzë.
-
VIDEO
Tronditëse-Braktis foshnjën tek mbeturinat, dy i nxjerr lakuriq në rrugë/ Zhduket nëna pa gjurme (14 qershor 2023)
Një ngjarje e rëndë u shënua më datë 7 maj të këtij viti ku një foshje vetëm disa javëshe u gjet e braktisur në Golem të Durrësit. Nëna 22-vjeçare e mbështolli me batanije dhe e la mes shkurreve pranë koshit të mbeturinave. E ëma e foshnjes u identifikua si Denada Sula banuese në Durrë e cila i përket komunitetit egjiptian. Pak kohë më pas e reja u kap nga shërbimet policore dhe deklaroi se e ka të pamundur të rrisë fëmijën e saj. Foshnja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa është nën kujdesin e shërbimit social.Sot në kërkim të saj është edhe e ëma Vera Biçishti e cila e merakosur bën thirrje për ndihmë. 22 vjeçarja Denada Sula është nënë e 4 fëmijëve të mitur 5 vjeç djali i madh, 3 vjeç vajza, 13 muajshe vajza tjetër dhe 2 muajshe foshnja që ka braktisur.Denada bashkëjetonte në Elbasan me Çelik Jasharin ndërsa u bënë prindër të 2 fëmijëve. Një vit më parë 26 vjeçari e la të renë ndërsa kjo e fundit ishte shtatzënë me fëmijën e tretë. Ish bashkëjetuesi mori djalin e madh ndërsa Denada u kthye tek nëna e saj në Institut në Tiranë me fëmijën tjetër. Që nga ky moment 22 vjecarja shfaqi probleme të depresionit. 6 muaj më pas Denada vendos të largohet nga shtëpia drejt Durrësit duke e ndjerë veten si një barrë tek nëna e saj. Bashkë me fëmijët ajo endej rrugëve të Durrësit për bukën e gojës. Gjatë kësaj kohe nëna nuk kishte kontakte me të bijën ndërsa e vetme solli në jetë fëmijën e tretë. Pak kohë më pas policia gjen në rrugë dy fëmijët e mitur të Denadës të cilët i kthen tek gjyshja e tyre. Denada nis bashkëjetesën me një shqiptar të kosovës ndërsa në mars të 2023 sjell në jetë fëmijën e katërt. Ishte data 8 mars kur e reja shkon tek shtëpia e nënës për të marrë kartën e identitetit dhe merr nga gjyshja një nga fëmijët e saj sërish. Ky do të ishte kontakt I fundit me nënën e saj. Pas pak ditësh policia gjeti djalin e dytë të Denadës në rrugë duke e kthyer sërish tek gjyshja. Të njëjtin fat pati edhe foshnja e cila u gjet në golem një muaj më parë.
-
VIDEO
“Kur mamatë bullizojnë mamat” Si reagojnë nga komentet negative në rrjete sociale? (14 qershor 2023)
Tashmë është e njohur që një pjesë e mire e jetës sonë është e ndarë edhe në rrjete sociale. Procese e faza të ndryshme jetësore jane ato që një pjesë e mire e njerëzve prferojnë ti ndajne edhe me publikun e tyre virtual. Kur bëhet fjalë pë mëmësinë duket se vazhdon të jetë një sfidë më vete pavarësisht kohës në të cilen jetojmë apo mënyrës që një grua zgjedh të rrisë fëmijët e saj. Përballja me të panjohurat e mëmësisë, këshillat apo kritikat një nënë duket se I merr nga të gjitha anët, shpesh edhe nga vetë familjarët e afërt të cilët e gjykojnë për zgjedhjet e saj. Ne “Esencë” tre mama ndanë eksperiencat e tyre: Nutricionistja Diola Dosti, soprano Ramona Tullumani dhe sociologia Diola Dosti.
-
VIDEO
Kosovë/ Kriza e veriut prek edhe Tiranën? (14 qershor 2023)
Lidhur me këtë situatë, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se po tentohet se krijimi i identitetit të dytë shqiptar nga ana e Kosovës. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, Vangjeli tha se kjo ‘përplasje’ mes Kurtit dhe Ramës duket si një garë mes të dyve se cili është lideri moral i shqiptarëve në të gjitha anët e kufijve.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Qershor 2023 – Receta / Tirana e Muraleve / Artistja kontraverse nga Berlini
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patëllxhanë të mbushur me gjizë / Speca në brumë të mbushura me mish të grirë / Supë verore me perime.
‘Leo Messi në Tiranë’, muralja gjigande bën jehonë në mediat botërore falë ‘Mural Fest’, Festivalit të ngjyrave dhe artit ku artistët më të mirë botërorë të muraleve, pikturojnë muret e ndërtesave të kryeqytetit duke lulëzuar fasadat e pajeta… Mural Fest Festival ka kaluar tashmë kufijtë dhe e ka kthyer Tiranën në një pikë të ngrohtë pritëse të artit, ku pallatet e vjetra të Tiranës, po lakmohen nga artistët më të mirë botërorë të muraleve. Mural Fest, tradita e një arti që nuk vdes kurrë, i cili nisi 7 vite më parë, ndërsa këtë vit merr një kuptim më të veçantë, artistë të shkëlqyer botëror vijnë dhe pikturojnë muret më të bukura të kryeqytetit. Mural Fest, një prej festivaleve më atraktive për të gjithë ata që e duan të bukurën, që jo vetëm u jep shpirt mureve më të bukura të qytetit, por edhe lë gjurmë në hapësirat urbane të tij! Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” kuratori Helidon Haliti dhe piktori artist i rrugës Franko Dine, për të folur për risitë e këtij festivali dhe përpos bukurisë dhe vështirësitë e realizimit të muraleve në godina të vjetra dhe shumëkatëshe.
Në skype nga Gjermania me Dora Koka, artistja shqiptare kontraverse që la arkitekturën për muzikën. Pse e mori këtë vendim dhe si është jeta e një muzikanteje “full time” në Berlin? Që e vogël Dora Koka nisi mësimet e pianos dhe kantos, duke e rritur pasionin për muzikën me kalimin e viteve. Në vitin 2003 ajo nisi studimet për arkitekturë në Tiranë, por shumë shpejt vendosi që të linte çdo gjë e të shkonte të jetonte në Gjermani ku transferoi dhe studimet e arkitekturës. Pas 5 vitesh punë në një kompani gjermane, Dora rrëfen se ngjarjet në jetën e saj private dhe profesionale sollën vështirësi në gjetjen e vetes si individ edhe pse kishte nisur të luante me një grup muzikor. Zbulimi i spiritualitetit ishte një revolucion në jetën e saj, filloi të praktikonte meditimin për të ndryshuar mendësinë dhe perceptimin e saj për botën. Zhvendoset në Berlin ku njohu skenën e madhe muzikore dhe zhvilloi talentin e saj, duke mundësuar që në shtator të 2022 të dilte albumi i saj i parë muzikor. Sot, ajo është e angazhuar ‘full time’ në muzikë duke performuar me bandin e saj tejet të suksesshëm.
-
VIDEO
Lë arkitekturën dhe zgjedh të këndojë në Berlin, artistja kontraverse ka një mesazh për të gjithë…
Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Gjermania me Dora Koka, artistja shqiptare kontraverse që la arkitekturën për muzikën. Pse e mori këtë vendim dhe si është jeta e një muzikanteje “full time” në Berlin?
Që e vogël Dora Koka nisi mësimet e pianos dhe kantos, duke e rritur pasionin për muzikën me kalimin e viteve. Në vitin 2003 ajo nisi studimet për arkitekturë në Tiranë, por shumë shpejt vendosi që të linte çdo gjë e të shkonte të jetonte në Gjermani ku transferoi dhe studimet e arkitekturës. Pas 5 vitesh punë në një kompani gjermane, Dora rrëfen se ngjarjet në jetën e saj private dhe profesionale sollën vështirësi në gjetjen e vetes si individ edhe pse kishte nisur të luante me një grup muzikor. Zbulimi i spiritualitetit ishte një revolucion në jetën e saj, filloi të praktikonte meditimin për të ndryshuar mendësinë dhe perceptimin e saj për botën. Zhvendoset në Berlin ku njohu skenën e madhe muzikore dhe zhvilloi talentin e saj, duke mundësuar që në shtator të 2022 të dilte albumi i saj i parë muzikor. Sot, ajo është e angazhuar ‘full time’ në muzikë duke performuar me bandin e saj tejet të suksesshëm.
-
VIDEO
‘Leo Messi në Tiranë’, muralja gjigande bën jehonë në mediat botërore
‘Leo Messi në Tiranë’, muralja gjigande bën jehonë në mediat botërore falë ‘Mural Fest’, Festivalit të ngjyrave dhe artit ku artistët më të mirë botërorë të muraleve, pikturojnë muret e ndërtesave të kryeqytetit duke lulëzuar fasadat e pajeta…
Mural Fest Festival ka kaluar tashmë kufijtë dhe e ka kthyer Tiranën në një pikë të ngrohtë pritëse të artit, ku pallatet e vjetra të Tiranës, po lakmohen nga artistët më të mirë botërorë të muraleve. Mural Fest, tradita e një arti që nuk vdes kurrë, i cili nisi 7 vite më parë, ndërsa këtë vit merr një kuptim të veçantë “Eja të pikturojmë Tiranën së bashku! Artistë të shkëlqyer botëror vijnë dhe pikturojnë muret më të bukura të kryeqytetit”.
Mural Fest, një prej festivaleve më atraktive për të gjithë ata që e duan të bukurën, që jo vetëm u jep shpirt mureve më të bukura të qytetit, por edhe lë gjurmë në hapësirat urbane të tij! Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” kuratori Helidon Haliti dhe piktori artist i rrugës Franko Dine, për të folur për risitë e këtij festivali dhe përpos bukurisë dhe vështirësitë e realizimit të muraleve në godina të vjetra dhe shumëkatëshe.
-
VIDEO
Patëllxhanë të mbushur me gjizë nga zonja Albana
Patëllxhanë të mbushur me gjizë
Përbërësit:
- 1 kg patëllxhanë
- 200 gr gjizë
- 1 lgj gjalpë
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 vezë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj miell gruri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë lëkurën e patëllxhanëve një po një jo. I lëmë në ujë me kripë dhe më pas i vendosim në furrë që të zbuten pak.
Në një enë bashkojmë vezët e rrahura me vajin, kripën, gjizën, miellin dhe hudhrat e shtypura. Bëjmë një prerje në mes të patëllxhanit, e sheshojmë tulin dhe vendosim harxhin. I rivendosim në furrë për pak minuta në 180 gradë.
-
VIDEO
Supë verore me kunguj, karrota dhe patate nga zonja Albana
Supë verore me perime
Përbërësit:
- 1 qepë
- 1 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- 2 kunguj
- 2 karrota
- 1 patate
- 1 thelpi hudhër
- 1 litër buljon pule
- 1 limon
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët me pak gjalpë dhe vaj ulliri. Më pas shtojmë karrotat dhe pataten e grirë në rende dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa të thahen lëngjet. Shtojmë kungujt, bulionin dhe hudhrën e shtypur dhe e lëmë supën të ziejë. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper, lëng limoni dhe majdanoz të grirë. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak pana para se ta servirim.