-
VIDEO
Vrasja e dy shoqeve-Zbardhet dinamika/I vrau një person i vetëm,urdhëroi shokët t’i groposnin (10 mars 2023)
Fati i Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut, që u zhdukën në të njëjtën datë mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004 mund të zbardhet së shpejti falë një dëshmie shumë të fortë që dha në ‘Pa Gjurmë’ dje një dëshmitare shumë e rëndësishme. Pas transmetimit të dëshmisë ekskluzive në “Pa Gjurmë” në Report Tv se 2 vajzat e zhdukura nga Tirana në vitin 2004, janë vrarë dhe janë groposur në Divjakë, Policia e Tiranës ka mbërritur në Report Tv pas dëshmisë së të resë për shoqet e saj të vrara për të marrë provat e emisionit Pa Gjurmë. Ditën e sotme është transmetuar një tjetër dëshmi nga nipi i Armand Naçit ‘Serpentes’, personit që dyshohet se groposi trupat e 2 shoqeve, duke thënë se xhaxhai i tij s’ka lidhje me ngjarjen dhe flet për një emër të tretë që është arrestuar në vitin 2005 për lëndë narkotike. Nga burimet, ’Pa Gjurmë’ zbuloi se ky person është Artan Begaj, i arrestuar korrikun e vitit 2005 me gjysëm kg heroinë. Policia e la në të njëjtën qeli me Arben Lazen, autorin e vrasjes së Arben Hoxhës që dyshohet se ekzekutoi Nertila Osmanin dhe Sonila Kryeziun, duke i vënë të dy në përgjim.Në këtë përgjim, Begaj i ka thënë Lazes se Ben Hoxha i ka vrarë dy shoqet e Tiranës dhe se ai është njoftuar nga vetë Beni, por se groposjen e dy trupave në dunat e Divjakës e ka bërë ’Serpentja’. Pas ngjarjes, Begaj ishte takuar me Arben Hoxhën dhe ‘Serpenten’ të cilët i kishin treguar ku i kishin groposur 2 shoqet. Në atë kohë ai kërkoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë duke çuar policinë në dunat e Divjakës ku pas gërmimeve nuk u gjetën eshtra. Pas 19 viteve, e njëjta dëshmi që u dha në një qeli burgu vjen nga një tjetër dëshmitare në emisionin ’Pa Gjurmë’, por kësaj here duke iu referuar ’Serpentes’, personi që dyshohet se ka groposur dy vajzat. Dëshmia e një gruaje që emisioni “Pa Gjurmë” i ruan identitetin solli tronditje të madhe tek familjarë të dy vajzave të humbura, që kërkonin të zbulonin fatin e tyre përmes emisionit “Pa Gjurmë”. Vajza e Nertila Osmanit dhe Arben Hoxhës foli sot në emisionin ‘Pa gjurmë’ duke thënë se po festonte 20-vjetorin kur mësoi deklaratën bombë. Ajo u shpreh se priste lajme të mira por nga dëshmia zbuloi se babai mund t’i ketë vrarë nënën. Teksa kërkoi që institucionet të zbardhin ngjarjen, u shpreh se s’duhet të ndërhyjë halla e saj, Enkeleida Hoxha, e cila në një mesazh drejtuar emisionit ‘Pa gjurmë’ e cilësonte ngjarjen si inskenim të ndyrë. Por sipas vajzës, Dajana Osmanit, halla po përpiqet të ruajë figurën e Arben Hoxhës por asaj i intereson të gjejë nënën. Pas dëshmive të forta, policia e Lushnjes u vu në lëvizje menjëherë dhe mori videon e denoncimit dhe dëshminë e gazetarit të emisionit, Freard Rista. Ndërkohë, zona është ende e parrethuar pasi policia po pret autorizim nga prokuroria, por edhe nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, pasi koordinatat e pretenduara janë brenda territorit të parkut Kombëtar të Divjakës. Prokuroria pritet të kërkojë dhe materialin ekskluziv që u transmetua nga emisioni 'Pa Gjurmë' në Report TV. Efektivë të forcave blu shkuan mbrëmjen e së enjtes në vendin ku sipas dëshmisë së një zonje, janë groposur dy shoqet Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu të zhdukura mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004. Gjatë deklarimit në polici, gazetari i emisionit nuk zbuloi emrin e dëshmitares, e cila nga sa ka kontaktuar me avokatin e emisionit “Pa Gjurmë” do të flasë për policinë vetëm nëse merr garanci për jetën dhe bëhet dëshmitare e mbrojtur. Arben Hoxha i bandës së Lushnjes që mbante nofkën ’Ben Komisari’ bashkëjetonte në zonën e Laprakës me Nertila Osmanin, me të cilin në vitin 203 solli në jetë dhe një vajzë. Ditën kur Nertila humbi, bashkëjetuesi i saj i tregoi se do nisej për në Gjermani dhe pas debatit mes tyre vajza u takua me shoqen e saj Sonila Kryeziu. Siç motra e saj dëshmoi në pa Gjurmë, edhe Sonila ishte larguar nga banesa pasi një djalë me emrin Dani nga Durrësi e kishte telefonuar mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004.
-
VIDEO
‘Tik tak-et e fundit të PD’, debate në Report Tv, Valteri: Do shkojë Luli nesër si Çeço! Shitblerjen e votës e shpiku PL, kush do e votonte atë kokëtul? Avokati: Basha nuk firmos
Mes këtij sfondi të nxehtë, edhe opinionistët apo ata që janë gjendur më pranë situatës në PD dhe PL së fundmi, janë ndarë në dy kampe.Halit Valteri mendon se Partia Demokratike zyrtare, jo vetëm që nuk do bëjë ‘kapriço’ për dokumentacionin që do duhet të paraqesë në KQZ, por madje do bëjë ç’është e mundur për të qenë në zgjedhje
-
VIDEO
Motra e Sonila Kryeziut: Duam të dimë ku i ka eshtrat! Mami është e shokuar, prej ditës së djeshme është mbyllur në dhomë dhe qan
Motra e Sonila Kryeziut ka folur në emisionin ‘Pa gjurmë’ duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të vihen në lëvizje për të gjetur trupin që e kërkojnë prej 19 vitesh. Sipas saj, nëna është tronditur nga dëshmia e transmetuar një ditë më parë në Report Tv ku thuhej se Arben Hoxha dyshohet se e ka vrarë bashkë me shoqen Nertila Osmani.
-
VIDEO
Motra e Arben Hoxhës dërgon mesazh në emisionin 'Pa gjurmë': Kushdo që merret me këtë inskenim të ndyrë do të përgjigjet para drejtësisë
Motra e Arben Hoxhës, Enkeleida Hoxha ka dërguar një mesazh në emisionin ‘Pa Gjurmë’ pasi një dëshmitare tha se vëllai i saj mund të ketë vrarë 2 shoqet Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu 19 vite më parë.
Hoxha e cilëson insekim ndërsa shprehet se kushdo që bën deklarata të këtij lloji do të përgjigjet para organeve të drejtësisë. Pasi lexoi mesazhin, moderatorja e emisionit, Odeta Dume sqaroi se janë të gatshëm për bashkëpunim me policinë në mënyrë që të zbardhet ngjarja së më shpejt.
-
VIDEO
Vajza e Nertila Osmanit flet në emisionin ‘Pa gjurmë’: Dëshmia ishte si bombë! Zbulova se babai mund të jetë vrasës i nënës time
Vajza e Nertila Osmanit dhe Arben Hoxhës, Dajana Osmani, 20 vjecare ka folur në lidhje live për emisionin ‘Pa gjurmë’ në Report Tv për të treguar se si u ndje kur dëgjoi dëshmitaren kur tha se i ati dyshohet që t’i ketë vrarë nënën dhe shoqen e saj.
-
VIDEO
Detaje për 2 shoqet e groposura në Divjakë, nipi i ‘Sepentes’ telefon 'Pa Gjurmë': Xhaxhai im ishte shok i ngushtë me Ben Hoxhën! I fajësoi një person i tretë për të shpëtuar veten
Nipi i Sepentes (Armand Naçit) ka zbuluar për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv se policia ka qenë në dijeni që prej vitit 2005 për groposjen e 2 shoqeve nga Arben Hoxha në dunat e Divjakës. Ai ka dhënë detaje të reja për një person të tretë që donte të shpëtonte veten duke zbuluar detaje për 2 shoqet. Sipas të dhënave që ka siguruar emisioni 'Pa gjurmë', personi i tretë është identifikuar si Artan Begaj.
-
VIDEO
Report Tv në dunat e Divjakës ku dyshohet se janë groposur 2 shoqet 19 vite më parë! Zona e parrethuar, policia po pret prokurorinë për të ndërhyrë
Një dëshmitare dha dje detaje në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv për fatin e 2 shoqeve Sonila Kryeziu dhe Nertila Osmanit, të cilat sipas saj janë ekzektuuar 19 vite më parë nga bashkëshorti i Osmanit, Arben Hoxha.
-
VIDEO
Emisoni i plotë "Rreze Dielli, 10 Mars 2023 – Tre receta plot shije / Thirrje alarmante e nutricionistit ’Sheqeri toksinë në trup’ /Habit kosovari: jetoj me 2000 kafshë të egra
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Oriz me pançetë në krem djathi / Qofte spinaqi me gjizë në shtrat salcë domateje / Petulla si sfungjer vetëm me 2 përbërës.
Me nutricionistin Altin Joka, folëm për një nga problematikat më të mëdha në shëndetin tonë. Sheqeri, i konsideruar si “vrasësi i ëmbël dhe i heshtur”. Po si vepron sheqeri në organizmin tonë? Sa gram sheqer është norma ditore që duhet të konsumojmë dhe që mos të na ndikojë keq? Po tek fëmijët çfarë pasojash sjell? A ekziston vërtet varësia ndaj sheqerit dhe cilat janë arsyet fizike dhe psikologjike që na bëjnë të varur nga të ëmblat? Problematike nuk janë vetëm tortat, biskotat e çokollatat, të njohura për përqendrimin e lartë të sheqerit, por edhe produktet e gatshme ushqimore të ashtuquajturat „sheqer i fshehur". Sa të dëmshme janë ato dhe si na ndikojnë në kalimin lehtësisht të normës së përmbajtjes së sheqerit në gjak?
Në studion e “Rreze Dielli” me një personazh tejet interesant. Mund të quhet Mogli i kohëve moderne …një njeri që jeton me kafshët dhe i ka si familjen e tij. Hysni Rexhaj, që prej moshës 5 vjecare ka patur pasion të merrej me botën e egër , duke e nisur fillimisht me pëllumbat dhe shqiponjat, deri në moshën 12 vjecare...Djaloshi kujdesej për to, si për pjestarët e familjes së tij, duke koleksionuar specie nga më të pazakontat që gjente. Më pas pasioni iu zhvillua dhe nisi të kujdesej dhe për kafshë të tjera të egra, duke u njohur në Gjakovë si personazhi i pazakontë kontrovers. Edhe gjatë regjimit serb ai nuk e harroi këtë pasion, ku pas mbarimit të shërbimit ushtarak, kafshët tek ferma shtoheshin dita-ditës ujqër, majmun, struc, dhelpra, gjarpërinjë e lloj lloj kafshësh të pazakonta. Hysniu thotë se këtë dhunti ia ka dhënë Zoti dhe se i është shumë mirënjohës atij. Që fëmijë kishte ëndërruar që të mbante ujqër në oborrin e shtëpisë dhe sot ëndrra iu bë realitet.
-
VIDEO
Gazetari përplaset me përfaqësuesen e Rithemelimit: Jeni fashista keni uzurpuar selinë e PD-së! Kalaja: Ne s’po gënjejmë, i vetmi që mashtron është Basha
Me debate të ashpra është shoqëruar diskutimi në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, mes përfaqësueses së Rithemelimit Adriana Kalaja dhe gazetarit Reldar Deda sa i përket luftës brenda dy kampeve të Partisë Demokratike
-
VIDEO
Habit 55 vjeçari: Jetoj me ujkun, dhelprën, strucin dhe shqiponjën. Foto e tij në gojën e ujkut ka bërë xhiron e botës
Në studion e “Rreze Dielli” me një personazh tejet interesant. Mund të quhet Mogli i kohëve moderne …një njeri që jeton me kafshët dhe i ka si familjen e tij. Hysni Rexhaj, që prej moshës 5 vjecare ka patur pasion të merrej me botën e egër , duke e nisur fillimisht me pëllumbat dhe shqiponjat, deri në moshën 12 vjecare...Djaloshi kujdesej për to, si për pjestarët e familjes së tij, duke koleksionuar specie nga më të pazakontat që gjente. Më pas pasioni iu zhvillua dhe nisi të kujdesej dhe për kafshë të tjera të egra, duke u njohur në Gjakovë si personazhi i pazakontë kontrovers. Edhe gjatë regjimit serb ai nuk e harroi këtë pasion, ku pas mbarimit të shërbimit ushtarak, kafshët tek ferma shtoheshin dita-ditës ujqër, majmun, struc, dhelpra, gjarpërinjë e lloj lloj kafshësh të pazakonta. Hysniu thotë se këtë dhunti ia ka dhënë Zoti dhe se i është shumë mirënjohës atij. Që fëmijë kishte ëndërruar që të mbante ujqër në oborrin e shtëpisë dhe sot ëndrra iu bë realitet.
-
VIDEO
Trondit nutricionisti Altin Joka: Po vdisni çdo ditë nga pak… zbuloni shkakun!
Me nutricionistin Altin Joka, folëm për një nga problematikat më të mëdha në shëndetin tonë. Sheqeri, i konsideruar si “vrasësi i ëmbël dhe i heshtur”. Po si vepron sheqeri në organizmin tonë? Sa gram sheqer është norma ditore që duhet të konsumojmë dhe që mos të na ndikojë keq? Po tek fëmijët çfarë pasojash sjell? A ekziston vërtet varësia ndaj sheqerit dhe cilat janë arsyet fizike dhe psikologjike që na bëjnë të varur nga të emblat? Problematike nuk janë vetëm tortat, biskotat e çokollatat, të njohura për përqendrimin e lartë të sheqerit, por edhe produktet e gatshme ushqimore të ashtuquajturat „sheqer i fshehur". Sa të dëmshme janë ato dhe si na ndikojnë në kalimin lehtësisht të normës së përmbajtjes së sheqerit në gjak?
-
VIDEO
Petulla si sfungjer vetëm me 2 përbërës, pa vezë dhe pa qumësht nga zonja Albana
Petulla si sfungjer
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 350 ml ujë
- 1 lç sheqer
- 1 lç kripë
- 1 lç vaj
- 1 lç maja e thatë
- Vaj bimor për skuqje
Përgatitja:
Në ujin e ngrohtë tresim majanë, sheqerin dhe kripën. E trazojmë mirë, më pas shtojmë 1 lugë të vogël vaj dhe miellin të cilin e shtojmë lugë-lugë gradualisht duke e përzier. E punojmë mirë brumin e petullave, e mbulojmë me një celefon dhe e lemë të pushojë për 15 minuta. Pas këtij minutazhi lagim duart me pak vaj, e punojmë përsëri brumin dhe e lemë të pushojë dhe 30 minuta të tjera.
Pasi brumi ka ardhur plotësisht e ndajmë në kuleçë të vegjël. I mbulojmë kuleçët me një pecetë dhe i lemë për 5 minuta sa të nxehet vaji. Secilin kulaç e hapim sa pëllëmba e dorës, krijojmë një hapësirë në mes dhe i vendosim petullat të skuqen në vaj të nxehtë për pak minuta nga secila anë.