-
VIDEO
Konspiracionisti Jofiel Koço: Pse Berluskoni mbante titullin 'kavalier' dhe si e vuri pasurinë
Silvio Berluskoni pjesë e masonerisë së niveleve të larta botërore? Pse mbante titullin ‘kavalier’ dhe çfarë kuptimi ka ky titull sipas konspiracionistit Jofiel Koço, i cili beson se Berluskoni ishte pjesë e rrjetit të Masonerisë. A e kishte vënë vetë pasurinë Berluskoni apo kishte burime okulte? A duhet t’i shikojmë njerëzit si Berluskoni, Elon Musk, Bezos etj. si njerëz të Suksesit apo janë thjesht "katapultime" të Elitave për të deluzionuar perceptimin e publikut?
Konspiracionisti Jofiel Koço nëpërmjet një lidhje skype tregon të pathënat e jetës okulte të Berluskonit në studion e “Rreze Dielli”
-
VIDEO
Gjellë tigani me speca, domate dhe sallam turist nga zonja Albana
Gjellë tigani me speca dhe sallam turist
Përbërësit:
- 500 gr sallam turist FIX
- 2 speca të gjatë
- 1 spec jeshil
- 1 spec i kuq
- 1 spec i verdhë
- 100 ml verë të bardhë
- 1 ls mjaltë
- 500 gr domate
- Pak spec djegës
- Kripë, piper, rigon
- Djathë të bardhë
- Bukë të thekur
Përgatitja:
Presim sallamin ose kremviçe të tymosura në disqe dhe i skuqim në një tigan pa vaj. Ndërkohë presim specat për së gjati, ndërsa domatet i grijmë në rende. Vendosim në tiganin ku skuqëm sallamin specat, i kaurdisim pak, më pas i shuajmë me verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë mjaltin, rigonin, kripën, piperin dhe domatet e grira. E lëmë fërgesën të gatuhet dhe në fund e servirim shoqëruar me djathë të bardhë dhe bukë të thekur.
-
VIDEO
Supë peshku nga zonja Albana
Supë peshku
Përbërësit:
- 2 qepë
- 2 karrota
- 2 kunguj
- 5 patate të vogla
- 1 domate
- 1 degë selino
- 500 gr peshk
- ½ filxhan oriz
- ½ filxhan vaj
- 2 vezë
- 2 limona
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të ngrohtë vendosim një kullesë dhe sipër peshqit e ndryshëm, i lemë të ziejnë në avull. Qepët i presim në katërsh, kungujt dhe selinonë në kubikë, karrotat dhe patatet e vogla i lëmë siç janë, ndërsa domaten e ndajmë në 4 pjesë. I vendosim perimet të ziejnë për 15 minuta me pak vaj ulliri dhe oriz.
Largojmë peshqit nga kullesa dhe lëngun e tyre e shtojmë tek perimet. Peshqit e mëdhenj i vendosim sipër, i lemë të ziejnë pak dhe më pas largojmë nga supa peshqit dhe një pjesë të perimeve. Pjesën tjetër së bashku me lëngun e kalojmë në blender. Në fund e presim supën me vezë dhe limon dhe e servirim të ngrohtë.
-
VIDEO
Bukë misri, sekreti për një bukë misri të butë nga zonja Albana
Bukë misri
Përbërësit:
- 1 kg miell misri
- Ujë të vluar
- Kripë
Përgatitja:
Përziejmë miellin e misrit me kripën dhe me ujin e vluar. Zemë brumin duke e punuar mirë, sipër e spërkasim me pak miell misri. Në një tavë shtrojmë letër pjekje, vendosim bukën e misrit duke i dhënë formën që duam dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 40 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 13 Qershor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga paga dhe shpërblimet për një deputet 6 mijë dollarë në muaj te Edi Rama sulmon hapur Albin Kurtin e deri tek ndërron jetë Silvio Berlusconi.
-
VIDEO
Pikiata e euros dhe sherri për kthimin e Bashës (12 qershor 2023)
Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD-së, Besart Logu e ka konsideruar si një ‘puç’ brenda partisë platformën e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për zgjedhjet fillimisht në grup seksione, degë dhe më pas për kryetarin e ri. Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha se remitancat e emigrantëve në vend janë katëfishuar, duke sjellë këtë rënie të tillë të euros. I ftuar në studion e “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV, Çoçoli u sugjeroi qytetarëve që të mos këmbejnë një shumë të caktuar në euro por të presin deri në shtator pasi atëherë pritet të ketë një fuqizim të monedhës europiane.
-
VIDEO
Rënia e euros, eksperti Çoçoli: Së shpejti do jetë baras me lekun, qytetarët mos të këmbejnë para shtatorit! Civici: Jemi vend me dy monedha
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha se remitancat e emigrantëve në vend janë katëfishuar, duke sjellë këtë rënie të tillë të euros. I ftuar në studion e “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV, Çoçoli u sugjeroi qytetarëve që të mos këmbejnë një shumë të caktuar në euro por të presin deri në shtator pasi atëherë pritet të ketë një fuqizim të monedhës europiane.
-
VIDEO
Drama në PD, a ka opozita kandidat për kryeministër? (12 qershor 2023)
Kriza PD-së vijon të jetë ende e tensionuar. Në një intervistë në ‘Kontrast’, deputeti i Rithemelimit Tritan Shehu nuk e sheh krizën brenda partisë por në situatën aktuale në vend.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 12 Qershor 2023 – Receta / Horoskopi javor / Si të dobësohemi shëndetshëm
Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me barbunja, pa mish me domate dhe oriz / Mini byrekë me djathë dhe spinaq.
Në rubrikën “Parashikimi i yjeve” astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikimin të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 12-18 qershor 2023. Sipas Pullës do të jetë një javë e qetë edhe pse me shumë mundësi, të cilat kërkojnë vëmendje për t'i shfrytëzuar në kohën dhe momentin e duhur. Java fillon me hyrjen e Plutonit në Bricjap dhe me Mërkurin në Binjak si dhe Afërditën në Luan, ku ndikime më të mëdha do të kenë shenja e Demit, Luanit, Akrepit dhe Ujorit. Ndërsa, për shenjën e Binjakëve, Virgjëreshës, Shigjetarit dhe Peshqve ndikimi planetar kërkon pak vëmendje, sidomos në datën 15 qershor në lidhje me punën. Më datën 17 qershor klima do të ndryshojë, sepse një gjashtëkëndësh që bën Mërkuri në Binjak dhe Venusi në Luan do të sjellë ndikime favorite dhe pozitive në lidhje me çështjet e punës, karrierës dhe dashurisë.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për mbipeshën dhe obezitetin.Si mund të humbasim peshë në mënyrë sa më të shëndetshme? Sipas specialistit Merja, e rëndësishme është në rradhë të parë të dini sesi ndodh dobësimi në organizëm, atëherë mund të kuptoni që ky është një proces që duhet të ndodhë ngadalë për një periudhë të caktuar, pasi nuk mund të arrihet brenda një apo dy javësh. Kjo është shumë e gabuar! Dobësimi duhet të bëhet gradualisht, mosngrënia për kohë të gjatë e dëmton organizmin, duke sjellë efekte tepër negative në shëndet. Një stil jetese i shëndetshëm është më kryesorja, pasi bën që të kemi një funksionim sa më të mirë të metabolizmit. Për t’u dobësuar në mënyrë të kontrolluar por dhe të shpejtë specialisti i mjekësisë bimore sugjeron të ndiqen disa hapa. Përpos të gjitha këshillave, Ylli Merja, tregoi disa bimë të cilat janë shumë efikase në nxitjen e metabolizimit, në përmirësimin e tretjes, në shkrirjen e yndyrnave nën lëkurë, apo bimë që ndihmojnë largimin e ujit të tepërt nga organizmi duke ndihmuar në uljen e kilogramëve të tepërt.
-
VIDEO
Kriza në PD, Shehu në Kontrast: Është sistemi, na kanë bërë komplot! Vangjeli: Kështu janë partitë politike kur humbin zgjedhjet
Kriza PD-së vijon të jetë ende e tensionuar. Në një intervistë në ‘Kontrast’, deputeti i Rithemelimit Tritan Shehu nuk e sheh krizën brenda partisë por në situatën aktuale në vend.
-
VIDEO
Elezi: PD s'ka struktura, kjo që po bën Basha nuk është institucionale! Bardhi shkelës i statutit, s’mund të konsiderohet shpëtimtar! Berisha i pabesueshëm
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi thotë se tentativa që bën Lulzim Basha për t’u kthyer në politikën aktive nuk është institucionale se nuk kanë struktura. Në një intervistë për Report Tv në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Elezi tha se ka pasur shumë thyerje rregullash.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Malin e Zi, Genc Nimanbegu për Report TV: 3 shqiptarë në parlament! Rama na dëmtoi kur mbështeti Gjukanoviç e jo ne
Me "Forumin Shqiptarë" kanë lënë mënjanë akuzat për të shtrirë dorën për bashkëpunim së bashku dhe me deputetët e tjerë të pakicës me qëllim çuarjen e Malit të Zi drejt rrugës europiane. Nimanbegu për Report TV: "Nuk ndodh ndonjëherë që kryeministri kroat të vijë e të mos takohet drejtëpërdrejtë së pari me kroatën dhe më pas zyrtarët e Podgoricës"