• VIDEO

    Qofte spinaqi me gjizë në shtrat salcë domateje nga zonja Albana

    Qofte spinaqi me gjizë në shtrat salcë domateje

    Përbërësit:

    • 500 gr spinaq
    • 250 gr gjizë
    • 40 gr djathë të grirë
    • 1 kokërr vezë
    • 150 gr miell
    • Kripë, piper
    • Arrë moskat

    Për salcën:

    • 1 thelpi hudhër
    • 500 gr domate pure
    • Borzilok
    • Kripë, piper
    • Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Vendosim në zjarr një tigan me bazë të gjerë, nxehim vajin dhe shtojmë spinaqin të pa prerë. E mbulojmë tiganin me një kapak dhe herë pas here e trazojmë spinaqin derisa të ulë vëllimin. Më pas e kalojmë spinaqin në një sitë duke shtrydhur mirë lëngun e tij. Masën e përftuar të spinaqit e vendosim në një talier dhe e presim mirë me thikë.

    E vendosim spinaqin në një tas ku shtojmë gjizën, vezën, kripën, piperin, arrën moskat, djathin e grirë dhe miellin. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe më pas realizojmë toptha të vegjël të cilët i spërkasim nga të gjitha anët me miell.

    Vendosim në zjarr një tigan me vaj ulliri dhe një thelpi hudhër. Shtojmë purenë e domates, kripë, piper të zi dhe e lemë salcën të marrë valë për 15 minuta. Ndërkohë që salca gatuhet qoftet i vendosim në një tenxhere me ujë të vluar me pak kripë dhe i lemë të ziejnë për 3-4 minuta. Servirjen e bëjmë menjëherë të ngrohtë duke vendosur fillimisht si bazë në pjatë salcën e domates dhe më pas qoftet e spinaqit. Shtojmë pak borzilok tek salca dhe sipër qofteve bëjmë një pudrosje të lehtë me djathë parmixhano.

  • VIDEO

    Rizoto me shumë shije / Oriz me pançetë në krem djathi nga zonja Albana

    Oriz me pançetë në krem djathi

    Përbërësit:

    • 240 gr oriz Carnaroli
    • 2 të verdha veze
    • 60 gr djathë pecorino
    • 40 gr djathë parmixhano
    • 60 gr pançetë e ëmbël
    • 1 litër lëng perimesh
    • 40 gr gjalpë
    • Vaj ulliri ekstra i virgjër
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Fillimisht në një tavë skuqim orizin për disa minuta me pak vaj ulliri. Herë pas here shtojmë lëng perimesh ose mishi dhe e gatuajmë orizin si për të bërë një rizoto.

    Ndërkohë në një tigan që nuk ngjit kaurdisim pançetën e prerë në rripa. Pasi të bëhet krokante, e largojmë pançetën nga tigani duke e lënë mënjanë yndyrën që ka lëshuar.

    Në një enë vendosim dy të verdhat e vezëve, shtojmë djathin e deles dhe yndyrën e pançetës dhe e përziejmë me një rrahëse. Më pas shtojmë gjalpin, djathin e grirë parmixhano, kripën dhe piperin e zi të bluar. Pasi të ketë kaluar 15 minuta nga zierja e orizit, fikim zjarrin, shtojmë salcën e përgatitur, e trazojmë mirë dhe e servirim të ngrohtë me pançetën e thekur.

  • VIDEO

    Aksidenti tragjik tek mbikalimi i TEG-ut, eksperti rrugor për Report TV: Ata që shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat t’i hiqet patenta përgjithmonë

    ksperti rrugor, Gëzim Hoxha ka folur në Report Tv për aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë në mbikalimin e TEG-ut. Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti thotë se duhen të merren masa më shtrënguese për ata persona që shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas tij, rruga kishte sinjalistikën e duhur dhe barriera mbrojtëse është vendosur sipas shpejtësisë që lejohet në atë aks.

    Sipas ekspertit, personave që aplikojnë për të marrë patentën u duhet bërë testi i inteligjencës.

    “Rruga ka standardet e saj. Barrierat vendosen në funksion të shpejtësisë që lejohen në atë rrugë. Ka vendosur sinjalistikë kufizuese, ec me kaq shpejtësi, nuk, merr përsipër që me gjitha këto gjëra që shkel të të mbrojë me barriera mbrojtëse. Nuk kanë funksion për të mbrojtur nëse ti shkon drejtpërdrejtë tyre apo me shpejtësi të lartë.

    Duhet ti shtojmë masat. Duhet hequr patenta përgjithmonë për ca njerëz. E ka kodi rrugor që i përshkallëzon. Për disa nga këta duhet hequr. E kam theksuar, duhet bërë testi i inteligjencës. Kemi shumë njerëz. Ata që do futen për tu testuar duhet të testohen nëse janë mirë mendërisht ose jo. Ata që përfshihen në aksident, mbase duhet ët testohen përsëri. I vëmë një gjobë dhe kaq mbaron. Nuk zbaton kalimin nga një rrugë dytësore në kryesore. Moszbatimi i tabelës stop është vdekjeprurëse”, tha ai në Report Tv.

    •  
  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 10 mars 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga TEC-et lundruese s'prodhojnë energji e marrin 94 mijë USD në ditë qira te kaosi i Ilirjan Celibashit me PD e deri tek BKH mësyn në shtëpitë e Arben Ahmetajt.

  • VIDEO

    Përse nuk zgjohet Luli? (9 mars 2023)

    Analisti dhe gazetari, Nikoll Lesi i ftuar në studion e emisionit 'Real Story' me gazetarin Sokol Balla në Report TV, tha se zgjidhja e vetme për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, është që Basha të rikthehet si kryetar i partisë dhe të drejtojë fushatën për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në 14 maj.

  • VIDEO

    VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 9 mars

  • VIDEO

    Bejko: Nëse Basha nuk firmos dhe PD mbetet jashtë zgjedhjeve, ka marrëveshje të fshehtë me Berishën

    Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko ka deklaruar se nëse Lulzim Basha nuk do të firmosë brenda afatit dokumentin e kërkuar nga KQZ për të regjistruar partinë në zgjedhje, atëherë do ta konsideronte si marrëveshje të fshehtë me Berishën.

     
  • VIDEO

    Një firmë e Bashës regjistron PD-në në zgjedhje/ Lesi: Të dalë në fushatë si kryetar, mos të fshihet! Minxhozi: Të firmosë! Bejko: Nesër mbledhim kryesinë

    Analisti dhe gazetari, Nikoll Lesi i ftuar në studion e emisionit 'Real Story' me gazetarin Sokol Balla në Report TV, tha se zgjidhja e vetme për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, është që Basha të rikthehet si kryetar i partisë dhe të drejtojë fushatën për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në 14 maj.

  • VIDEO

    Repishti në Report Tv: Ja shërbimet e reja që janë shtuar në e-Albania! Shumë shpejt do shtohet dhe komanda zanore

    Nevila Repishti, drejtoreshë e-Albania ka zbuluar në Report Tv shërbimet e reja që janë shtuar. Në një intervistë në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Repishti ka deklaruar se në total janë 1247 shërbime online, ku së fundmi është shtuar marrja e vërtetimit të pagës, apo edhe leja unike që merret nga shtetasit e huaj që duan të marrin leje qëndrimi ose leje pune.

  • VIDEO

    Ekskluzive/ Zhdukja e Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut 19 vite më parë, dëshmitarja në 'Pa Gjurmë': U vranë nga kreu i Bandës së Lushnjës, i groposi në dunat e Divjakës

    U zhdukën 19 vite më parë trondit dëshmia për dy shoqet e humbura. Dëshmitarja mbërrin në redaksinë e ’Pa Gjurmë’ flet për herë të parë çfarë ndodhi mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004. Lidhja e një prej vajzave me kreun e një prej bandave famëkeqe të Lushnjes Arben Hoxha, dëshmitarja: I vrau dhe i groposi në dunat e Divjakës.

    • VIDEO

      Ekskluzive/Zhdukja e Nertilës e Sonilës para 19 viteve, dëshmitarja: I groposën te dunat në Divjakë (9 mars 2023)

      U zhdukën 19 vite më parë trondit dëshmia për dy shoqet e humbura. Dëshmitarja mbërrin në redaksinë e ’Pa Gjurmë’ flet për herë të parë çfarë ndodhi mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004. Lidhja e një prej vajzave me kreun e një prej bandave famëkeqe të Lushnjes Arben Hoxha, dëshmitarja: I vrau dhe i groposi në dunat e Divjakës. Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu u zhdukën në të njëjtën datë mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004. Kjo është një nga ato histori që bëjnë jehonë ende dhe sot për faktin se nuk ka asnjë gjurmë për fatin e të dyjave, por edhe sepse i vetmi autor i dyshuar nuk jeton më. Arben Hoxha bashkëjetuesi i Nertila Osmanit, kreu i një prej bandave famëkeqe të Lushnjës i cili është vrarë në vitin 2005. Vajzat u njohën në lokalin ku punonin bashkë në zonën e ish-bllokut në Tiranë në vitet 2000. Periudhë gjatë së cilës Nertila u lidh me Arbenin, ndërsa nisën bashkëjetesën duke marrë një shtëpi me qera, në zonën e Laprakës. Në vitin 2003 vjen në jetë vajza e tyre e vetme. Ata nuk patën celebrim, ndërsa ditën që partneri i kërkoi Nertilës të takoheshin pranë doganës, do të nisej për në Gjermani. Pas debatit qe ndodhi mes tyre Nertila shkon tek shoqja e saj Sonila Kryeziu. Ajo njofton në telefon fqinjën se do të kthehej atë natë. Arbeni ishte personi i fundit që Nertila pati kontakt, ndërsa e ëma mëson se edhe shoqja e saj ishte larguar po atë natë, pasi një djalë me emrin Dani nga Durrësi e kishte telefonuar rreth orës 20:30-të të mbrëmjes më datë 11 mars të vitit 2004.

    • VIDEO

      Drama e vulës, të dyja "PD-të" kundër KQZ (09 mars 2023)

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv