Rizoto me shumë shije / Oriz me pançetë në krem djathi nga zonja Albana

10 Mars 2023, 12:29 | Përditesimi i fundit: 2023-03-10 12:29:56

Oriz me pançetë në krem djathi

Përbërësit:

  • 240 gr oriz Carnaroli
  • 2 të verdha veze
  • 60 gr djathë pecorino
  • 40 gr djathë parmixhano
  • 60 gr pançetë e ëmbël
  • 1 litër lëng perimesh
  • 40 gr gjalpë
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht në një tavë skuqim orizin për disa minuta me pak vaj ulliri. Herë pas here shtojmë lëng perimesh ose mishi dhe e gatuajmë orizin si për të bërë një rizoto.

Ndërkohë në një tigan që nuk ngjit kaurdisim pançetën e prerë në rripa. Pasi të bëhet krokante, e largojmë pançetën nga tigani duke e lënë mënjanë yndyrën që ka lëshuar.

Në një enë vendosim dy të verdhat e vezëve, shtojmë djathin e deles dhe yndyrën e pançetës dhe e përziejmë me një rrahëse. Më pas shtojmë gjalpin, djathin e grirë parmixhano, kripën dhe piperin e zi të bluar. Pasi të ketë kaluar 15 minuta nga zierja e orizit, fikim zjarrin, shtojmë salcën e përgatitur, e trazojmë mirë dhe e servirim të ngrohtë me pançetën e thekur.