Lë bashkëshortin dhunues,zhduket më pas i biri 28 vjeçar/Prek nëna:S’dua ta besoj,im bir… (13 qershor 2023)

13 Qershor 2023, 21:50

Pas shumë disfatave në jetë, sot Dashurie Çilin jeta e ka përballur edhe me humbjen e djalit, goditjen më të rëndë. Arbër Cërriku 28-vjeçari nga Tirana jetonte në Nancy të Francës, ndërsa humbi kontaktet me familjen që prej datës 31 mars të këtij viti. Nënës së tij i kujtohet mjaft mirë ajo bisedë e fundit, ku si çdo ditë tjetër Arbri foli me të dhe i pohoi se ishte mirë. Ndërsa pas kësaj telefonate, 28-vjeçari nuk do ta ngrinte më receptorin. Dashurie nuk mundet të harrojë zërin e të birit, i cili i mungon dita ditës edhe më shumë. E shqetësuar nëna telefonon shokun e Arbrit, i cili i jepte justifikime të ndryshme, derisa në prill edhe ai njëjtë si 28-vjeçari nuk e ngriti më telefonin. Arbri kishte emigruar drejt Francës që prej 27 nëntorit 2022, ndërsa qëndronte në një azil. Sipas nënës i riu është përdorues i lëndëve narkotike të cilat kanë ndikuar në gjendjen psikologjike të tij. Për shkak të kësaj gjendje dyshimit më të madh, Dashurie e ka se djalin e saj e shfrytëzojnë. Gjithashtu edhe ndarja e prindërve ndikoi edhe më tepër në gjendjen e Arbrit. Kjo erdhi si pasojë e dhunës që babai ushtronte tek nëna e tij, ndërsa kjo e fundit mori vendimin për t’u ndarë. Nënë e 3 djemve sot Dashurie Çili është në kërkim të djalit të saj të dytë për të cilin zemra po i digjet nga malli.