Cigaret elektronike, joshja e të rinjve nga pajisjet me avull. Cilat janë pasojat në organizëm dhe “mashtrimi” se ato ndihmojnë në lënien e duhanit…
E ftuar në studion e “Rreze Dielli” për të diskutuar mbi këtë problematikë Suela Xhufi, mjeke toksikologe.
Pirja e cigareve elektronike është rritur në masë kohët e fundit, kryesisht te moshat e reja. Një pajisje të tillë shumë të rinj e mbajnë në xhep. Nuk lë aromë cigareje dhe zgjat më shumë se pirja e një pakete. Një trend që po krijon masivitet në përdorim pa ditur se cilat janë kostot në shëndet, e aq më tepër tek të rinjtë. Cigarja elektronike është një pajisje që ju lejon të thithni nikotinë në avull dhe jo tym, ato nuk djegin duhan dhe nuk prodhojnë katran ose monoksid karboni. A janë cigaret elektronike një alternativë më e sigurtë për duhan pirësit dhe një mundësi e tyre në betejën për të lënë duhanin? A krijojnë varësi? Dhe më kryesorja, sa të dëmshme janë ato për shëndetin dhe çfarë pasojash mund të sjellin në organizëm?