-
VIDEO
Zgjedhje pa PD?! (13 mars 2023)
Ish deputeti i PD, Myslim Murrizi hodhi dyshime se janë të sinkronizuar dhe po e zvarrisin vetë procesin për të mos hyrë në zgjedhje se nuk kanë një plan A për të menaxhuar situatën. Po ashtu u shpreh se Lulzim Basha duhet të zgjohet e të thojë publikisht dështimet e tyre. Ish deputeti i PD, Myslim Murrizi hodhi dyshime se janë të sinkronizuar dhe po e zvarrisin vetë procesin për të mos hyrë në zgjedhje se nuk kanë një plan A për të menaxhuar situatën. Po ashtu u shpreh se Lulzim Basha duhet të zgjohet e të thojë publikisht dështimet e tyre. Ndërsa gazetari Bledian Koka tha se Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike në këto zgjedhje dhe qytetarët të mos mungojnë në kutitë e votimit.
-
VIDEO
Gjyste Kolziu: Nuk e takova kurrë babanë tim të arratisur (13 mars 2023)
Zef Preng Gjoka nga Hajmeli i Shkodrës, kishte zgjedhur që në ditët e para të regjimit të pozicionohej në anën e kundërshtarëve të komunizmit. Një histori gjakmarrje e viteve të luftës, kishte pasur ndikimin e saj në këtë vendim, por veç saj ishin edhe disa faktorë të tjerë si bindjet e tij politike, formimi dhe shkollimi perëndimor si edhe karakteri i tij me tipare të theksuara antokonformiste. Zefi ishte rreshtuar me shumë antikomunistë të arratisur në male dhe kishin nisur luftë të hapur kundër komunistëve. I sapomartuar, me një nuse të re në shtëpi, nënën dhe motrën e tij, ai e dinte se komunistët do e shigjetonin hakmarrjen e tij mbi gratë e fmiljes. Gjithsesi ato ishin qëndrestare e shpesh i kishte në krah në ato ditë të vështira arratisjeje. Bashkëshortja e tij dhe motra shpesh shkonin dhe i conin ushqim e veshje në mal, e në ato udhëtime të fshehta në arrati, Zefi me bashkëshorten e tij do të përjetonin edhe ditët e fundit të dashurisë së bashku. Gjystja, vajza e tij e vetme, kujton rrëfimet e nënëns së saj mbi këto rrugëtime të nënës për ti qëndruar afër të shoqit e për ta ndihmuar me aq sa mundej ajo. Dhe në ato takime të fshehta dashurie në mal, do të ngjizej edhe vajza e tyre e vetme Gjystja, e cila ishte ende foshnje 3 muajshme, kur komunistët në shenjë hakmarrje ndaj Zefit, që nuk e kapnin dot, do ta fusnin në burg vajzën e tij foshnje, bashkë me gratë e tjera të familjes, dhe ajo nuk do ta takonte më kurrë të atin deri në fund të jetës së tij.
-
VIDEO
I zhdukuri dërgon letër pa adresë: Gomonia u mbyt në La Mansh, unë humba…(13 mars 2023)
Kanali i La Manshit u kthye në kryefjalën e muajve të fundit përsa u takon dyndjes së emigrantëve mes tyre mjaft shqiptarë të cilët paguanin shuma të mëdha në euro për të kaluar nga Franca drejt brigjeve të Anglisë. Ky emigrim i paligjshëm i shqiptarëve, përgjatë vitit 2022 që shkaktoi debat politik, madje edhe ndërkombëtar nuk i ndali të rinjtë shqiptarë të realizonin endrrën. Mes tyre ishte edhe i riu shqiptar nga Hasi i Kukësit, Elton Ahmataj i cili sëbashku me disa djem të tjerë u nisën drejt Francës me destinacion Anglinë më 30 gusht të vitit 2022. Për pagesën e transportit ilegal me gomone ai mori me vete 350 euro, ndërsa pjesa tjetër do të paguhej nga i vëllai i cili e priste në Angli. Dy ditë më pas, Eltoni telefonoi babain ku e njoftonte se kishte mbërritur në Francë dhe do të udhëtonte drejt Anglisë, por telefonata u shkëput…Me numrin e një shokut i biri telefonon të atin duke i thënë:“Babi nuk shkuam dot në Angli, na u ça gomonia rrugës, shpëtuam, na nxorri policia franceze në tokë të thatë…”Një tragjedi ishte shmangur nga marina franceze në ditët e para të muajit shtator 2022. Në një gomone ku ndodheshin mbi 50 shtetas të huaj dhe shqiptarë ishte edhe 24-vjeçari Elton Ahmataj. Në komunikimin me babain e tij, ai e njoftoi se gjatë momentit të shpëtimit kishte humbur në ujë të gjitha sendet personale dhe se kishte nevojë për para. I vëllai nga Anglia i nis 200 euro ndërsa pas këtij momenti, Eltoni humb gjurmët dhe çdo komunikim me të afërmit e tij nga Calais, ku ndodhej në atë kohë. Afro një muaj më pas më 2 tetor të vitit 2022, në familjen Ahmataj mbërrin një zarf nga Franca, ku shkruhej:“Babi a jeni mirë? Unë jam mirë, jam në burg në Francë, nuk e di sa do më mbajnë se thonë se kam një gjyq në datë 31. Ndoshta më mbajnë disa muaj ose më kthejnë. Këtë s’e di, telefon për të folur nuk japin. Jam mirë mos u mërzisni se të shkruaj për çdo gjë”. Sipas babait shkrimi në letrën e bardhë është i Eltonit, ndërsa z.Sahit veç denoncimit në polici, nuk ka mundur dot të bjerë në gjurmët e djalit, pasi nuk ka informacion mbi vendin ku ai mbahet i izoluar nga autoritetet franceze, ndaj sot kërkon ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë”…
-
VIDEO
Atentati që tronditi Tiranën, pistat e vrasjes... (13 Mars 2023)
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha se ngjarjet kriminale janë tregues se si krimi është zhytur brenda institucioneve shqiptare. “Krimi është futur brenda institucioneve, është futur brenda, janë shfaqje të shtetit të kriminalizuar. PS është më e inkriminuara, megjithëse janë të rinj, nuk janë shumë të vjetër, sepse janë zgjedhur për këtë punë, kanë ardhur për këtë çështje, një politikan karriere ka të tjera vizione dhe ideale dhe nuk pranon të njolloset, këtu kemi të bëjmë me marrjen e njerëzve të papërgjegjshëm për t’iu shërbyer qytetarëve, shtet i inkriminuar në të gjitha sistemet. Të rinjtë duan të pasurohen shpejt, kriminelët kthehen në simbole dhe modele për t’u ndjekur, se kjo ka bërë që të ndryshojë krimi ndaj banditëve”, tha Shehu. Nga ana tjetër, analisti Lorenc Vangjeli tha se faji është dhe i politikës që ka imponuar axhendën e saj si problem i shqiptarëve, ndërkohë që nuk është kështu. “Të gjitha problemet zhduken dhe marrin pak vëmendje se politika ka imponuar axhendën e saj, fat i jo më shumë se 4-5 personazheve që nuk kanë qenë kurrë më parë më shumë se kaq dhe axhenda e tyre është situr si hall i shqiptarëve dhe sot jemi në momentin e shndërrimit, banditët e viteve 2000 janë shndërruar në biznesmen, por jo janë banditë. Të ndalojmë se menduari që axhenda e imponuar e politikës është hall i shoqërisë shqiptare”, tha Vangjeli.
-
VIDEO
Emisoni i plotë "Rreze Dielli, 13 Mars 2023 – Dy receta tradite /Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Ylli Merja:zhdukni kallot dhe thembrat e çara
Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije për ditën e verës në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kulaç i ëmbël me fruta të thata dhe Byrek me 12 jeshillëqe.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për 12 shenjat zodiakale për javën e tretë të muajit Mars. Në përgjithësi do të jetë një javë e qetë, por duhet të tregoheni të vëmendshëm e të kujdesshëm, pasi jemi në një javë me ndikime të forta planetare duke bërë që të jemi përpara një stuhie. Duhet të ruani qetësinë, kujdes në bisedime të jeni më konçiz si dhe me këmbë në tokë. Shenjat më të favorizuara për nisma të reja përgjatë kësaj jave janë Gaforrja, Shigjetari dhe Bricjapi, ndërsa më shumë vëmendje duhet të tregojë Ujori. Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për javën 13-19 Mars 2023.
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me Specialistin e Bimëve Mjekësore Ylli Merja, u ndalëm në problematikën më të shpeshtë të këmbëve: plasaritjet dhe çarjet e thembrave si dhe krijimi i kallove. Këto të fundit janë të bezdisshme, të shëmtuara dhe në disa raste shumë të dhimbshme. Ato krijohen si pasojë e shpërthimit të qelizave të lëkurës së vdekur. Krijohen si një zonë e trashë e ngurtësuar. Zakonisht shfaqen anash këmbëve dhe në pjesën më të madhe të rasteve shkaktohen nga këpucët e ngushta. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon që në rradhë të parë duhet të qëndrojmë të hidratuar, pasi ky është hapi i parë drejt një lëkure të shëndetshme e kjo vlen edhe për heqjen e kallove dhe plasaritjen e thembrave. Po a mund të parandalohet dhe eleminohet plasaritja, çarja e themrave dhe kallot sipas specialistit Ylli Merja? Sigurisht që po, përbërësit për këto trajtime si gjithnjë i gjeni në kuzhinën tuaj ndaj mund të nisni në çdo moment me aplikimin e këtyre kurave natyrale.
-
VIDEO
Vrasja te ‘Don Bosko’, Shehu: Shteti ëhstë kriminalizuar! Vangjeli: Krimi po sfumohet nga politika, se po imponon axhendën e saj
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha se ngjarjet kriminale janë tregues se si krimi është zhytur brenda institucioneve shqiptare.
“Krimi është futur brenda institucioneve, është futur brenda, janë shfaqje të shtetit të kriminalizuar. PS është më e inkriminuara, megjithëse janë të rinj, nuk janë shumë të vjetër, sepse janë zgjedhur për këtë punë, kanë ardhur për këtë çështje, një politikan karriere ka të tjera vizione dhe ideale dhe nuk pranon të njolloset, këtu kemi të bëjmë me marrjen e njerëzve të papërgjegjshëm për t’iu shërbyer qytetarëve, shtet i inkriminuar në të gjitha sistemet. Të rinjtë duan të pasurohen shpejt, kriminelët kthehen në simbole dhe modele për t’u ndjekur, se kjo ka bërë që të ndryshojë krimi ndaj banditëve”, tha Shehu.
Nga ana tjetër, analisti Lorenc Vangjeli tha se faji është dhe i politikës që ka imponuar axhendën e saj si problem i shqiptarëve, ndërkohë që nuk është kështu.
“Të gjitha problemet zhduken dhe marrin pak vëmendje se politika ka imponuar axhendën e saj, fat i jo më shumë se 4-5 personazheve që nuk kanë qenë kurrë më parë më shumë se kaq dhe axhenda e tyre është situr si hall i shqiptarëve dhe sot jemi në momentin e shndërrimit, banditët e viteve 2000 janë shndërruar në biznesmen, por jo janë banditë. Të ndalojmë se menduari që axhenda e imponuar e politikës është hall i shoqërisë shqiptare”, tha Vangjeli.
-
VIDEO
Lufta në KQZ, Shehu në Report Tv: Teatër për të na penalizuar! Vangjeli: Komplotistët kundër PD janë brenda partisë, jo Rama! Karma po i kthehet Berishës
Luftën që po zhvillohet tashmë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), deputeti Tritan Shehu e ka konsideruar si një lojë dhe si një teatër duke u shprehur i bindur se do i japin të drejtë Enkelejd Alibeajt.
-
VIDEO
Thembra të çara/Kallo në këmbë? Shpëtoni njëherë e përgjithmonë me këto kura natyrale nga Ylli Merja
Duke mbajtur peshën e gjithë trupit shpesh këmbët shfaqin edhe probleme të ndryshme që lidhen me mënyrën e jetesës, lodhjen, posturën apo me përdorimin e këpucëve të gabuara. Problematika më e shpeshtë e këmbëve janë plasaritjet dhe çarjet e thembrave, myku mes gishtërinjve si dhe kallot. Këto të fundit janë të bezdisshme, të shëmtuara dhe në disa raste shumë të dhimbshme. Ato krijohen si pasojë e shpërthimit të qelizave të lëkurës së vdekur. Krijohen si një zonë e trashë e ngurtësuar. Zakonisht shfaqen anash këmbëve dhe në pjesën më të madhe të rasteve shkaktohen nga këpucët e ngushta. Faktorë të tjerë mund të përmendim keqformimin e kockave, aktivitetin sportiv, etj. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon që në rradhë të parë duhet të qëndrojmë të hidratuar, pasi ky është hapi i parë drejt një lëkure të shëndetshme e kjo vlen edhe për heqjen e kallove dhe plasaritjen e thembrave. Lëkura e thatë zakonisht shkakton thembra të plasaritura. Nëse lëkura ka mungesë lagështie, ajo bëhet e ngurtë, më pak elastike dhe e prirur për plasaritje. Po a mund të parandalohet plasaritja dhe çarja e themrave sipas specialistit Ylli Merja? Sigurisht që po, përbërësit për këto trajtime si gjithnjë i gjeni në kuzhinën tuaj ndaj mund të nisni në çdo moment me aplikimin e kurave natyrale.
-
VIDEO
'Javë e rëndësishme, ruani qetësinë,mos debatoni'. Parashikimi javor nga astrologu Jorgo Pulla
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për 12 shenjat zodiakale për javën e tretë të muajit Mars. Në përgjithësi do të jetë një javë e qetë, por duhet të tregoheni të vëmendshëm e të kujdesshëm, pasi jemi në një javë me ndikime të forta planetare duke bërë që të jemi përpara një stuhie. Duhet të ruani qetësinë, kujdes në bisedime të jeni më konçiz si dhe me këmbë në tokë. Shenjat më të favorizuara për nisma të reja përgjatë kësaj jave janë Gaforrja, Shigjetari dhe Bricjapi, ndërsa më shumë vëmendje duhet të tregojë Ujori. Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për javën 13-19 Mars 2023.
-
VIDEO
Byreku i Ditës së Verës me 12 barishte nga zonja Albana
Byrek me 12 barishte
Përbërësit:
- 1 pako petë
- Spinaq
- Pazi
- Hithra
- Lëpjetë
- Labot
- Presh
- Qumështore
- Qepë të njoma
- Hudhra të njoma
- Majdanoz
- Nenexhik
- Koper
- 4 vezë
- 250 ml qumësht
- 150 ml vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë i tretur
- 200 gr djath i bardhë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Të gjitha jeshillëqet pasi i kemi larë mirë, i presim imët, i shtrydhim me duar dhe i përziejmë me djathin e thërrmuar, 3 vezë dhe pak qumësht. Pjesën tjetër të qumështit e përziejmë me 1 vezë dhe vajin e ullirit për të spërkatur petët.
Shtrojmë petët në tepsi duke i spërkatur çdo 2 petë me masën e qumështit me vaj. Vendosim mbushjen duke e hapur mirë dhe vazhdojmë me petët e tjera duke i spërkatur. Në fund e lyejmë sipërfaqen e byrekut me gjalpë të tretur dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë në 200 gradë Celsius për 45 minuta.
-
VIDEO
Kulaç i ëmbël fatsjellës për Ditën e Verës nga zonja Albana
Kulaç i ëmbël
Përbërësit:
- 700-800 gr miell
- 5 vezë
- 1 gotë kos
- 1 fç sheqer
- 100 ml vaj
- 100 ml lëng portokalli
- 1 lç vanilje
- 1 bustinë pluhur pjekës
- 1 fç fruta të thata
- 1 lç kripë
- Lëkurë portokalli
Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë kosin, vajin dhe lëngun e portokallit. Më pas shtojmë miellin, pluhurin pjekës, vaniljen, pak kripë, lëkurën e portokallit dhe frutat e thata. E punojmë mirë brumin dhe e shtrojmë në një tavë, e presim në nuska bakllavaje dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 50-60 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 13 mars 2023
Titujt e gazetave për sot, nga foltorja linçon kandidatët e PD te mazhoranca në mbrojtje të "non gratës" e deri tek fuqia e edukimit.