• VIDEO

    Simite, Gjevrekët turk nga zonja Albana

    Simite / Gjevrekët turk

    Përbërësit:

    • 1 fç qumësht i vakët
    • 1 fç ujë i vakët
    • 1 ls maja
    • 1 lç kripë
    • 1 lç sheqer
    • 4 gota miell
    • 4 ls vaj
    • Susam për spërkatje

    Për shoqërim:

    • Shishqebap me sallam, speca, domate

    Përgatitja:

    Në një enë shtojmë ujë dhe pak qumësht të vakët, majanë, vajin, sheqerin dhe 2 lgj miell. E lemë majanë të aktivizohet. Më pas shtojmë pjesën tjetër të qumështit dhe ujë sikurse dhe miellin me pak kripë. Zemë brumin dhe e lemë të vijë për 30 minuta. Më pas e punojmë dhe e ndajmë në toptha të vegjël. Krijojmë shirita dhe në çdo 2 shirita i bashkojmë bashkë duke i përdredhur dhe duke i bërë kular ose rrethore. I spërkasim me fara susami dhe i pjekim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

    Ndërkohë përgatisim shishqebapin për të shoqëruar gjevrekët. Sallamin turist e presim në copa për ta kaluar në shkopat e shishqebabit së bashku me speca dhe domate qershi. I kalojmë në zgarë derisa të piqen.

  • VIDEO

    Rizoto me djathë gorgonzola dhe finok nga zonja Albana

    Rizoto me finok dhe djathë gorgonzola

    Përbërësit:

    • 300 gr oriz
    • 25 gr gjalpë
    • 2 qepujka të grira
    • 80 gr djathë gorgonzola
    • 30 ml qumësht
    • 1/2 gotë verë e bardhë e thatë
    • 300 gr finok
    • 1 thelpi hudhër
    • Vaj ulliri ekstra i virgjër
    • Rigon i freskët
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Për të përgatitur rizoton me finok dhe gorgonzola, largojmë fillimisht gjethet e jashtme nga finoku duke mbajtur vetëm kërcellin të cilin e grijmë me një rende dhe e vendosim në ujë të acidifikuar të ftohtë.  

    Ndërkohë ngrohim qumështin në një tenxhere, shtojmë djathin gorgonzola dhe e lemë të shkrijë. Në një tigan kaurdisim qepujkën e grirë dhe një thelpi hudhër me pak vaj dhe gjalpë, shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Me pas e shuajmë me pak verë të bardhë. E lemë alkoolin të avullojë dhe vazhdojmë zierjen e orizit duke e holluar herë pas here me ujë të nxehtë dhe kur të jetë gati shtojmë kremin gorgonzola.

    E lemë rizoton të pushojë mbuluar me kapak për disa minuta, shtojmë piper, finokun e grirë dhe rigon.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 28 Prill 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Meta paralajmëron Ramë se po u prek vota të gjej vend ku të futet te rrogat dhe morali i deputetëve e deri tek pse gënjen Sali Berisha për Ilir Rusmalin?

  • VIDEO

    VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 27 prill

    Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, hedh akuza të forta në drejtim të Sali Berishës, duke theksuar se qëllimi i këtij të fundit nuk është rrëzimi nga pushteti i Edi Ramës.

    • VIDEO

      Termometri i Elbasanit, të gjithë duan Shkodrën dhe 'lazaratasi' që nuk dorëzohet (27 PRILL 2023)

       

      Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, hedh akuza të forta në drejtim të Sali Berishës, duke theksuar se qëllimi i këtij të fundit nuk është rrëzimi nga pushteti i Edi Ramës. Etiketimet si “Boçja që nuk çel” apo “Luluçi”, për kandidatin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi janë një tregues për degradimin politik të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në “Real Story” në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, Boçi tha se ka ndjerë dhembshuri për Ramën kur ka bërë këtë fjalim sot në Elbasan. Në emisionit Real Story të gazetarit Sokol Balla, Beci u shpreh se prioritet për të dhe kryesocialistin Edi Rama, për Shkodrën, është që të zgjidhjen problemet që nuk janë zgjidhur për shkak se janë penguar nga retorika politike

    • VIDEO

      Bejko në ‘Real Story’: Këlliçi si i ‘Zakonshmi Ceto’ që bën premtime kot! Autobus falas, premtim banal

      Premtimet e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçit, Roland Bejko i konsideroi si banale.

      “Tuneli nëntokësor të sheshi është një finte, sa për spektakël, por s’e bën do golin. Belindi më ngjan si i “Zakonshmi Ceto”, ai premtonte tunele nën Adriatik, për të lidhur Sicilinë me tunele nën det me pjesën tjetër të Italisë, premtonte dhe ura mbi det. Autobus fals, shiko ça shembulli. Krijon pabarazi totale. Është banal premtimi që bën vëllai i Erionit, Belo”, tha  Bejko.

    • VIDEO

      14 maji/ Bejko në ‘Real Story’: Nëse mbështesni Sali Berishën, nuk e dua votën tuaj! Synon eliminimin e PD

      Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, hedh akuza të forta në drejtim të Sali Berishës, duke theksuar se qëllimi i këtij të fundit nuk është rrëzimi nga pushteti i Edi Ramës.

    • VIDEO

      Beci prezanton projektin për transformimin e Shkodrës në ‘Real Story’: Do të kushtojë rreth 20 mln dollarë

      Kandidati i PS-së për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci i ftuar në Real Story në Report Tv me gazetarin Sokol Balla prezantoi edhe projektet që do të vërë në jetë nëse fiton drejtimin e bashkisë më 14 maj. Beci prezantoi projektin që përfshin krijimin e një parku multifunksional buzë Bunës, me një hapësirë prej 18 hektarësh, që do të përfshijë portin pranë Urës së Bunës si një pol i ri turistik, si dhe ngritjen e një muzeu. Sipas Becit projekti për hyrjen e Shkodrës do të kushtojë rreth 20 milionë dollarë.

       
    • VIDEO

      ‘Vendoret’ Beci në Real Story: Shkodra më pret me shumë shpresë! Prioritet zgjidhja e problemeve që janë penguar nga retorika politike

      Në emisionit Real Story të gazetarit Sokol Balla, Beci u shpreh se prioritet për të dhe kryesocialistin Edi Rama, për Shkodrën, është që të zgjidhjen problemet që nuk janë zgjidhur për shkak se janë penguar nga retorika politike

    • VIDEO

      Boçi: Nuk jam kandidat i dikujt apo i dikujt tjetër, por i Elbasanit! Përçarja në PD, s’është dramë

      Luçiano Boçi, kandidati i Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, thotë se ai nuk është as kandidat i Ilir Metës dhe as i Sali Berishës. Ai tha se koalicioni me Partinë e Lirisë, erdhi si pasojë e rrethanave.

      “Si mundet? Ku ka formulë politike? Kjo është e domosdoshme. Merita është që të zgjerosh aleancën. Unë jam përfaqësues i opozitës dhe opozita janë njerëzit fillimisht, s’mund të më thuash që jam përfaqësues i dikujt apo i dikujt tjetër, unë jam përfaqësues i Elbasanit, unë zbrita katet e larta të politikës. Rrethenat politike përcaktojnë opozitën”, tha Boçi.

    • VIDEO

      Boçi në ‘Real Story’: Nëse unë fitoj do mbyll inceneratorin! Do bëj landfill vetëm për plehrat e Bashkisë Elbasan, jo të gjithë qarkut

      Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi tha se nëse do fitojë ai, do të mbyll inceneratorin e Elbasanit, e ndërsa shtoi se do të krijonte një landfill që do menaxhonte plehrat vetëm të Bashkisë, jo të qarkut. Ai tha se Elbasani e ka një “njollë të zezë” e ajrit të ndotur, si metalurgjiku, prandaj inceneratori nuk ishte zgjedhja e duhur.

       
    • VIDEO

      Boçi përgjigjet akuzave: Nuk më ka sjellë njeri nga Tirana si kandidat! Garën nuk e kam me Ramën

      Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi iu përgjigj akuzave se ai është një "lodër" e Sali Berishës apo i Ilir Metës.

      “Garën time nuk e kam me Ramën, nuk jam i cilësuar as i këtillë, as tillë, Unë kam marrë garën dhe kam qenë kryetar Bashkie. Një kryetar bashkie duhet të bëjë bilancin.  Le të vinte këtu, pa panelistë ose me panelistë dhe të bëjë bilancin, pse kryeministri do të bëjë luftë politike. Boll i kemi dhënë njerëzve një përçarje politike. Nuk më ka sjellë njeri nga Tirana në Elbasan, kam lindur me breza, nuk më kanë sjellë nga Tirana si sekretari i sekretarin, apo si një njeri që do Rama që i rreh shpatullat apo teknicien që i mbulon aferat e tjera”, tha Boçi.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv