• VIDEO

    Historia e Eduartit, nga marangoz në Santorini, sot skulptori më i kërkuar në gdhendjen e drurit

    Në studion e “Rreze Dielli” me Eduart Gjopalaj, artisti shqiptar që i jep jetë drurit, rrëfen eksperiencën e tij në këtë lloj arti të cilin e ka mësuar në mënyrë autodidakte, e sot drejton me sukses tre njësi shitje të punimeve artistike në Greqi…

    Eduart Gjopalaj, skulptori autodidakt i drurit, rrëfen historinë e tij mbresëlënëse, një emigrant i larguar në moshën 14 vjeçare që nuk hoqi dorë nga pasioni i tij për artin dhe sot drejton me sukses tre njësi shitje të punimeve artistike në Greqi të cilat vizitohen përgjatë gjithë vitit nga turistë nga e gjithë bota.

    Në fillim të viteve ’90, kur ai ishte vetëm 14 vjeç, emigroi në Greqi dhe u vendos në ishullin e Santorinit nga ku filloi rrugëtimin në fushën e gdhendjes së drurit, së pari si ndihmës marangoz në një punishte druri.  Karakteristikat mistike dhe unike të drurit, material natyral dhe i gjallë, e mahnitën Eduartin dhe e shndërruan punën në një pasion. Tematika e punimeve të tij është e larmishme duke filluar nga klasikja, moderne, abstrakte madje dhe fetare. Eduardi kujton veprën e tij të parë për të cilin është penduar që e ka shitur, ishte Shën Ndou me Jezusin e vogël në krah. Ndërsa, skulptura e parë ishte Obelisku që sot është në qendër të Lezhës.

  • VIDEO

    Kek me karrota, limon dhe çokollatë me qumësht nga zonja Albana

    Kek me karrota dhe limon

    Përbërësit:

    • 3 karrota
    • 300 gr miell
    • 150 gr sheqer
    • 3 vezë
    • 1 lç kanellë
    • 100 ml vaj bimor
    • 1 limon
    • Pluhur pjekës

    Për dekor:

    • 200 gr çokollatë e bardhë ose me qumësht
    • 10 ml vaj bimor

    Përgatitja:

    Rrahim vezët bashkë me sheqerin, më pas shtojmë karrotat e grira në rende me vajin dhe lëngun e limonit. Miellin e situr e shtojmë gradualisht me pluhurin pjekës dhe kanellën. E trazojmë me spatula dhe e kalojmë brumin në formë të lyer me vaj. E vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.

    Ndërkohë çokollatën e vendosim në një enë qelqi ku poshtë saj kemi një tenxhere me ujë të nxehtë. E shkrijmë çokollatën me pak vaj dhe pasi keku të jetë pjekur e hedhim mbi të.

  • VIDEO

    Byrek me pulë dhe oriz nga zonja Albana

    Byrek me pulë dhe oriz

    Përbërësit:

    • 1 pulë
    • 2 gota oriz
    • 1 lgj gjalpë
    • 4 lgj vaj ulliri
    • 1 kg qepë
    • Kripë, piper

    Për brumin:

    • 750 gr miell
    • 1 e 1/2 lç kripë
    • 100 ml vaj ulliri
    • 350 ml ujë të vakët
    • 2 lgj uthull
    • Niseshte për hapjen e petëve

    Përgatitja:

    Fillimisht zëmë brumin dhe e lemë pak të pushojë. Në një tigan të madh të thellë kaurdisim për pak minuta pulën. Tek yndyra që kemi kaurdisur pulën skuqim qepët e grira imët. Shtojmë kripë dhe piper të zi dhe nga pak ujë që qepët të treten mirë. Vendosim pulën të ziejë mirë me 2 gota ujë derisa të shkëputet lehtë nga kockat. Më pas mishin e pulës e presim në fije të holla. Tek lëngu i pulës hedhim orizin dhe e lemë të ziejë si për rizoto. Në fund e bashkojmë me mishin e copëtuar të pulës.

    Lyejmë tepsinë me yndyrë dhe vendosim 3-4 petë. Shtojmë masën e përgatitur, e hapim mirë dhe vendosim petët e tjera. E spërkasim byrekun me pak yndyrë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40-45 minuta.

  • VIDEO

    Patëllxhanë të mbushur nga Silvana Musej, shefe kuzhine në Itali

    E ftuar në këndin e gatimit të "Rreze Dielli" shefja e kuzhinës, që jeton e punon në Itali Silvana Musej, e cila gatuan recëtën e Patëllxhanë të mbushur njësoj siç e gatuante mamaja e saj.

    Patëllxhanë të mbushur

    Përbërësit:

    • 4 patëllxhanë
    • 1 karrotë
    • 1 spec i kuq
    • 1 spec jeshil
    • 2 qepë
    • 500 gr mish i grirë
    • 2 lgj salcë domate
    • 3 domate
    • Vaj ulliri
    • Kripë
    • Piper i zi
    • Piper i kuq
    • Bimë aromatike

    Përgatitja:

    Fillimisht pastrojmë patëllxhanët dhe i vendosim në ujë me kripë. Më pas presim të gjitha perimet në kubikë. Kaurdisim mishin e grirë derisa të kokrrizohet, shtojmë qepët, karrotat, pjesët e brendshme të patëllxhanëve dhe gradualisht domatet dhe specat. I kaurdisim të gjitha duke shtuar bimët aromatike dhe erëzat bashkë me salcën. Bëjmë mbushjen e patëllxhanëve me harxhin dhe i vendosin në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 50 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 12 maj 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga nuk do të ketë rritje pensionesh dhe pagash deri në prill 2025 te degradimi arrin kulmin e deri tek ja pasuria marramendëse e Arben Ahmetajt.

  • VIDEO

    VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 11 maj

    Akuzat e ngritura nga Sali Berisha se ka shkuar i maskuar në Iran në 2008, kryebashkiaku Erion Veliaj iu dha përgjigje në Report Tv duke i quajtur ato lajthitje dhe mashtrime. Ai rrëzoi alibinë e Berishës me foton e publikuar pak ditë më parë, ku pretendoi se ishte Veliaj maskuar. Veliaj tha se në atë foto ishte kitaristi i grupit të njohur amerikan Eagles.

    • VIDEO

      Idrizi në Report Tv: Fredi Beleri, fosile që këput broçkulla! Të reagojë drejtësia, do e çojmë në SPAK për dhunim të simboleve kombëtare

      Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi thotë se organet e drejtësisë duhet të reagojnë për deklaratën e kandidatit të dyshes Berisha-Meta për Himarën, Fredi Belerin që tha se do të helenizojë Himarën. Në një intervistë për Report Tv thotë se Fredi Beleri artikulon brokulla, ndaj do e padisin në SPAK për dhunim të simboleve kombëtare.

      • VIDEO

        Veliaj: Na duhet mandati i tretë për të vijuar me punët e mira dhe projektet e reja! Demokratët të votojnë për të çuar vendin përpara, jo mbrapsht

        Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj në emisionin "Real Story" me Sokol Ballën tha se i duhet edhe një tjetër mandat si kryetar Bashkie për të vijuar projektet për kryeqytetin në bashkëpunim me qeverinë. 

         
      • VIDEO

        Çfarë ndodh nëse opozita humb në 14 maj? Meta: Ecim të sigurt drejt fitores, pavarësisht se Rama ka groposur standartet e zgjedhjeve

        Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi edhe për pozicionimin e tij përfundimtar krah Berishës, duke theksuar se bashkëpunimi me kreun e Rithemelimit është pa kthim përsa kohë u qëndron parimeve që i kanë bërë bashkë.

         
      • VIDEO

        Deklaratat e Belerit për helenizimin e Himarës, Meta: Temë e nxitur nga Rama, e ka hallin tek pronat që janë tjetërsuar nga drejtorët e hipotekave

        Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur për deklaratat e Fredi Belerit, kandidatit të tij dhe Berishës i cili ka thënë për mediat greke se do helenizojë Himarën, u shpreh se kjo temë është nxitur nga kryeministri Edi Rama.

      • VIDEO

        Posteri i Këlliçit me gishtat e mesit, Meta: Ishte i drejtë, i drejtohej korrupsionit në Tiranë

        Duke folur për transparencën e partive politike në këtë fushatë zgjedhore, Meta tha se nuk bëhet fjalë për transparencë nga ana e Partisë Socialiste sepse janë vendosur billborde të shumtë të Ramës.

      • VIDEO

        Fushata për 14 majin/ Meta: Fokusi ka qenë tek Këlliçi, Cara dhe Boçi! Rama ka provokuar politizim ekstrem sepse nuk ka bilanc

        “Edi Rama ka provokuar politizimin ekstrem të fushatës zgjedhore”. Kështu u shpreh kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në studion e emisionit ‘Real Story’ me Sokol Ballën në Report TV.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv