Termometri i Elbasanit, të gjithë duan Shkodrën dhe 'lazaratasi' që nuk dorëzohet (27 PRILL 2023)

28 Prill 2023, 06:57 | Përditesimi i fundit: 2023-04-28 07:02:50

 

Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, hedh akuza të forta në drejtim të Sali Berishës, duke theksuar se qëllimi i këtij të fundit nuk është rrëzimi nga pushteti i Edi Ramës. Etiketimet si “Boçja që nuk çel” apo “Luluçi”, për kandidatin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi janë një tregues për degradimin politik të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në “Real Story” në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, Boçi tha se ka ndjerë dhembshuri për Ramën kur ka bërë këtë fjalim sot në Elbasan. Në emisionit Real Story të gazetarit Sokol Balla, Beci u shpreh se prioritet për të dhe kryesocialistin Edi Rama, për Shkodrën, është që të zgjidhjen problemet që nuk janë zgjidhur për shkak se janë penguar nga retorika politike