Kampionia e atletikës Luiza Gega tashmë me gradën “kolonele” rrëfen në studio sakrificat e sportit, sfidat dhe rekordet europiane. Historia e atletes me trajnerin e saj Taulant Stërmasi…
Falë Luiza Gegës, Shqipëria ka tashmë një kampione europe edhe në atletikë. Ajo ka treguar se nuk di të ndalet duke shkruar kështu historinë për sportin shqiptar. Një rrugëtim i gjatë plot mundim e sakrifica duke bërë realitet ëndrrën për t'u ngjitur në majën e podiumit të atletikës europiane. E para shqiptare që regjistron një triumf të tillë por që për kampionen ky është veçse suksesi i rradhës, ajo premton se nuk do ndalet.
Në studion e “Rreze Dielli” Luiza Gega dhe traineri i saj Taulant Stërmasi, rrëfejnë njohjen e tyre dhe marrëdhënien e veçantë që ndajnë pas 16 vite pune së bashku.