-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 3 mars 2023
Titujt e gazetave për sot, nga sot protesta dhe gjyqi për vulen e PD te Rama çmonton opozitën e deri tek si u lirua monstra.
-
VIDEO
Një ditë pa ngjarje.... "Meta po luan për të bëre liderin dhe një revolucion për vulën!" (2 mars 2023)
Qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në Kuvend vetëm gjatë kohës kur mbajti fjalimin e tij, pa u përballur me asnjë pyetje nga opozita, për analistin dhe botuesin Carlo Bollino është e gabuar. Regjistrimin e Partisë së Lirisë ditën e sotme në KQZ, për analistin dhe botuesin Carlo Bollino është një tregues i qartë se si Ilir Meta po tenton që të bëjë liderin e opozitës. Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati thotë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një marrëveshje në favor të të dyja palëve. Në një intervistë për ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, Bushati u shpreh se përfundmi i konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës i shërben sigurisë në rajon
-
VIDEO
Ekskluzive, SHBA kundër Berishës: Është i korruptuar, akuzat e tij qesharake (1 mars 2023)
Akuzat e ngritura drejt zyrtarëve të lartë amerikanë për gjobvënie nga Sali Berisha u hodhën poshtë sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit.Show less
-
VIDEO
VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 2 mars
-
VIDEO
Meta nxitoi të regjistronte partinë në KQZ pa pritur vendimin e Gjykatës për vulën e PD, Bollino: Po tenton të bëjë liderin e opozitës
Regjistrimin e Partisë së Lirisë ditën e sotme në KQZ, për analistin dhe botuesin Carlo Bollino është një tregues i qartë se si Ilir Meta po tenton që të bëjë liderin e opozitës. Në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, Bollino tha se gjasat nëse gjykata nuk do të marrë një vendim para 6-7 mars, kur është afati i fundit për të regjistruar partitë politike, atëherë kandidatët e Sali Berishës për Bashkitë do duhet të dalin në zgjedhje me logon e partisë së Ilir Metës.
-
VIDEO
Kosova e Serbia pro planit franko-gjerman, ish-ministri Bushati për Report Tv: Marrëveshja në favor të të dyja palëve! Përfundimi i konfliktit i shërben sigurisë rajonale
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati thotë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një marrëveshje në favor të të dyja palëve. Në një intervistë për ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, Bushati u shpreh se përfundmi i konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës i shërben sigurisë në rajon
-
VIDEO
Bollino: Rama duhet të rrinte në Kuvend! Opozita humbi besueshmërinë për 'McGonigal'! Kulluri: Seanca ishte e parakohshme! Nazarko: Hakmarrje e Berishës ndaj SHBA
Qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në Kuvend vetëm gjatë kohës kur mbajti fjalimin e tij, pa u përballur me asnjë pyetje nga opozita, për analistin dhe botuesin Carlo Bollino është e gabuar.
-
VIDEO
Vrasja e 3 grave, sociologu: Në shoqëri ekziston 'siguria e budallait'! Psikologia: Fëmijës t'i mësohet barazia, jo matematika e fizika
TIRANË- Sociologu Gëzim Tusha, e cilëson si më të rëndë pas kësaj ngjarjeje tronditëse me autor Dan Hutrën, indiferencën e shoqërisë. Në një intervistë në Report Tv, në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, sociologu e përshkruan atë që po ndodh me termin “siguria e budallait, që sipas tij, qytetarët nuk reagojnë për aq kohë se ky krim nuk i ka prekur ata në rrethin e ngushtë familjarë. Ai thotë se kjo ngjarje, është treguar se asnjë hallkë nuk po funksionon siç duhet për të ulur kriminalitetin në shoqërinë shqiptare.
-
VIDEO
"E vërteta jonë ameriakne përballë 'Non Gratave' të SHBA" (02 mars 2023)
-
VIDEO
Masakra e Dan Hutrës, Manja në Kontrast: Do marrim një nismë ligjore për të hequr gjykimin e shkurtuar për burrat që dhunojnë gratë
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë të ditur sot në Report Tv, se shumë shpejt në Komisionin e Ligjeve do të merret nisma e re për burrat që dhunojë gratë, ku do të hiqet njëherë e mirë gjykimi i shkurtuar. Kjo deklaratë e Manjës vjen pas ngjarjes horror që ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku humbën jetën tri gra nga Dan Hutra, një ish i dënuar, por i liruar disa herë për arsye që ende janë “mister”.
-
VIDEO
21 janari, Ministri i Drejtësisë për Report Tv: S’është zbardhur! Nëse ka prova se janë implikuar zyrtarë të lartë çështjen ta marrë SPAK
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, u shpreh se vrasjet e 21 janarit ende nuk janë zbardhur, ndërsa shtoi se ato ishin vrasje në bashkëpunim. Sipas Manjës, nëse zyrtarë të lartë politik janë implikuar çështjen duhet ta marrë në shqyrtim SPAK.
-
VIDEO
Manja në Report Tv: Agron Neza festoi Vitin e Ri me njerëzit e Berishës! Revolucioni opozitës mund të jetë edhe lobim rus?
Ministri i Drejtësisë e cilëson si shterpë debatin e sotëm për çështjen e Chales McGonigal, për të cilën thotë se është një çështje që i takon drejtësisë. I ftuar në emisionin Kontrast në Report Tv, Manja tha se Personi A, (Agron Neza), ka festuar Vitin e Ri 2023 me njerëz të Sali Berishës. Duke u ndalur tek akuzat e Berishës kundrejt amerikanëve, Manja tha se ka të drejtë që të ngrejë dyshimet se revolucioni i tij mund të jetë edhe një lobim rus