• VIDEO

    Pas vendimit për hapjen e garës për kreun e PD, Bardhi mbledh grupin parlamentar

    Pas mbledhjes së Kryesisë së PD ku u mor vendimi për zgjedhje për kreun e PD dhe konfliktit me militantët e Lulzim Bashës, Gazment Bardhi ka mbledhur sot grupin parlamentar të PD.

  • VIDEO

    Nuk po dobësoheni dot? Ylli Merja: Ndiqni këto hapa për rënie të suksesshme në peshë

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për kilogramët e tepërt. Si mund të humbasim peshë në mënyrë të shëndetshme?

    Sipas specialistit Merja, e rëndësishme është në rradhë të parë të dini sesi ndodh dobësimi në organizëm, atëherë mund të kuptoni që ky është një proces që duhet të ndodhë ngadalë për një periudhë të caktuar, pasi nuk mund të arrihet brenda një apo dy javësh. Kjo është shumë e gabuar! Dobësimi duhet të bëhet gradualisht, mosngrënia për kohë të gjatë e dëmton organizmin, duke sjellë efekte tepër negative në shëndet.

    Një stil jetese i shëndetshëm është më kryesorja, pasi bën që të kemi një funksionim sa më të mirë të metabolizmit. Për t’u dobësuar në mënyrë të kontrolluar por dhe të shpejtë specialisti i mjekësisë bimore sugjeron të ndiqen disa hapa. Përpos të gjitha këshillave, Ylli Merja, tregoi disa bimë të cilat janë shumë efikase në nxitjen e metabolizimit, në përmirësimin e tretjes, në shkrirjen e yndyrnave nën lëkurë, apo bimë që ndihmojnë largimin e ujit të tepërt nga organizmi duke ndihmuar në uljen e kilogramëve të tepërt.

  • VIDEO

    Keqmenaxhimi i hedhjes së plehrave, grykëderdhja e lumit Drin mbushet me mbetje pas shtrimit të prurjeve nga moti i keq

    Në grykëderdhjen e Lumit Drin në Shëngjin, buzë Adriatikut duket sikur sapo ka kaluar një uragan. Megjithatë kjo pamje nuk është pasojë e zemërimit të natyrës, por e keqmenaxhimit dhe hedhjes së mbetjeve përgjatë brigjeve të Drinit, ndërsa kalon mes Lezhës.

  • VIDEO

    32 vjet nga themelimi i Partisë Socialiste, Rama: Forca e vetme politike që s’ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar! Gëzuar

    Në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama zgjodhi të publikonte flamurin, për të uruar ditëlindjen e kësaj force politike. Me një flamur që valëvitet në qiell, kreu i qeverisë shkruan se PS është e vetmja forcë politike që nuk e ka ndryshuar drejtimin e interesit kombëtar. Ndër të tjera, sot, PS votohet më tepër nga gratë se nga burrat, thekson Rama.

     
  • VIDEO

    Velipojë, policia zbarkon mes pushuesve për ndarjen e parcelave të plazheve

    Në vazhdën e planifikimit të turizmit dhe masat për turizëm efikas, prefektura me drejtorinë rajonale të bregdetit, bashkia e Shkodrës e policia po bën monitorim  të shpërndarjes së subjekteve që do zhvillojnë bizneset ne bregdet.

  • VIDEO

    'Kapni momentin, javë favorite në... " Parashikimi javor i horoskopit 12-18 qershor nga astrologu Jorgo Pulla

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për javën 12-18 qershor për 12 shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla do të jetë një javë e qetë edhe pse me shumë mundësi, të cilat kërkojnë vëmendje për t'i shfrytëzuar në kohën dhe momentin e duhur. Java fillon me hyrjen e Plutonit në Bricjap dhe me Mërkurin në Binjak si dhe Afërditën në Luan, ku ndikime më të mëdha do të kenë shenja e Demit, Luanit, Akrepit dhe Ujorit. Ndërsa, për shenjën e Binjakëve, Virgjëreshës, Shigjetarit dhe Peshqve ndikimi planetar kërkon pak vëmendje, sidomos në datën 15 qershor në lidhje me punën. Më datën 17 qershor klima do të ndryshojë, sepse një gjashtëkëndësh që bën Mërkuri në Binjak dhe Venusi në Luan do të sjellë ndikime favorite dhe pozitive në lidhje me çështjet e punës, karrierës dhe dashurisë.

    Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 12-18 qershor 2023.

     

  • VIDEO

    Mini byrekë të shpejtë me djathë dhe spinaq nga zonja Albana

    Djathë me spinaq në petë

    Përbërësit:

    • 4 copa djathë
    • 4 petë
    • 1/4 e tufës spinaq
    • 1 lgj qepë të njoma
    • 1 lgj koper
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Presim petën në dy pjesë. Në çdo dy petë të prerë vendosim një copë djathë të bardhë, spinaq të prerë, pak qepë të njomë të grirë, kopër, piper dhe vaj ulliri. Mbështjellim petën si zarf dhe e skuqim ose e vendosim në furrë në 180 gradë për 30 minuta.

  • VIDEO

    Gjellë me barbunja /bishtaja pa mish me domate dhe oriz nga zonja Albana

    Gjellë me barbunja /bishtaja pa mish me domate dhe oriz

    Përbërësit:

    • 500 gr bishtaja
    • 1 qepë
    • 1 fl kafe oriz
    • 3 domate
    • 1 spec i kuq
    • 1 lgj majdanoz
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Pastrojmë ekstremet e bishtajave dhe më pas i presim në copa të vogla. I kaurdisim me vaj ulliri së bashku me qepën e grirë imët. Më pas shtojmë domatet, specin e kuq të prerë në kubikë dhe orizin. Rregullojmë shijen me kripë e piper, shtojmë ujë në masë të përbërësve dhe e lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare. Në fund e spërkasim me majdanoz të grirë.

  • VIDEO

    U kap për blerje votash për kandidatin e dyshes Berisha-Meta në Kavajë, GJKKO lë në burg Klodian Kapedanin! Dëshmia: Bisedat për votat i bëra me gruan

    Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Klodian Kapedanin i arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale "korrupsion aktiv në zgjedhje". Ai ka deklaruar para togave të zeza se bisedat janë zhvilluar kryesisht me beshkëshorten e tij.

  • VIDEO

    Mashtrimi 340 mijë € ndaj Ferracakëve, Gjykata e Apelit lë në fuqi arrestin në burg 30-vjeçaren! Deraj: Kam për t’u kthyer 225 mijë euro

    Gjykata e Apelit e Juridiksionit te përgjithshëm la në fuqi masën arrest me burg për Milena Derajn e akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda. Ajo ka dorëzuar një deklaratë noteriale ku pranonte se i njihte borxhin familjes Ferracaku.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 12 Qershor 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga dueli Basha-Bardhi rihapet lufta e re në PD te Escobar thotë se Albin Kurti është i vështirë por është partner I SHBA-ve e deri tek Siti Kampion I Europës.

    • VIDEO

      Artizanati në Vaun e Dejës (11 qershor 2023)

      Veri Jug ju propozon të shkojmë në Vaun e Dejës, një qytezë e lashtë me kështjellën e Danjës, ku sot jetojnë mbi 3000 banorë. Në focus të emisionit mjeshtrja artizane Meliha Zyberaj rrëfen traditën qindra vjecare të punës në tezgjahë, endjen e xhubletës së famshme dhe kohët e fundit kultivimin e krimbit të mëndafshit. Ndiqni reportazhin “Artizanati në Vaun e Dejës” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv