Beci prezanton projektin për transformimin e Shkodrës në ‘Real Story’: Do të kushtojë rreth 20 mln dollarë

27 Prill 2023, 23:20

Kandidati i PS-së për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci i ftuar në Real Story në Report Tv me gazetarin Sokol Balla prezantoi edhe projektet që do të vërë në jetë nëse fiton drejtimin e bashkisë më 14 maj. Beci prezantoi projektin që përfshin krijimin e një parku multifunksional buzë Bunës, me një hapësirë prej 18 hektarësh, që do të përfshijë portin pranë Urës së Bunës si një pol i ri turistik, si dhe ngritjen e një muzeu. Sipas Becit projekti për hyrjen e Shkodrës do të kushtojë rreth 20 milionë dollarë.