-
VIDEO
VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story
-
VIDEO
Ku po shkon Kosova? (15 Qershor 2023)
Besnik Tahiri thotë se me veprimet e tij pres qëndrestari, duke qenë se ka një retorike shumë të mirë politike, po sillet si adoleshent politik, duke e çuar situatën në këtë pikë të tensionuar. Tahiri tha se i kanë kërkuar Kurtit, që mos të hyjë në kornizën e mirëorganizuar të sistemit serb dhe rus për të destabilizuar rajonin.
-
VIDEO
'Opozita në Kosovë të mos e lejë Kurtin violinë të parë', Minxhozi: Historia mes tij dhe Ramës nuk nis me zgjedhjet në veri
Kështu u shpreh analisti Skënder Minxhozi në “Real Story” nw Report Tv, teksa shtoi se kryeministri i Kosovës ka ngritur një aparat propagandistik mbi fenomene negative dhe ka shpërfillur gjithë sa ka te beje me kontribute te gjeneratës se mëparshme.
-
VIDEO
Drafti i Ramës për asociacionin në Kosovë, Tahiri: Nismë për të ndihmuar në de-eskalimin e situatës! Ta ndante edhe me partitë opozitare
Besnik Tahiri, kryetar i grupit parlamentar të AAK-së në Kosovë tha se nismën e kryeministrit Edi Rama për të propozuar një draft për qeverinë e Kosovës për asociacionin e komunave serbe në veri, e sheh si një veprim për të ndihmuar në de-eskalimin e situatën. Në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv, Tahiri tha se nuk e di përmbajtjen dhe se mirë do të ishte që t’ua kishte treguar edhe partive opozitare.
-
VIDEO
Tensionet në veri të Kosovës, Tahiri nga AAK në ‘Real Story’: Kurti po bën qëndresë si adoleshent politik, po dëmton në themel ekzistencën e shtetit tonë
Besnik Tahiri thotë se me veprimet e tij pres qëndrestari, duke qenë se ka një retorike shumë të mirë politike, po sillet si adoleshent politik, duke e çuar situatën në këtë pikë të tensionuar. Tahiri tha se i kanë kërkuar Kurtit, që mos të hyjë në kornizën e mirëorganizuar të sistemit serb dhe rus për të destabilizuar rajonin.
-
VIDEO
Pas 8 vitesh, rikthehet Festivali Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, Margariti në Report Tv: Mbi 1200 artistë pjesëmarrës! Kartolina e bukur e Shqipërisë
Pas 8 vitesh, Gjirokastra pritet të gumëzhijë nga tingujt e folklorit të traditës sonë të bukur shqipe në kuadër të festivalit “Sofra e Trashëgimisë Shqiptare”.
Pak ditë para nisjes së tij, ministrja e Kulturës Elva Margariti ndau disa nga detajet e këtij Festivali i cili do të nisë më datën 24 qershor dhe do të mbarojë më 1 korrik. E ftuar në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj, Margariti tha se do të jetë një kartolinë e bukur për Shqipërinë.
-
VIDEO
Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë, analisti Ramabaja: Ka qenë i koordinuar ndërmjet Vuçiçit dhe drejtuesit italian të KFOR-it
Në një intervistë në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’, Ramabaja deklaroi se rrëmbimi ka qenë i koordinuar ndërmjet Aleksandër Vuçiç dhe gjeneralit italian të KFORI-it Angelo Michele Ristuccia
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Qershor 2023 – Receta / Marrëdhëniet dhe virtualiteti / Parada kuq e zi në New York
Zonja Albana solli një sugjerim recete plot shije në “Rreze Dielli”. Receta e përzgjedhur për sot ishte nje byrek tradicional, Mesnik me mish pule.
Bota virtuale ka rritur vetminë e njerëzve. Sipas një studimi, 63 % e shqiptarëve përdorin rregullisht internetin duke ndikuar negativisht në sjelljet sociale, familjare dhe duke rritur izolimin… Nëse do i thoje dikujt 30 vite më parë se marrëdhëniet mes njerëzve do të ndryshonin drastikisht nga futja e botës virtuale, do të merrnin për të çmendur…Edhe pse në dukje nuk është kohë relativisht e gjatë, sot është fakt që marrëdhëniet njerëzore kanë ndryshuar, jane bërë më të vakta, më të brishta, apo më të sinqerta do thoshte dikush, por kjo gjë mbetet për t’u diskutuar….Sipas socilogëve, sot mund të flasim për tre botë ku ka njerëz, bota reale, ajo e përtejme dhe bota virtuale. Nëse për atë reale dhe virtuale ka prova, për të përtejmen mbetet ende për t’u vërtetuar…por fakt është që studiuesit shtojnë se virtualiteti po e çon njeriun gjithmonë e më shumë drejt vetmisë. Nëse do ktheheshim prapa në kohë dhe të kujtonim veten tonë dhe mënyrën e të jetuarit, do të na duket primitive dhe e vështirë. Duke filluar kryesisht pas vitit 2000, interesi për teknologjinë filloi të hidhte hapat e para pavarësisht se përdorej vetëm nga 0,1% e popullsisë, ndërsa sot 62.7% e popullsisë përdorin rregullisht internetin, por a jemi gati ne për këtë ndryshim teknologjik që po ndryshon dhe marrëdhëniet tona? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me Rudina Koromani, psikologe; Sanije Korini, mësuese dhe Kushtrim Shala, ekspert telekomunikacioni.
New York- u vishet kuq e zi, në paradën e madhe shqiptare. Në skype me Leonard Balaj i cili jeton prej 20 vitesh në Amerikë, tregojmë momente nga ceremonia madhështore. Falë përkushtimit dhe pasionit ai sot renditet ndër agjentët imobiliar më të suksesshëm në New York Para pak ditësh është mbajtur në New York parada më e rëndësishme e shqiptarëve që organizohet çdo vit në muajin Qershor. E kthyer në një traditë tashmë, mijëra shqiptarë të veshur kuq e zi marshuan në rrugët e qytetit. Në këtë paradë nuk munguan këngët dhe vallet patriotike duke sjellë një atmosferë elektrizuese. Parada i dedikohet lidhjes shqiptare të Prizrenit dhe është edicioni i 15-të që organizohet në New York.
-
VIDEO
Studimi ngre alarmin: Bota virtuale po rrit vetminë / Çiftet tradhëtojnë gjithnjë e më shumë…
Bota virtuale ka rritur vetminë e njerëzve. Sipas një studimi, 63 % e shqiptarëve përdorin rregullisht internetin duke ndikuar negativisht në sjelljet sociale, familjare dhe duke rritur izolimin…
Nëse do i thoje dikujt 30 vite më parë se marrëdhëniet mes njerëzve do të ndryshonin drastikisht nga futja e botës virtuale, do të merrnin për të çmendur…Edhe pse në dukje nuk është kohë relativisht e gjatë, sot është fakt që marrëdhëniet njerëzore kanë ndryshuar, jane bërë më të vakta, më të brishta, apo më të sinqerta do thoshte dikush, por kjo gjë mbetet për t’u diskutuar….Sipas socilogëve, sot mund të flasim për tre botë ku ka njerëz, bota reale, ajo e përtejme dhe bota virtuale. Nëse për atë reale dhe virtuale ka prova, për të përtejmen mbetet ende për t’u vërtetuar…por fakt është që studiuesit shtojnë se virtualiteti po e çon njeriun gjithmonë e më shumë drejt vetmisë. Nëse do ktheheshim prapa në kohë dhe të kujtonim veten tonë dhe mënyrën e të jetuarit, do të na duket primitive dhe e vështirë. Duke filluar kryesisht pas vitit 2000, interesi për teknologjinë filloi të hidhte hapat e para pavarësisht se përdorej vetëm nga 0,1% e popullsisë, ndërsa sot 62.7% e popullsisë përdorin rregullisht internetin, por a jemi gati ne për këtë ndryshim teknologjik që po ndryshon dhe marrëdhëniet tona?
Flasim në studion e “Rreze Dielli” me Rudina Koromani, psikologe; Sanije Korini, mësuese dhe Kushtrim Shala, ekspert telekomunikacioni.
-
VIDEO
New York- u vishet kuq e zi, ja momentet më të bukura të paradës madhështore shqiptare
New York- u vishet kuq e zi, në paradën e madhe shqiptare. Në skype me Leonard Balaj i cili jeton prej 20 vitesh në Amerikë, tregojmë momente nga ceremonia madhështore. Falë përkushtimit dhe pasionit ai sot renditet ndër agjentët imobiliar më të suksesshëm në New York.
Para pak ditësh është mbajtur në New York parada më e rëndësishme e shqiptarëve që organizohet çdo vit në muajin Qershor. E kthyer në një traditë tashmë, mijëra shqiptarë të veshur kuq e zi marshuan në rrugët e qytetit. Në këtë paradë nuk munguan këngët dhe vallet patriotike duke sjellë një atmosferë elektrizuese. Parada i dedikohet lidhjes shqiptare të Prizrenit dhe është edicioni i 15-të që organizohet në New York.
Leonard Balaj përveç emocioneve të parakalimit në paradën kuq e zi, rrëfen dhe kalvarin e gjatë të emigrimit nga Shqipëria në Itali dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fillimet e tij në NY, me ndihmën e familjarëve hapi një restorant të vogël që u bë i njohur pasi krijoi një sanduiç që i vuri emrin e Papa Franceskut. Fillimisht klientët mbetën të habitur, por më pas të gjithë porosisnin sanduiçin për 5 dollarë në nder të Papës duke thënë se ishte vërtet i shijshëm. Nuk e ka më restorantin që kishte dikur, por merr pjesë aktive në të gjithë organizimet e shqiptarëve, duke bërë shumë humanizëm me njerëzit e pamundur, pasi kujton gjithmonë vitet e para të vështirësive të emigrimit. Aktualisht Leonard Balaj është një agjent imobiliar shumë i suksesshëm dhe i vlerësuar me disa çmime në NY.
-
VIDEO
Byrek / Mesnik me mish pule nga zonja Albana
Byrek / Mesnik me mish pule
Përbërësit:
- 1 pulë
- 2 qepë mesatare
- 2 lgj gjalpë
- 50 ml vaj ulliri
- 1/2 pako petë byreku
- 1/2 pako petë të pjekura
- Nenexhik
- Kripë, Piper
Përgatitja:
Fillimisht vendosim pulën të ziejë, më pas copëtojmë mishin e pulës në copëza të vogla dhe e vendosim të kaurdiset së bashku me qepët e grira hollë. Ndihmojmë kaurdisjen me pak kripë, piper të zi dhe nenexhik.
Në një tavë të lyer me vaj ulliri, shtrojmë petët e papjekura duke i spërkatur me gjalpë. Mbi to vendosim petët e pjekura të thërrmuara dhe më pas vendosim copëzat e mishit të pulës. I lagim mirë petët me lëngun e mishit dhe në fund i spërkasim me pak gjalpë. Vendosim mesnikun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 15 Qershor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Serbia rrëmben tre policë kosovarë,Prishtina bllokon kamionët me mallra serbe te Vangjush Dako kërkon lirimin nga qelia e deri tek armiku I gabuar.