• VIDEO

    ‘Luluçi’, ‘Boçja që nuk çel’, Boçi-Ramës: Këto etiketime për mua tregojnë se ke degraduar politikisht! Nuk më ka sjellë njeri nga Tirana si kandidat

    Etiketimet si “Boçja që nuk çel” apo “Luluçi”, për kandidatin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi janë një tregues për degradimin politik të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në “Real Story” në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, Boçi tha se ka ndjerë dhembshuri për Ramën kur ka bërë këtë fjalim sot në Elbasan.

  • VIDEO

    Kandidati i koalicionit të Berishës e Metës për Dibrën flet për Report Tv: Bashkia në prag falimentimi, ka 4 mld euro borxh

    Uka u shpreh se në 8 vite të drejtimit të bashkisë nga socialistët, thotë se bashkia ka një borxh prej 4 miliardë eurosh. Uka më tej theksoi se ndarja me njësitë administrative ka sjellë edhe një shkëputje të qeverisjes vendore në kuadër të shërbimit ndaj qytetarëve

  • VIDEO

    Sondazhi i Piepolit/ Andoni dhe Muça: Votat e socialistëve në Vlorë dhe në Dibër janë për Ramën, jo për kandidatët

    Duke u bazuar mbi të dhënat që janë gjeneruar nga sondazhi i Institutit Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, socialistët mbajnë Vlorën, Korçën, Himarën dhe Dibrën, dhe për analistët rezultatet janë më se të drejta, pasi e tillë paraqitet situata edhe në terren.

    • VIDEO

      Xhakolli i PS në Report Tv: I shoh në sy qytetarët sepse kemi punuar! Ja shtyllat e programit tim

      Kandidati  i Partisë Socialiste në Pogradec, Ilir Xhakolli në një intervistë në Report Tv tha se ai e ka të lehtë që të shohë në sy qytetarët pasi ka punuar për qytetin. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Xhakolli tha se në qytet janë bërë 37 projekte të rëndësishme.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Prill 2023 – Receta tradite / Teknologjia dhe Shikimi, Mjeku ngre alarmin / Rrëfimet e një rrobaqepësi…

      Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Supë me hithra dhe qumësht / Kek me portokall dhe çokollatë. E ftuar në këndin e kuzhinës amvisa Mirela Boci Balla, përgatiti Byrekun e Librazhdit me arra me petë të hapura vetë.   

      Rreziku që na vjen nga teknologjia. Mjeku okulist Rubin Topi paralajmëron se brenda vitit 2050 gjysma e popullsisë së botës do të jetë me syze … Teknologjia është bërë një pjesë shumë e rëndësishme dhe e pandarë e jetës tonë. Është e vërtetë që nga njëra anë përdorimi i teknologjisë moderne është mjaft i dobishëm për zhvillimin e shkencës në dobi të njerëzimit si dhe për karrierën profesionale. Por nga ana tjetër ekspozimi i tepruar ndaj këtyre pajisjeve po bën të mundur që shumë njerëz, duke filluar që nga moshat e hershme, të përballen me probleme serioze të shikimit.Vitet e fundit janë shtuar së tepërmi sëmundjet e syrit nga përdorimi i tepruar i mjeteve elektronike si dhe po vihen re çdo ditë e më shumë problemet e shikimit të fëmijëve të cilat vijojnë të rriten ndjeshëm. Mjeku Rubin Topi ngre alarmin në studion e “Rreze Dielli” dhe paralajmëron se brenda disa viteve gjysma e popullsisë së botës do jetë me syze …Ai shprehet shumë i shqetësuar për dëmet që po shkaktojnë celularët tek sytë e fëmijëve. Fëmijët në ditët e sotme janë duke qëndruar aq shumë me mjetet elektonike në duart e tyre, dhe për këtë sytë e tyre janë më shumë të rrezikuar për dëmtim sesa çdo gjë tjetër.

      Bujar Muçaj, rrobaqepësi nga Kuçova që ka 44 vite që qep rroba për gra dhe burra. Si lindi pasioni për makinën qepëse dhe puna që bën sot së bashku me të shoqen… Sot është 64 vjeç por çdo ditë atë e gjen në rrobaqepësinë e tij ku i kalon jo më pak se 8 orë në ditë duke punuar në zanatin si rrobaqepës, të cilin e ka nisur që në moshën 12 vjeçare, në qytetin e Kuçovës ku eksperimentonte si fëmijë. Më pas nisi punë si rrobaqepës në ndërmarrjen shtetërore të qytetit, periudhë të cilën e kujton me shumë nostalgji ku punonin vetëm 6 burra e 6 gra në harmoni të plotë. Sot Bujari është një rrobaqepës profesionist, ka atelienë e tij modeste ku qep veshje nga më të ndryshmet si për burra ashtu dhe për gra. Ndonëse ka mbi 44 vjet që e ushtron këtë zanat ai shprehet se çdo ditë mëson gjëra të reja nga ky profesion, të cilin e zhvillon me shumë dëshirë e pasion së bashku me të shoqen.  

    • VIDEO

      Vrasja e Nikulajt, Imeraj në Report Tv: Të huajt u zgjodhën për të humbur gjurmët, vetëm ata mund t’i afroheshin! Mënyrë për të shkëputur zinxhirin e hakmarrjes

      Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka folur në Report Tv mbi vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin të Lezhës dhe detajet që janë zbardhur mbi ekzekutimin. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Imeraj tha se porositësi, Edmond Haxhia, zgjodhi të huaj që të vrisnin Nikulajn pasi ata do ta kishin më të lehtë për të humbur gjurmët.

      • VIDEO

        Arian Çani në Report Tv: Po të isha kryeministër do kisha turp të futesha në zgjedhje, opozita copë-copë! Posteri i Këlliçit? S’merret pushteti me gishta

        Analisti i njohur, Arian Çani ka komentuar situatën politike në fushatën për 14 majin. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, Çani u shpreh se kryeministri Rama nuk po luan një lojë të drejtë, pasi sipas tij po “ndeshet” me një opozitë të çarmatosur

      • VIDEO

        Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, Gështenja refuzon ta komentojë: Për mua ka rëndësi sa bashki fiton opozita! Jam ndarë nga Berisha për parimet e mia

        Deputeti i PD, Lefter Gështenja ka zgjedhur të mos e komentojë posterin e Belind Këllicit që nxjerr gishtat e mesit me argumentin se ia drejton korrupsionit në Tiranë. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Gështenja tha se me rëndësi për të është vetëm rezultati i zgjedhjeve të 14 majit dhe triumfi i opozitës.

      • VIDEO

        'Me metër dhe gërshëre" që 12 vjeç rrobaqepës, historia e zanatçiut 64 vjeçar që qep për gra

        Bujar Muçaj, rrobaqepësi nga Kuçova që ka 44 vite që qep rroba për gra dhe burra. Si lindi pasioni për makinën qepëse dhe puna që bën sot së bashku me të shoqen…

        Sot është 64 vjeç por çdo ditë atë e gjen në rrobaqepësinë e tij ku i kalon jo më pak se 8 orë në ditë duke punuar në zanatin si rrobaqepës, të cilin e ka nisur që në moshën 12 vjeçare, në qytetin e Kuçovës ku eksperimentonte si fëmijë. Më pas nisi punë si rrobaqepës në ndërmarrjen shtetërore të qytetit, periudhë të cilën e kujton me shumë nostalgji ku punonin vetëm 6 burra e 6 gra në harmoni të plotë.  

        Sot Bujari është një rrobaqepës profesionist, ka atelienë e tij modeste ku qep veshje nga më të ndryshmet si për burra ashtu dhe për gra. Ndonëse ka mbi 44 vjet që e ushtron këtë zanat ai shprehet se çdo ditë mëson gjëra të reja nga ky profesion, të cilin e zhvillon me shumë dëshirë e pasion së bashku me të shoqen.

      • VIDEO

        Alarmi i mjekut okulist: "Droga dixhitale" te fëmijët po iu merr shikimin, prindër kujdes në...

        Rreziku që na vjen nga teknologjia. Mjeku okulist Rubin Topi paralajmëron se brenda vitit 2050 gjysma e popullsisë së botës do të jetë me syze … 

        Teknologjia është bërë një pjesë shumë e rëndësishme dhe e pandarë e jetës tonë. Është e vërtetë që nga njëra anë përdorimi i teknologjisë moderne është mjaft i dobishëm për zhvillimin e shkencës në dobi të njerëzimit si dhe për karrierën profesionale. Por nga ana tjetër ekspozimi i tepruar ndaj këtyre pajisjeve po bën të mundur që shumë njerëz, duke filluar që nga moshat e hershme, të përballen me probleme serioze të shikimit.Vitet e fundit janë shtuar së tepërmi sëmundjet e syrit nga përdorimi i tepruar i mjeteve elektronike si dhe po vihen re çdo ditë e më shumë problemet e shikimit të fëmijëve të cilat vijojnë të rriten ndjeshëm.

        Mjeku Rubin Topi ngre alarmin në studion e “Rreze Dielli” dhe paralajmëron se brenda disa viteve gjysma e popullsisë së botës do jetë me syze …Ai shprehet shumë i shqetësuar për dëmet që po shkaktojnë celularët tek sytë e fëmijëve. Fëmijët në ditët e sotme janë duke qëndruar aq shumë me mjetet elektonike në duart e tyre, dhe për këtë sytë e tyre janë më shumë të rrezikuar për dëmtim sesa çdo gjë tjetër.

      • VIDEO

        Supë me hithra dhe qumësht nga zonja Albana

        Supë me hithra

        Përbërësit:

        • 500 gr hithra
        • 500 ml qumësht
        • 1 qepë
        • 2 thelpinj hudhër
        • 1 lgj miell
        • 1 lgj gjalpë
        • 1 vezë
        • Arrë moskat  
        • Kripë, piper

        Përgatitja:

        Fillimisht pastrojmë hithrat, i presim imët dhe i vendosim të ziejnë për rreth 10 minuta me kapak gjysëm mbuluar. Ndërkohë me pak gjalpë ose vaj ulliri kaurdisim një qepë të grirë imët. Pasi qepa është bërë transparente shtojmë miellin dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mielli të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë hudhrat e shtypura ose të prera në fetëza të holla dhe më pas hedhim qumështin gradualisht duke e trazuar pa ndërprerje derisa qumështi të fillojë të fluskojë. Rrahim vezën me pak qumësht dhe e shtojmë tek supa së bashku me hithrat. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, arrë moskat dhe bimë aromatike sipas dëshirës.

      • VIDEO

        Kek me portokall dhe çokollatë nga zonja Albana

        Kek me portokall dhe çokollatë

        Përbërësit:

        • 500 gr miell
        • 300 gr sheqer
        • 250 ml vaj ulliri
        • 400 ml lëng portokalli
        • Lëkura e 1 portokalli
        • 1 vanilje
        • 2 lk sodë buke
        • 100 gr çokollatë

        Për kremin e çokollatës:

        • 350 ml ujë
        • 50 gr pluhur kakao
        • 130 gr sheqer
        • 10 ml vaj luledielli
        • 1 bustinë vanilje

        Përgatitja:

        Rrahim vezët, shtojmë sheqerin, vajin, lëngun e portokallit. Më pas shtojmë miellin e trazuar me pak kripë dhe sodë buke. E trazojmë mirë brumin dhe në fund shtojmë lëkurën e grirë të portokallit dhe copëzat e çokollatës. E vendosim kekun në furrë të piqet për 40 minuta në 180 gradë.

        Kakaon e vendosim në një tenxhere me ujë të vakët, sheqer, vanilje dhe vaj luledielli. E përziejmë derisa të ketë kosistencën e duhur dhe pasi keku të jetë pjekur e mbulojmë sipërfaqen e tij me kremin e kakaos.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv