-
VIDEO
Rrëmbimi i 3 policëve në veri të Kosovës, Shtuni në Pa protokoll: Kurti bëri autogol, mund të ketë viktima! Elezi: Vuçiç gjen pretekste për krizën brenda Serbisë
Në një intervistë në Pa Protokoll me gazetaren e Report Tv, Anduela Ndreu, ai thotë se koston po e paguan Kosova, por është në fakt personaliteti i një politikani si Albin Kurti që nuk ka sensin e bashkëpunimit ai që na fakt ka sjellë përshkallëzimin në këto përmasa. Ai u shpreh se situata mund të agravojë edhe në humbje jete.
-
VIDEO
Sot 90 vjeç, legjenda e vojejbollit Vangjel Koja me djalin e nipin që trashëgojnë talentin (16 qershor 2023)
Emri i Vangjel Kojës është fiksuar në memorien e sportdashësve dhe më tej, si një nga figurat simbol të volejbollit shqiptar. Është ndër të rrallët për moshën që ka i cili vazhdon të ketë të njëjtin pasion si në rininë e tij, duke frekuentuar ende stadiumet sa here që ka ndeshje të rëndësishme. Në Esencë rrëfehen tre breza, Vangjel, Orlando dhe Tomas Koja.
-
VIDEO
Katër turistë u bllokuan në malin e Palikonjës në Himarë, speacilisti i zonave të mbrojtura: Shkak mungesa e informacionit, organizojnë guida personale
Katër turistë anglezë dhe italianë kishin mbetur të bllokuar në malin e Palikonjës në Himarë. Nexhip Hysolakaj, specialist i zonave të mbrojtura Vlorë tha në Report Tv Shqipëria është një destinacion i preferuar për turistët e hua, por shpesh ata përballen edhe me situata të tilla për shkak të mungesës së informacionit.
-
VIDEO
Adriana Kalaja përplaset me Haklajn dhe lë emisionin e Report Tv: Berisha të nxori nga burgu e të bëri deputet! Demokrati: S'ke lënë parti pa u futur
Ish deputeti i PD-së, Azgan Haklaj dhe mbështetësja e Sali Berishës, Adriana Kalaja janë përfshirë në një përplasje të ashpër në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj.
Ka qenë kriza e PD-së ajo që ka sjellë debatin e ashpër të dy mbështetësve demokratë të cilët e kaluan debatin edhe në personal.
-
VIDEO
Tragjedia e 2 grave-Mëson që ishte adoptuar,vret nënën birësuese/Burri e lë,nëna kalon në depresion (15 qershor 2023)
Dy gra të panjohura në situatë rruge u denoncuan këtë mesditë në emisionin ‘Pa Gjurmë’. Nga dëshmitë u mësua se gruaja e gjetur tek Mali Robit quhet Anila dhe ka qënë një fëmijë i adoptuar në Pogradec dhe në moshë madhore ka vrarë nënën birësuese. Pasi ka kryer dënimin, babai birësues nuk e ka pranuar në shtëpi. Prej 4-vitesh fle në rrugë. Ndërsa gruaja e gjetur në Tiranë është nga Lushnja. Zonja është nënë e dy fëmijëve, ku pas divorcit është kthyer tek prindërit e saj, por ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Qershor 2023 – Receta / Arsimi profesional / Udhëtime / Kujdesi për fytyrën
Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Omletë me brokoli në furrë / Musaka verore me patate dhe mish të grirë. I ftuar në këndin e kuzhinës Shef Seri Haskurti, përgatiti një recetë të vjetër tradite, njësoj siç e gatuante gjyshja e tij dikur, Kungull i mbushur me gjizë, erëza dhe arra.
Arsimi i lartë profesional është gjithmonë e më i preferuar në ditët e sotme, si zgjedhja ideale për tregun e punës dhe formimit profesional të studentëve. Përfaqësues të Kolegjit Profesional Gjerman të Teknologjisë, Akademiku Jorgaq Kaçani, rektor i KPGJT dhe Zamir Rina as/rektor, flasin për kurrikulat e avancuara të këtij institucioni në vendin tonë. Një nga risitë e tregut shqiptar të arsimit, KPGJT, pjesë e Kastrati Group, është një institucion i rëndësishëm arsimor në fushën e teknologjisë në Shqipëri. Ky kolegj ka qëllim të plotësojë nevojën e tregut për staf të kualifikuar gati për t’u punësuar menjëherë në kompanitë e grupit. Kolegji siguron praktika profesionale të garantuara në ndërmarrje me standarde Evropiane si Auto Star Albania, përfaqësuese e Mercedes-Benz në Shqipëri, si dhe ndërmarrje me standardet më të larta të Fushës së Ndërtimit dhe Teknologjisë së Informacionit në Shqipëri. Pedagogë dhe ekspertë të huaj nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe më gjerë, duke u bazuar në Sistemin Dual të mësimdhënies me programe të studimit si në aspektin teorik, por mbi të gjitha në aspektin praktik.
Në skype nga Doha, Katar me Laureta Halilaj blogerja e njohur e instagramit e cila ka vizituar 65 shtete të ndryshme, na tregon pasionin e saj për udhëtimet dhe destinacionet më mbresëlënëse... Laureta Halilaj, ka mbaruar Universitetin e Arteve në Tiranë për Multimedia. Pasioni i saj më i madh janë udhëtimet e kuriozuar gjithnjë e më shumë në eksplorimin e kulturave të reja. Edhe pse në moshë relativisht të re, ajo ka vizituar 65 shtete të botës. Aktualisht jeton në Doha dhe merret me blogging, blogu i saj është i përqëndruar tek udhëtimet, travel-fashion-food dhe lifestyle.
Në rubrikën “Bëje vetë” me estetisten Sidorela Gremi përgatitëm 2 shotsa ushqyese dhe freskuese për fytyrën gjatë verës, kombinime për lëkurë plot shkëlqim dhe vitamina… Për këtë estetistja propozoi një kombinim ideal frutash dhe perimesh që në këtë sezon nuk mungojnë në shtëpitë tona.
-
VIDEO
2 shotsa për fytyrë si ‘bebe’ plot vitamina dhe shkëlqim, ju duhen vetëm pak përbërës
Në rubrikën “Bëje vetë” me estetisten Sidorela Gremi përgatitëm 2 shotsa ushqyese dhe freskuese për fytyrën gjatë verës, kombinime për lëkurë plot shkëlqim dhe vitamina…
Për këtë estetistja propozoi një kombinim ideal frutash dhe perimesh që në këtë sezon nuk mungojnë në shtëpitë tona.
-
VIDEO
Blogerja e njohur e instagramit na tregon destinacionet më mbresëlënëse që duhen vizituar...
Në skype nga Doha, Katar me Laureta Halilaj blogerja e njohur e instagramit e cila ka vizituar 65 shtete të ndryshme, na tregon pasionin e saj për udhëtimet dhe destinacionet më mbresëlënëse
Laureta Halilaj, ka mbaruar Universitetin e Arteve në Tiranë për Multimedia. Pasioni i saj më i madh janë udhëtimet e kuriozuar gjithnjë e më shumë në eksplorimin e kulturave të reja. Edhe pse në moshë relativisht të re, ajo ka vizituar 65 shtete të botës. Aktualisht jeton në Doha dhe merret me blogging, blogu i saj është i përqëndruar tek udhëtimet, travel-fashion-food dhe lifestyle.
-
VIDEO
Arsimi profesional, një shteg i sigurtë drejt punësimit / Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë ofron...
Arsimi i lartë profesional është gjithmonë e më i preferuar në ditët e sotme, si zgjedhja ideale për tregun e punës dhe formimit profesional të studentëve. Përfaqësues të Kolegjit Profesional Gjerman të Teknologjisë, Akademiku Jorgaq Kaçani, rektor i KPGJT dhe Zamir Rina as/rektor, flasin për kurrikulat e avancuara të këtij institucioni në vendin tonë.
Një nga risitë e tregut shqiptar të arsimit, KPGJT, pjesë e Kastrati Group, është një institucion i rëndësishëm arsimor në fushën e teknologjisë në Shqipëri. Ky kolegj ka qëllim të plotësojë nevojën e tregut për staf të kualifikuar gati për t’u punësuar menjëherë në kompanitë e grupit. Kolegji siguron praktika profesionale të garantuara në ndërmarrje me standarde Evropiane si Auto Star Albania, përfaqësuese e Mercedes-Benz në Shqipëri, si dhe ndërmarrje me standardet më të larta të Fushës së Ndërtimit dhe Teknologjisë së Informacionit në Shqipëri. Pedagogë dhe ekspertë të huaj nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe më gjerë, duke u bazuar në Sistemin Dual të mësimdhënies me programe të studimit si në aspektin teorik, por mbi të gjitha në aspektin praktik. Laboratorë të fjalës së fundit dhe kurrikula të përditësuara sipas standardeve Evropiane për procesin teorik dhe teknologji e avancuar për procesin praktik.
-
VIDEO
Recetë në 2 minuta / Super e shëndetshme me vezë dhe brokoli nga zonja Albana
Omletë me brokoli të pjekur
Përbërësit:
- 6 vezë
- 400 gr brokoli
- 60 gr djathë parmixhano
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë brokolin dhe e vendosim në ujë me kripë për 5 minuta. Më pas e kullojmë dhe e kalojmë në mikser. Thyejmë vezët në një enë, i rrahim me pirun duke shtuar djathin parmixhano, pak kripë dhe pak piper. Në fund shtojmë brokolin e punuar. Hedhim masën në një tavë të përshtatshme për gatim furre ose në një formë keku të lyer më parë me vaj dhe e pjekim në furrë në temperaturën 180°-200°C për 15-20 minuta.
-
VIDEO
Musaka verore me patate dhe mish të grirë nga zonja Albana
Musaka verore me patate dhe mish të grirë
Përbërësit:
- 4-5 patate
- 1 qepë
- 250 gr mish i grirë
- 1 spec i kuq
- 3 lgj misër
- 5 lgj salcë domate
- 1 lgj koncentrat domate
- 1 tufë majdanoz
- 3 lgj miell
- 3 lgj gjalpë
- 500 ml qumësht
- 2 vezë
- 250 gr djathë kaçkavall
- Arrë moskat
- Kripë, piper, kumin
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë patatet në ujë të bollshëm me kripë. Më pas i presim në kubikë dhe i shtrojmë në një tavë të lyer me gjalpë.
Mishin e grirë e kaurdisim në një tigan me yndyrë së bashku me qepën e grirë imët dhe me pak kripë. Shtojmë pak buljon/ujë, specin e grirë në kubikë dhe misrat e konservuar. Vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi i grirë të kokrrizohet, më pas shtojmë domatet pelte dhe koncentratin. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza dhe e vendosim kimën mbi shtresën e patateve.
Në një tigan tjetër kaurdisim miellin me gjalpin. Sapo mielli të ndryshojë pak ngjyrë e shuajmë me qumështin dhe e trazojmë derisa të lidhet. Në fund shtojmë vezët dhe arrën moskat. Hedhim beshamelin mbi kimën, e spërkasim me djathë të grirë dhe e vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 200°C për 40 minuta.
-
VIDEO
Kungull i mbushur me gjizë, erëza dhe arra / Shef Seri Haskurti sjell recetën e vjetër të gjyshes
Kungull i mbushur me gjizë, erëza dhe arra
Përbërësit:
- 2 kunguj të njomë
- 300 gr gjizë
- 50 gr arra
- 100 gr djathë kaçkavall
- Pak bajame me feta
- Pak hudhër /qepë të njomë
- Koper, nenexhik
- Kripë, piper
- Vaj ulliri
Për servirje:
- 3 lugë salcë kosi
- 2 thelpinj hudhër
- Pak qepë të njomë
- Pak lëng limoni
Përgatitja:
Kungujt e njomë i ndajmë në mes dhe pastrojmë pak pjesën e brendshme.
I hedhim pak vaj ulliri, pak kripë dhe pak piper të zi. I lëmë për 5 minuta në furrë sa të mpihen pak dhe ndërkohë përgatisim mbushjen. Në një enë ovale shtojmë gjizën e shtëpisë, grijmë pak djathë kaçkavall për lidhjen, shtojmë me rradhë erzat, arrat, një pjesë të hudhrave dhe e përziejmë me një lugë ose pirun.
Sapo kungujt të jenë zbutur pak i mbushim një e nga një dhe i shtrojmë në një tavë të lyer me pak vaj ose gjalpë. Sipër i hedhim kaçkavall të grirë dhe pak bajame të grira dhe i spërkasim me pak vaj ulliri që të marrin një ngjyrë të artë dhe i vendosim në furrë për 10 minuta në 200-220 gradë.
Ndërkohë përgatisim salcë për shërbimin në pjatë. Marrim salcën e kosit e përziejmë dhe i shtojmë pak hudhër të grirë, pak qepë të njomë dhe shtrydhim pak lëng limoni.