Kryemadhi: Sfida jonë për ’14 majin’ është zona gri! Duhet t’i tregojmë që ka shpresë te opozita

19 Prill 2023, 14:56

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se sfida e opozitës për 14 majin është të arrijë të fitojë votat e zonës gri. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga dhe analistin Lorenc Vangjeli, Kryemadhi tha se duhet të tregojnë që opozita do të sjellë shpresë.