-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Maj 2023 – Receta / Ku shkon shpirti pas vdekjes? / ‘Numri 2’ bestseller
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pasta me mocarela, domate dhe borzilok / Gjellë me bishtaja dhe kumbulla shahine / Supë me qepë të karamelizuar.
Flasim për ekzistencën e shpirtrave, sa dimë rreth tyre, ku shkon shpirti pas vdekjes? Çështjet e jetës pas vdekjes kanë qenë shqetësuese për njerëzimin për shumë shekuj. Ka shumë hipoteza për atë që i ndodh shpirtit pasi largohet nga trupi. Ku shkon shpirti pas vdekjes? Pse janë të rëndësishme ditët e përkujtimit? Çfarë thonë mediumet dhe psikologët për jetën pas vdekjes? Njerëzit që praktikojnë spiritualizëm pretendojnë se shpirtrat e të vdekurve vazhdojnë të ekzistojnë në botën tjetër. Deri tani nuk ka asnjë përgjigje të qartë për pyetjen e ekzistencës së jetës pas vdekjes. Olta Canka, përkthyese dhe artiste ka qenë shpesh herë në fokusin mediatik për shkak të deklaratave të saj se është në gjendje të flasë dhe kontaktojë me shpirtrat, ndërsa Sabije Dervishi Veseli është një tjetër shkrimtare që “ndjen shpirtrat” madje ajo ka botuar dhe shumë libra në lidhje me këtë temë. Në studion e “Rreze Dielli” nëpërmjet një lidhje skype nga Amerika Veseli komentoi disa foto të shkrepura prej saj ku tregohet ekzistenca e fantazmave…
Në studion e “Rreze Dielli” me Loreta Berhami nga Shtëpia Botuese Pegi, flasim për “Numri dy”, romanin bestseller të David Foenkinos që tregon historinë e një djaloshi 10-vjeçar i cili doli i dyti në audicionet për “Harry Potter”, por që e përjetoi gjithë jetën si një dështim… Më 1999, u zhvillua audicioni për gjetjen e aktorit kryesor që do të luante rolin e Herri Poterit, rol që do ta shndërronte djaloshin fitues në njeriun më të famshëm në botë. Qindra kandidatë morën pjesë në atë audicion, por në fund mbetën vetëm dy. Ky roman tregon historinë e djalit që nuk u zgjodh, Martinit të cilit do t’i shkërmoqen të gjitha shpresat që kishte ushqyer dhe tani e tutje do të krahasohet vazhdimisht me triumfin e gjithëpranishëm të rivalit të tij. Si mund ta marrë veten nga ky dështim, kur aventurat e magjistarit të vogël dhe përshtatjet e tyre kinematografike do të arrijnë sukses pas suksesi? Si do të jetojë Martini pas kësaj që ai e quan dështimin më të madh të jetës së tij?
-
VIDEO
Zhupa: PS solli bandat e Beratit në Sarandë për të kërcënuar qytetarët! S’kemi fakte, por e tregon FB! Klosi: E pavërtetë
SARANDË- Teksa qytetarët po përgatiten për zgjedhjet vendore 2023, deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar drejtuesin politik të qarkut Vlorë, Blendi Klosin se po kërcënon qytetarët e Sarandës. Zhupa pretendon se Klosi ka sjellë në Sarandë bandat e Beratit, për të intimiduar bizneset në Ksamil si dhe të trembë qytetarët. E ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, ajo tha se PS i trembet rezultatit në këto bashki. Ndërkohë ka reaguar edhe Bledi Klosi për këtë deklaratë po në ekranin e Report Tv ku e cilëson si të pavërtetë.
-
VIDEO
'Numri dy', romani që frymëzon e ju mëson si të ringriheni pas një dështimi
Në studion e “Rreze Dielli” me Loreta Berhami nga Shtëpia Botuese Pegi, flasim për “Numri dy”, romanin bestseller të David Foenkinos që tregon historinë e një djaloshi 10-vjeçar i cili doli i dyti në audicionet për “Harry Potter”, por që e përjetoi gjithë jetën si një dështim …
Më 1999, u zhvillua audicioni për gjetjen e aktorit kryesor që do të luante rolin e Herri Poterit, rol që do ta shndërronte djaloshin fitues në njeriun më të famshëm në botë. Qindra kandidatë morën pjesë në atë audicion, por në fund mbetën vetëm dy. Ky roman tregon historinë e djalit që nuk u zgjodh. Martin Hill është një djalë i vogël dhjetëvjeçar, me një jetë të zakonshme, aq sa mund ta lejojnë kushtet ku jeton pas divorcit të prindërve. Thuajse rastësisht, teksa ndjek të atin në një shesh xhirimi, Martini i bie në sy një producenti që po zhvillon filmin e parë të sagës së Herri Poterit. Fazë pas faze, djaloshi do të kalojë qindra kandidatë të tjerë, derisa në finale do të mbeten vetëm dy rivalë. Por fitues i rolit do të jetë djali tjetër. Kësisoj, Martinit do t’i shkërmoqen të gjitha shpresat që kishte ushqyer dhe tani e tutje do të krahasohet vazhdimisht me triumfin e gjithëpranishëm të rivalit të tij. Si mund ta marrë veten nga ky dështim, kur aventurat e magjistarit të vogël dhe përshtatjet e tyre kinematografike do të arrijnë sukses pas suksesi? Si do të jetojë Martini pas kësaj që ai e quan dështimin më të madh të jetës së tij?
-
VIDEO
Ku shkon shpirti i njeriut pas vdekjes?
Flasim për ekzistencën e shpirtrave, sa dimë rreth tyre, ku shkon shpirti pas vdekjes?
Çështjet e jetës pas vdekjes kanë qenë shqetësuese për njerëzimin për shumë shekuj. Ka shumë hipoteza për atë që i ndodh shpirtit pasi largohet nga trupi. Ku shkon shpirti pas vdekjes? Pse janë të rëndësishme ditët e përkujtimit? Çfarë thonë mediumet dhe psikologët për jetën pas vdekjes? Njerëzit që praktikojnë spiritualizëm pretendojnë se shpirtrat e të vdekurve vazhdojnë të ekzistojnë në botën tjetër. Deri tani nuk ka asnjë përgjigje të qartë për pyetjen e ekzistencës së jetës pas vdekjes.
Olta Canka, përkthyese dhe artiste ka qenë shpesh herë në fokusin mediatik për shkak të deklaratave të saj se është në gjendje të flasë dhe kontaktojë me shpirtrat, ndërsa Sabije Dervishi Veseli është një tjetër shkrimtare që “ndjen shpirtrat” madje ajo ka botuar dhe shumë libra në lidhje me këtë temë. Në studion e “Rreze Dielli” nëpërmjet një lidhje skype nga Amerika Veseli komentoi disa foto të shkrepura prej saj ku tregohet ekzistenca e fantazmave…
-
VIDEO
Gjellë me bishtaja dhe kumbulla shahine nga zonja Albana
Gjellë me bishtaja dhe kumbulla shahine
Përbërësit:
- 800 gr bishtaja
- 2 qepë
- 2 karrota
- 2 domate
- 1 fç kumbulla shahine
- Vaj ulliri
- Gjethe mente
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë bishtajat duke larguar fijet dhe ekstremet dhe i vendosim të kaurdisen në një tenxhere me pak vaj ulliri. Më pas largojmë bishtajat dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët. Pasi qepa bëhet transparente shtojmë hudhrën dhe karrotat të prera në rrathë të holla. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas domatet të grira në rende, kumbullat shahine si dhe bishtajat e kaurdisura. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe shtojmë ujë në masë të përbërësve. E lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare dhe në 5 minutëshin e fundit nëse duan që lëngu të jetë pak më i plotë mund të shtojmë pak miell të holluar me ujë. E spërkasim me gjethe mente, e lemë pak të ajkoset dhe më pas e shërbejmë të ngrohtë.
-
VIDEO
Supë me qepë të karamelizuar, djathë dhe bukë të thekur nga zonja Albana
Supë me qepë të karamelizuar
Përbërësit:
- 500 gr qepë
- 100 ml uthull
- 1 lgj miell
- 2 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 litër buljon
- 2 thelpinj hudhër
- Djathë kaçkavall
- Bukë të thekur
- Kripë, piper
Përgatitja:
Qepët i presim hollë në gjysmëhënë dhe i kaurdisim me pak gjalpë dhe vaj ulliri derisa të marrin ngjyrë kafe. Më pas shtojmë miellin duke e trazuar që mos të ngjitet. I shuajmë qepët me uthull molle dhe pasi uthulla të avullojë shtojmë rreth 1 litër buljon mishi ose perimesh. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e kthejmë supën në krem. E vendosim më pas në një tavë, e spërkasim me bukë të thekur dhe djathë kaçkavall dhe e vendosim në furrë për pak minuta.
-
VIDEO
Pasta me mocarela, domate dhe borzilok nga zonja Albana
Pasta me mocarela dhe domate
Përbërësit:
- 350 gr makarona njoki (malloreddus)
- 500 gr domate të vogla
- 200 gr mocarela
- 2 thelpinj hudhër
- 4 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
- 4 gjethe borziloku
- Kripë
Përgatitja:
Për të përgatitur këtë recetë të shpejtë fillimisht vendosim makaronat njoki të ziejnë në ujë të vluar me pak kripë. Ndërkohë në një tigan kaurdisim domatet qershi të prera në katërsh dhe hudhrat me pak vaj ulliri ekstra të virgjër dhe një kubik gjalpë. E spërkatim me pak kripë dhe pas 5 minutave shtojmë makaronat al dente dhe i kaurdisim së bashku me domatet. I servirim me djathin mocarela të prerë në fetëza dhe borzilok të freskët.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 11 maj 2023
Titujt e gazetave për sot, nga kandidati që mori më qafë koalicionin Berisha-Meta te Basha-Balla si agjentë 007 ditën si barinj e natën si kasap e deri tek Interi ndëshkon Milani në Champions.
-
VIDEO
14 maji, sfida e PD përballë Berishës (10 maj 2023)
Më shumë se një betejë opozitë-qeveri, këto zgjedhje vendore janë konsideruar si ‘betejë’ mes dy krahëve të PD-së. Lidhur me këtë situatë, deputeti democrat, Lefter Gështenja tha se ai personalisht nuk ka qenë për nxjerrjen e kandidatëve të tjerë përballë atyre të koalicionitr Berisha-Meta, duke qenë se zyrtarizimi i tyre u bë vetëm tre ditë para mbylljes së afatit.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit/ Gështenja: Edhe kandidatët e dalë nga primaret po punojnë për të siguruar vota për këshilltarët bashkiakë të PD
Më shumë se një betejë opozitë-qeveri, këto zgjedhje vendore janë konsideruar si ‘betejë’ mes dy krahëve të PD-së. Lidhur me këtë situatë, deputeti democrat, Lefter Gështenja tha se ai personalisht nuk ka qenë për nxjerrjen e kandidatëve të tjerë përballë atyre të koalicionitr Berisha-Meta, duke qenë se zyrtarizimi i tyre u bë vetëm tre ditë para mbylljes së afatit.
-
VIDEO
PD zyrtare kundër të gjithëve, por ç'ndodh nesër? (10 maj 2023)
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj kthehet pas në kohë dhe kujton ditët plot shqetësim para se të jepej vendimi për fatin e PD. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga shprehet se kandidatët e Berishës nuk pranuan dorën e shtrirë të PD që të futeshin në zgjedhje nën siglën e një partie të djathtë por shkuan drejt Partisë së Lirisë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Maj 2023 – Receta / Hiperleksia tek fëmijët dhe Anglishtja e ekraneve / Rrëfehet Aleks Seitaj…
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe me kos dhe spinaq / Kërpudha të mbushura me djathë dhe pançetë / Supë me petka.
Me mjeken neuropediatre Migena Kika flasim për hiperleksinë, si ta dallojmë këtë sindromë tek fëmijët që mësojnë të lexojnë pa mbushur akoma 5 vjeç? Hiperleksia është një sindromë me dy karakteristika kryesore: nga njëra anë, fëmija ka një aftësi të parakohshme për të lexuar, dhe nga ana tjetër, paraqet disa vështirësi në të kuptuarit dhe përdorimin e gjuhës verbale, gjë që shkakton probleme në ndërveprimet shoqërore. Fëmija ndjen një magjepsje të madhe për shkronjat apo për numrat ose për të dyja bashkë. Dhe kjo sjell një aftësi të përparuar të leximit për moshën e fëmijës, krahasuar me fëmijët e së njëjtës moshë. Mjekja në studion e “Rreze Dielli” tregoi disa nga simptomat apo karakteristikat që shfaqin këto fëmijë më herët dhe kur prindërit duhet të shqetësohen dhe të drejtohen tek një specialist.
Gjithashtu me neuropediatren flasim dhe për anglishten e ekraneve tek fëmijët e vegjël. Në kohët e sotme gjithnjë e më shumë dëgjon prindër që thonë fëmija im më shumë flet anglisht sesa shqip. Por a përbën kjo problem për zhvillimin e fëmijës nëse ai arrin të mësojë fjalë anglisht nga kukullat që shikon në televizor më shpejt sesa të flasë në gjuhën e nënës. A është mirë që fëmija të zhvillojë shumë më mirë një gjuhë të huaj para gjuhës amtare, çfarë pasojash sjell ky fenomen? Si ndikon në formimin e fëmijës mënyra sesi procesohet kjo gjuhë në formë automatike nëpërmjet ekranit apo tableteve?
Në studion e “Reze Dielli” aktori Aleks Seitaj në një rrëfim për karrierën dhe projektin e tij të fundit që bën bashkë të gjitha skeçet që ai poston në youtube, në një skenë komedie që do të zgjasë 1 orë. I njohur për rolin e Vezires në Portokalli, një gruaje super të kuruar edhe të kontrastuar me zërin e trashë, Aleks Seitaj tregoi se kush e frymëzoi për këtë personazh të cilën po e çon edhe në skenat e huaja. Si një artist shumë disiplinor, pasi këndon dhe aktron, Aleksi ka vuajtur pasojat e depresionit, që tashmë e kujton thjesht si e shkuara e errët e jetës së tij duke dhënë një mesazh për të gjithë ata që po e kalojnë këtë situatë të vështirë. Se si arriti të superonte problemet dhe të largonte mendimin për ti bërë keq vetes, artisti e rrëfeu në këtë intervistë, ku në fund u përshendet edhe nga mikesha e tij prej 10 vitesh Xhesika Polo.