• VIDEO

    Speca në brumë të mbushur me mish të grirë nga zonja Albana

    Speca në brumë të mbushur me mish të grirë

    Përbërësit:

    • 6 speca të gjatë
    • 150 gr mish i grirë
    • ½ qepë
    • 1 thelpi hudhër
    • 5 lgj miell
    • Ujë sa të bëhet një brumë i hollë
    • Pak niseshte
    • Kripë, piper
    • Vaj për skuqje

    Përgatitja:

    Specat i presim në mes. Mishin e grirë e punojmë si brumin e qofteve me qepën e grirë imët, hudhrën, kripën dhje piperin. Mbushim specat në brendësi, i lyejmë me niseshte dhe më pas me qullin e brumit (miellin e trazuar me pak ujë sa të bëhet një brumë i hollë si për petulla). I skuqim specat e mbushur në vaj të bollshëm.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 14 Qershor 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Rama anulon mbledhjen mes dy qeverive te orë të vështira për Kosovën e deri tek Gazment Bardhi agjent I Berishës në PD.

  • VIDEO

    Kriza në Kosovë, Kurti refuzon edhe Ramën (13 qershor 2023)

    Në një kohë kur BE-ja ka gati një paketë sanksionesh është gati për Kosovën, edhe analistët në Repolitix kanë qenë në bllok sa i takon kritikës ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin.

    Analisti Poli Hoxha e sheh si një derlir të fshehur ose ndonjë ekstremitet nga ana e Kurtit pasi edhe për politikë të brendshme në Kosovë kjo politikë nuk është e favorshme për të.

  • VIDEO

    Tensionet në veri të Kosovës, analistët në Repolitix kritika Kurtit, Hoxha: S’është për politikë të brendshme! Klosi: Do të marrë votat dhe shitet si patriot

    Në një kohë kur BE-ja ka gati një paketë sanksionesh është gati për Kosovën, edhe analistët në Repolitix kanë qenë në bllok sa i takon kritikës ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin

    • VIDEO

      Përse kanë zgjedhur të kthehen në fshat? (13 qeshor 2023)

      Ata kanë zgjedhur fshatin edhe pse në jetë kanë patur mundësi të arsimohen e jetojnë jashtë Shqipërie. Të ftuar në “Esencë” fermerja Gerta Loku Tushaj, Altin Prenga dhe gazetarja e turizmit Flora Xhemani Baba treguan eksperiencat e tyre me jetën e fshatit.

    • VIDEO

      Lë bashkëshortin dhunues,zhduket më pas i biri 28 vjeçar/Prek nëna:S’dua ta besoj,im bir… (13 qershor 2023)

      Pas shumë disfatave në jetë, sot Dashurie Çilin jeta e ka përballur edhe me humbjen e djalit, goditjen më të rëndë. Arbër Cërriku 28-vjeçari nga Tirana jetonte në Nancy të Francës, ndërsa humbi kontaktet me familjen që prej datës 31 mars të këtij viti. Nënës së tij i kujtohet mjaft mirë ajo bisedë e fundit, ku si çdo ditë tjetër Arbri foli me të dhe i pohoi se ishte mirë. Ndërsa pas kësaj telefonate, 28-vjeçari nuk do ta ngrinte më receptorin. Dashurie nuk mundet të harrojë zërin e të birit, i cili i mungon dita ditës edhe më shumë. E shqetësuar nëna telefonon shokun e Arbrit, i cili i jepte justifikime të ndryshme, derisa në prill edhe ai njëjtë si 28-vjeçari nuk e ngriti më telefonin. Arbri kishte emigruar drejt Francës që prej 27 nëntorit 2022, ndërsa qëndronte në një azil. Sipas nënës i riu është përdorues i lëndëve narkotike të cilat kanë ndikuar në gjendjen psikologjike të tij. Për shkak të kësaj gjendje dyshimit më të madh, Dashurie e ka se djalin e saj e shfrytëzojnë. Gjithashtu edhe ndarja e prindërve ndikoi edhe më tepër në gjendjen e Arbrit. Kjo erdhi si pasojë e dhunës që babai ushtronte tek nëna e tij, ndërsa kjo e fundit mori vendimin për t’u ndarë. Nënë e 3 djemve sot Dashurie Çili është në kërkim të djalit të saj të dytë për të cilin zemra po i digjet nga malli.

    • VIDEO

      Kandidatët e rinj për ambasadorë, Nesho në Report Tv: Njerëz që u shërbejnë kryeministrit! Drafti për Kosovën? Rama është i kapur nga Vuçiç

      ‘Diplomacia shqiptare është krisur.’ Ky ka qenë mesazhi nga ish ambasadori Agim Nesho, njëherësh nënkryetar i Partisë së Lirisë në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj.

    • VIDEO

      Kandidat për kreun e PD-së, Gjergj Hani në Report Tv: Berisha ka tjetërsuar të djathtën, u ka shitur demokratëve 'sapunin për djathë'! Basha ka qenë nën hijen e tij

      Gjergji Hani është kandidati i parë që është futur në garë për kreun e Partisë Demokratike. I ftuar në Report Tv, Hani, ish i përndjekur politik, thotë se nevoja e thirri për të kandiduar për kreun e Partisë Demokratike, ndërsa thekson së sot e djathta shqiptare ndodhet në një moment të vështirë.

    • VIDEO

      Kreshnik Çollaku për Report Tv: Bashkohemi vetëm nëse shkrin Rithemelimi, ftojmë deputetët e foltores të kthehen sërish

      Partia Demokratike dhe Rithemelimi ende nuk e kanë gjetur rrugën e bashkimit, ndërsa Kryesia e PD-së ka hapur garën për kreun e ri të partisë. Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku i ftuar në Report Tv, foli për situatën brenda kampit blu.

    • VIDEO

      Deri në fund të qershorit priten reshje shiu pasdite! Meteorologia: Ja qarqet ku priten shtrëngata

      Shirat dhe stuhitë e pasditeve do të vijojnë deri në fund të qershorit. Specialistja e Institutit të Gjeoshkencës Anira Gjoni veçon se temperaturat do të jenë të larta, por shirat e orës 14.00 apo 15.00 do të jenë prezentë.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 13 Qershor 2023 – Receta / Lidhje e re pas një ndarje / Pasuria e Berluskonit

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Supë peshku / Gjellë tigani me speca shumëgjyrëshe me sallam turist / Bukë misri.

      Si të fillojmë një marrëdhënie të re pas një divorci? A është e vështirë të rifitojmë besimin dhe rindezim pasionin? Sa kohë na duhet të harrojmë një lidhje të gjatë dhe cilat janë mënyrat më efikase për të harruar të shkuarën… Shpesh, divorci reflektohet në gjendjen mendore të një personi: mendime të shpresës, vetmisë dhe frikës për të filluar një marrëdhënie të re. Por edhe pasi ndahemi nga një dashuri, pasi përjetojmë një zhgënjim apo një hidhërim si mund të rigjejmë forcën për të ecur përpara dhe të rizgjojmë besimin dhe dashurinë tek një individ tjetër? Zhgënjimet dhe kujtimet negative të cilat mbeten shumë të forta bëjnë që të mos kemi besim në ndërtimin e një lidhje të re. Hapi i parë pas çdo raporti sipas Amadeas është sinqeriteti me veten për të kuptuar anët negative dhe pozitive të vetes tënde në rradhë të parë dhe më pas të partnerit. Në këtë mënyrë, në lidhjen e re duhet të manifestosh kërkimin e një partneri pa këto anë negative. Këtu fillon ndryshimi... Jepini kohë vetes për t’u rikuperuar, filloni një jetë të re, mos humbni besimin dhe bëni një hap drejt një dashurie të re, janë këto disa nga këshillat që dha në studion e “Rreze Dielli” mjeshtria e meditimit TAO, Amadea Stefa.

      Silvio Berluskoni pjesë e masonerisë së niveleve të larta botërore? Pse mbante titullin ‘kavalier’ dhe çfarë kuptimi ka ky titull sipas konspiracionistit Jofiel Koço, i cili beson se Berluskoni ishte pjesë e rrjetit të Masonerisë. A e kishte vënë vetë pasurinë Berluskoni apo kishte burime okulte? A duhet t’i shikojmë njerëzit si Berluskoni, Elon Musk, Bezos etj. si njerëz të Suksesit apo janë thjesht "katapultime" të Elitave për të deluzionuar perceptimin e publikut? Konspiracionisti Jofiel Koço nëpërmjet një lidhje skype tregon të pathënat e jetës okulte të Berluskonit në studion e “Rreze Dielli”

    • VIDEO

      Si të rigjejmë forcën pas një ndarje? Ja çfarë duhet të bëni...

      Si të fillojmë një marrëdhënie të re pas një divorci? A është e vështirë të rifitojmë besimin dhe rindezim pasionin? Sa kohë na duhet të harrojmë një lidhje të gjatë dhe cilat janë mënyrat më efikase për të harruar të shkuarën…

      Shpesh, divorci reflektohet në gjendjen mendore të një personi: mendime të shpresës, vetmisë dhe frikës për të filluar një marrëdhënie të re. Por edhe pasi ndahemi nga një dashuri, pasi përjetojmë një zhgënjim apo një hidhërim si mund të rigjejmë forcën për të ecur përpara dhe të rizgjojmë besimin dhe dashurinë tek një individ tjetër?

      Zhgënjimet dhe kujtimet negative të cilat mbeten shumë të forta bëjnë që të mos kemi besim në ndërtimin e një lidhje të re. Hapi i parë pas çdo raporti sipas Amadeas është sinqeriteti me veten për të kuptuar anët negative dhe pozitive të vetes tënde në rradhë të parë dhe më pas të partnerit. Në këtë mënyrë, në lidhjen e re duhet të manifestosh kërkimin e një partneri pa këto anë negative. Këtu fillon ndryshimi... Jepini kohë vetes për t’u rikuperuar, filloni një jetë të re, mos humbni besimin dhe bëni një hap drejt një dashurie të re, janë këto disa nga këshillat që dha në studion e “Rreze Dielli” mjeshtria e meditimit TAO, Amadea Stefa.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv