• VIDEO

    Jetë mes maleve në Gurrën e Zezë (12 mars 2023)

    “Jetë mes maleve në Gurrën e Zezë” kështu e kemi titulluar reportazhin e radhës në fshatin Dardhë të Librazhdit. 700 metra mbi nivelin e detit, personazhi I reportazhit, kryetari I fshatit, mësuesi I vjetër Sami Çerkezi, sjell jehonën e jetës së 1200 banorëve të 7 fshatrave lart, mes maleve dhe më pas, ndalesë në gjurmët e via Egnatias ose Rrugës Egnatia, ndërtuar nga romakët plot 800 vjet më parë. Por edhe punën në një mulli bloje me ujë ngritur para 120 vjetësh.

  • VIDEO

    2 vajza me farmacinë pjesë të përbashkët të jetës, dhurojnë spektakël në “E ardhmja është vajzë” (11 mars 2023)

    Sonte në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin, vijnë 2 vajza me farmacinë pjesë të përbashkët të jetës. Freskida Miloti e cila farmacisë i ka bashkëngjitur moderimin e gjuhë-letërsinë dhe Alketa Bicja mjekësinë, ndajnë bukur rrëfimet më të sinqerta të jetës së tyre. Të jesh vajzë e fortë e t’ia dalësh në terren mashkullor është e vështirë, por të ftuarat tona dinë si të jenë të parat. Mos iu ndani as sot ekranit të Report tv, në orën 21:00 për tu mbushur me emocione të vërteta, të bukura e gjithëpërfshirëse.

  • VIDEO

    27 vite bashkë, farmacistja tregon dashurinë e bukur me burrin e jetës

     

    Sonte në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin, vijnë 2 vajza me farmacinë pjesë të përbashkët të jetës. Freskida Miloti e cila farmacisë i ka bashkëngjitur moderimin e gjuhë-letërsinë dhe Alketa Bicja mjekësinë, ndajnë bukur rrëfimet më të sinqerta të jetës së tyre. Të jesh vajzë e fortë e t’ia dalësh në terren mashkullor është e vështirë, por të ftuarat tona dinë si të jenë të parat. Mos iu ndani as sot ekranit të Report tv, në orën 21:00 për tu mbushur me emocione të vërteta, të bukura e gjithëpërfshirëse.Show less

  • VIDEO

    Në siklet me Kryeministrin, moderatorja: Më shpëtuan dritat

    Sonte në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin, vijnë 2 vajza me farmacinë pjesë të përbashkët të jetës. Freskida Miloti e cila farmacisë i ka bashkëngjitur moderimin e gjuhë-letërsinë dhe Alketa Bicja mjekësinë, ndajnë bukur rrëfimet më të sinqerta të jetës së tyre. Të jesh vajzë e fortë e t’ia dalësh në terren mashkullor është e vështirë, por të ftuarat tona dinë si të jenë të parat. Mos iu ndani as sot ekranit të Report tv, në orën 21:00 për tu mbushur me emocione të vërteta, të bukura e gjithëpërfshirëse.

  • VIDEO

    Përlotet moderatorja teksa flet për vëllain: E kam rritur vetë

    Sonte në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin, vijnë 2 vajza me farmacinë pjesë të përbashkët të jetës. Freskida Miloti e cila farmacisë i ka bashkëngjitur moderimin e gjuhë-letërsinë dhe Alketa Bicja mjekësinë, ndajnë bukur rrëfimet më të sinqerta të jetës së tyre. Të jesh vajzë e fortë e t’ia dalësh në terren mashkullor është e vështirë, por të ftuarat tona dinë si të jenë të parat. Mos iu ndani as sot ekranit të Report tv, në orën 21:00 për tu mbushur me emocione të vërteta, të bukura e gjithëpërfshirëse.

  • VIDEO

    N’kohë-Kandidat për kryebashkiak? Një gotë me Dash Shehin, memet dhe sekretet e tij (11 mars 2023)

     

    Nga politika te familja, Dashamir Shehi ftohet për një gotë nga gazetari Ermal Qori. Humor, memet dhe etiketimi “ daja”, një intervistë e sinqert në emisionin “N’kohë”Show less

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 11 mars 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Kiara Tito pranon lidhjen me djalin e biznesmenit te prindër me lekë a ndiheni fajtor e deri tek a mbetet Meta mundësia e fundit për Berishën?

  • VIDEO

    PD në kërkim të kryetarit... ngec në KQZ dhe hetimi ndaj Ahmetaj (10 mars 2023)

    Hetimi pasuror ndaj ish zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj dhe kontrollet në banesën e bashkëjetueses së tij, Eriola Hoxha kanë hapur debate të shumta mbi fatin e zyrtarit të lartë të Partisë Socialiste.

    • VIDEO

      Hetimi ndaj Ahmetajt, gazetari Doçi: BKH po verifikon 6 vila që i përkasin atij! Kume: Ka ndikime nga jashtë! Karaj: Të përqendrohen tek lidhja me Zoton

      Hetimi pasuror ndaj ish zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj dhe kontrollet në banesën e bashkëjetueses së tij, Eriola Hoxha kanë hapur debate të shumta mbi fatin e zyrtarit të lartë të Partisë Socialiste.

    • VIDEO

      “Një zë më tha: - Ti nuk do vdesësh” Beqir Potka, arratisja drejt Amerikës në shkurt 89’ (10 mars 2023)

      Një histori e jashtëzakonshme njerëzore,në kufinjtë e të pabesueshmes është ajo e Beqir Potkës. Emri i shumë shqiptarëve ndër vite lidhet me histori arratisjesh por kjo e Beqir Potkës është një përpjekje e guximshme mes jetës dhe vdekjes. Ai shkoi drejt ëndrrës amerikane duke e marrë parasysh që mund të vdiste,por asgjë nuk e ndali.Ishte vetëm 23-vjeç kur dëshira që bluante në kokë për një jetë më të mirë drejt Amerikës do të bëhej realitet. Por ai rrugëtim është i denjë për një skenar filmi. Në fakt dikush e bëri libër dhe Beqir Potka erdhi në “Esencë” bashkë me shkrimtarin Eris Rusi i cili e ka rrëfyer historinë e tij në librin “American Dream”.

    • VIDEO

      Vrasja e 2 vajzave 19 vite më parë, policia në Report Tv merr videon që u dha në 'Pa Gjurmë'! Personi i tretë i përfshirë njoftoi uniformat blu që në vitin 2005

      Fati i Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut, që u zhdukën në të njëjtën datë mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004 mund të zbardhet së shpejti falë një dëshmie shumë të fortë që dha në ‘Pa Gjurmë’ dje një dëshmitare shumë e rëndësishme. Policia e Tiranës ka mbërritur në Report Tv pas dëshmisë së të resë për shoqet e saj të vrara për të marrë provat e emisionit Pa Gjurmë. 

      • VIDEO

        Zhdukja e 19 viteve më parë/Del emri i të dyshuarit të tretë, policia e vuri në përgjim zbuloi se...

        Pas transmetimit të dëshmisë ekskluzive në “Pa Gjurmë” në Report Tv se 2 vajzat e zhdukura nga Tirana në vitin 2004, janë vrarë dhe janë groposur në Divjakë, Policia e Tiranës ka mbërritur në Report Tv pas dëshmisë së të resë për shoqet e saj të vrara për të marrë provat e emisionit Pa Gjurmë. Ditën e sotme është transmetuar një tjetër dëshmi nga nipi i Armand Naçit ‘Serpentes’, personit që dyshohet se groposi trupat e 2 shoqeve, duke thënë se xhaxhai i tij s’ka lidhje me ngjarjen dhe flet për një emër të tretë që është arrestuar në vitin 2005 për lëndë narkotike. Nga burimet, ’Pa Gjurmë’ zbuloi se ky person është Artan Begaj, i arrestuar korrikun e vitit 2005 me gjysëm kg heroinë. Policia e la në të njëjtën qeli me Arben Lazen, autorin e vrasjes së Arben Hoxhës që dyshohet se ekzekutoi Nertila Osmanin dhe Sonila Kryeziun, duke i vënë të dy në përgjim.Në këtë përgjim, Begaj i ka thënë Lazes se Ben Hoxha i ka vrarë dy shoqet e Tiranës dhe se ai është njoftuar nga vetë Beni, por se groposjen e dy trupave në dunat e Divjakës e ka bërë ’Serpentja’. Pas ngjarjes, Begaj ishte takuar me Arben Hoxhën dhe ‘Serpenten’ të cilët i kishin treguar ku i kishin groposur 2 shoqet. Në atë kohë ai kërkoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë duke çuar policinë në dunat e Divjakës ku pas gërmimeve nuk u gjetën eshtra. Pas 19 viteve, e njëjta dëshmi që u dha në një qeli burgu vjen nga një tjetër dëshmitare në emisionin ’Pa Gjurmë’, por kësaj here duke iu referuar ’Serpentes’, personi që dyshohet se ka groposur dy vajzat. Dëshmia e një gruaje që emisioni “Pa Gjurmë” i ruan identitetin solli tronditje të madhe tek familjarë të dy vajzave të humbura, që kërkonin të zbulonin fatin e tyre përmes emisionit “Pa Gjurmë”. Vajza e Nertila Osmanit dhe Arben Hoxhës foli sot në emisionin ‘Pa gjurmë’ duke thënë se po festonte 20-vjetorin kur mësoi deklaratën bombë. Ajo u shpreh se priste lajme të mira por nga dëshmia zbuloi se babai mund t’i ketë vrarë nënën. Teksa kërkoi që institucionet të zbardhin ngjarjen, u shpreh se s’duhet të ndërhyjë halla e saj, Enkeleida Hoxha, e cila në një mesazh drejtuar emisionit ‘Pa gjurmë’ e cilësonte ngjarjen si inskenim të ndyrë. Por sipas vajzës, Dajana Osmanit, halla po përpiqet të ruajë figurën e Arben Hoxhës por asaj i intereson të gjejë nënën.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv