Meta nxitoi të regjistronte partinë në KQZ pa pritur vendimin e Gjykatës për vulën e PD, Bollino: Po tenton të bëjë liderin e opozitës

2 Mars 2023, 22:46 | Përditesimi i fundit: 2023-03-02 22:52:59

Regjistrimin e Partisë së Lirisë ditën e sotme në KQZ, për analistin dhe botuesin Carlo Bollino është një tregues i qartë se si Ilir Meta po tenton që të bëjë liderin e opozitës. Në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, Bollino tha se gjasat nëse gjykata nuk do të marrë një vendim para 6-7 mars, kur është afati i fundit për të regjistruar partitë politike, atëherë kandidatët e Sali Berishës për Bashkitë do duhet të dalin në zgjedhje me logon e partisë së Ilir Metës.