-
VIDEO
Nesër gjyqi për vulën e PD-së, Manja në Repor Tv: I vetmi interes i yni, të dimë kë kemi do të përballë në 14 maj
Ministri i drejtësisë Ulsi Manja, thotë se i vetmi interes që ka mazhoranca për seancën që do të zhvillohet nesër në Apel për vulën e PD-së është vetëm për faktin se kë do të kenë përballë ato në zgjedhjet lokale të 14 majit.
-
VIDEO
1 orë debat në Kuvend, Baçi: Tallje! 3 marsi? Çdo vendim i Gjykatës kundër nesh është shantazh! Muça: Nëse vulën e merr Berisha, fiton Rama
Edhe pse pati 1 muaj kaos në Kuvend për të folur për çështjen e McGonigal, mjaftoi vetëm 1 orë që çdo gjë të ezaurohej nga kryeministri Rama. Kampet e opinioneve janë të ndara në publikun e gjerë por edhe nga politika për këtë lëvizje të Ramës, por për deputetin e Rithemelimit, Luan Baçi seanca ishte qesharake.
-
VIDEO
Berisha tha se Dan Hutra është patronazhisht, Manja në Report Tv: Ka qenë simpatizant i flaktë i PD-së
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një intervistë për Report Tv u shpreh se Dan Hutra, autor i masakrës së trefishtë dje në Tiranë, pasi vrau tre gra dhe plagosur tre të tjera, është simpatizant i flakët i Sali Berishës. Manja i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv’, tha se ndryshe nga ajo që thotë Berisha se është patronazhist, ai në fakt është aktivist i PD-së.
-
VIDEO
Krem karamel nga zonja Albana
Krem karamel
Përbërësit:
- 1 litër qumësht
- 110 gr sheqer
- 3 vezë të plota
- 2 të verdha veze
- 1 bustinë vanilje
- 2 lgj niseshte
Për karamelin:
- 150 gr sheqer
- 5 pika lëng limoni
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim karamelin duke vendosur në një tigan sheqerin me lëngun e limonit. Sipas dëshirës mund ta përgatisim karamelin dhe thjesht me sheqerin dhe pak ujë. Ndërkohë lyejmë tasat me gjalpë.
Vendosim qumështin në tenxhere. Një gotë qumësht e ndajmë veç për të tretur niseshten. Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë niseshten e tretur me qumështin dhe vaniljen. Këtë masë e shtojmë në tenxheren me qumësht sapo të ketë filluar të ngrohet. E trazojmë mirë dhe e lemë derisa kremi të lidhet. E ndajmë me garuzhde në tasa dhe e konsumojmë pasi të jetë ftohur plotësisht.
-
VIDEO
Qofte në furrë me krem kosi nga zonja Albana
Qofte në furrë me krem kosi
Përbërësit:
- 600 gr mish i grirë
- 1 qepë
- 1 vezë
- 1 tufë majdanoz
- 2 feta bukë
- Vaj për skuqje
- Kripë, piper
Për kremin:
- 2 vezë
- 2 gota kos
- 1 gotë ujë
- 1 lgj miell
- 1 lgj gjalpë
- Kripë
Përgatitja:
Mishin e grirë e bashkojmë me qepën e grirë, vezën, bukën e njomur në ujë, kripën, piperin dhe majdanozin e grirë. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe më pas i skuqim lehtë në vaj të nxehtë. I vendosim qoftet në një tavë.
Rrahim vezët me pak miell, shtojmë kosin e holluar me pak ujë dhe e shtojmë në tavë mbi qoftet. Në fund bëjmë një spërkatje me gjalpë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur derisa kremi të mpikset.
-
VIDEO
Fërgesë me mëlçi qingji dhe gjizë nga zonja Albana
Fërgesë me mëlçi qingji dhe gjizë
Përbërësit:
- 500 gr mëlçi
- 500 gr gjizë
- 2 lgj gjalpë
- 1 spec i kuq
- 5 thelpinj hudhër
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim mëlçitë në kubikë dhe i kaurdisim në tigan me yndyrë. Më pas i largojmë mëlçitë dhe tek yndyra shtojmë miellin dhe e kaurdisim derisa të zverdhet. Shtojmë gjizën, specin e kuq djegës dhe hudhrat e shtypura.
Ndërkohë tavën e baltës e kemi nxehur paraprakisht në furrë, hedhim në të fërgesën dhe e lemë derisa yndyra të dalë në sipërfaqe të tavës.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 2 mars 2023
Titujt e gazetave për sot, nga vriten tri gra në Tiranë te Ilir Meta në "radarët"e FBI e deri tek Vllaznia bën qull Partizanin.
-
VIDEO
Video e dhunës tek vajzat adoleshente pasohet me raste të reja. Kush është përgjegjës?! (1 mars 2023)
Dhuna nuk është asnjëherë përgjigje për asnjë lloj pyetje apo situate. Por me sa duket në shoqërinë tonë një cikël zinxhir i dhunës nuk po shkëputet dot ndër breza. Ditët e fundit jemi ndeshur me video të njëpasnjëhshme të rasteve të dhunës edhe të filmuar,tek adoleshentët.Çfarë po ndodh me sjelljen e adoleshentëve? Pse rastet e dhunës kthehen edhe në një lloj shfaqeje gajasëse edhe duke bërë gati telefonin për të regjistruar gjithcka? Kush është përgjegjës për dhunën? Për këto pyetje që nuk lindën sot por për fat të keq e rilindin veten cdo ditë diskutuam në “Esencë’ me një panel profesionistësh. Me pedagogen Nora Malaj,aktivisten Edlira Çepani dhe Kluadio Pulaha nga “ALO 116”. Videot e dhunës u intepretuan në studio si një këmbanë alarmi ku po shkon shoqëria jonë. Fëmijët funksionojnë me modele dhe shembuj që ndjekin dhe adoleshentët siç citoi Edlira Çepani ndikohen shumë nga rrethi i afërt shoqëror . Jemi shndërruar në një shoqëri agresive nga një sërë modelesh jo të mira cituan panelistët ndërsa prindërimi në vetvete një institucion i rëndësishëm duket se po dështon. Trekëndëshi familje-shoqëri-shkollë është ndikuesi në jetën ë adoleshentëve. Ndërsa e vetmja zgjidhje është bashkëpunimi i të gjithë hallkave për të këputur zinxhirin toksik dhe lidhur atë të kujdesit,edukimit dhe përgjegjesisë sociale. Pa anashkaluar edhe rolin e medias sikundër përmendi edhe pedagogia Nora Malaj,si një rregullatore e kërij proçesi kompleks dhe një mesazh dërguese në lidhje më ndërgjegjësimin e vazhdueshëm mbi të gjitha llojet e dhunës.
-
VIDEO
Pasi vrau 3 gra, del FOTO e Dan Hutrës me pranga! I gjendet dhe kallashnikovi
Pasi vrau 3 gra, del FOTO e Dan Hutrës me pranga.
-
VIDEO
Zbardhet masakra/La burgun shtiu breshëri plumbash mbi 6 gra,’gjuetari’ killer i ish-të dashurave (1 mars 2023)
3 gra janë vrarë sot në Tiranë dhe 3 të tjera kanë mbetur të plagosura, dyshohet nga e njëjta dorë! Dan Hutra, 40 vjeç, fillimisht ka qëlluar më thikë të dashurën, më pas ka shkuar në shtëpinë e ish gruas me të cilën kishte një vajzë 4 muajshe, dhe me breshëri kallashnikovi ka lënë të vdekur, motrën dhe kunatën e saj! Të plagosura kanë mbetur vetë ish gruaja dhe nëna e saj! Disa minuta më vonë ka vrarë ish të dashurën tjetër 31-vjeçaren, Etleva Kurti! Është i lirë, i armatosur dhe i rrezikshëm. Një ngjarje horror është regjistruar ditën e sotme, kur Dan Hutra është autor i 3 grave të vrara sot në Tiranë.Fillimisht, rreth orës 12:15, Dan Hutra ka shkuar në zonën e Astirit dhe ka qëlluar me thikë ish të dashurën e tij, Marjana Gurakuqi.Kjo e fundit ka mbetur e plagosur, e ndërsa i ka marrë edhe paratë. Më pas, Hutra ka shkuar në zonën e Paskuqanit në tentativë për të vrarë ish gruan e tij, Elena Hysa. Mirëpo, si pasojë e breshërisë së kallashnikovit, kanë mbetur të vdekura Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Ndërsa të plagosura kanë mbetur, Elena Hysa, ish bashkëjetuesja dhe e ëma e saj, Kujtime Hysa, 60 vjeç të cilat po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës. Para se të ndodhte ngjarja, Elena Hysa e kishte denoncuar në polici për dhunë të vazhdueshme. Ndonëse gjykata e Apelit e la në burg, ai është rikthyer në gjykatën e shkallës së parë, ku ka depozituar një dokument ku pretendonte se Elena Hysa e kishte falur. Për pasojë, gjykata e shkallës së parë, e la të lirë.Ndërkohë, pas kësaj masakre, ai nuk është mjaftuar. Ai ka shkuar në Kamzë, ku ka ekzekutuar në oborrin e shtëpisë ish të dashurën tjetër, 31-vjeçaren Etleva Kurti. Me këtë të fundit, autori Dan Hutra përveç lidhjes intime, ka pasur edhe një lidhje tjetër. Etleva Kurti është e motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Agim Bucit. Vladimir Kurti në një lidhje telefonike është shprehur se autor i vrasjes së tij ka qenë pikërisht Dan Hutra, pasi e kishte kërcënuar edhe më herët, kur të dy vuanin dënimin në burgun e Drenovës.Ndërkohë, edhe në 2007, Dan Hutra është dënuar pasi ka vrarë me armë zjarri ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e kishte ekzekutuar me dy goditje me thikë në zemër e mëlçi.
-
VIDEO
Gazetarja Juli Ndriko për Report Tv: Aksidenti tragjik në Greqi më i fuqishmi deri tani, nuk ka sisteme hekurudhore të zhvilluara, 20 trupa të karbonizuar
Gazetarja Juli Ndriko tha për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj se 8 shqiptarë kanë qënë në tren në momentin kur ka ndodhur aksidenti tragjik, por fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Njëri prej tyre është në spital duke marrë mjekimet e nevojshme, por është jashtë rrezikut për jetën. Ajo theksoi se ky aksident mund të mos kishte ndodhur nëse sistemi hekurudhor do ishte i zhvilluar dhë i mirëmbajtur.
-
VIDEO
'Serial killer' në 'gjueti' të ish partnereve në Tiranë, 3 gra të vrara, 3 të plagosura! Dan Hutra vret motrën dhe kunatën e ish gruas! Ekzekutoi ish të dashurën në Kamëz, më parë qëlloi me thikë 1 tjetër
3 gra janë vrarë sot në Tiranë dhe 3 të tjera kanë mbetur të plagosura, dyshohet nga e njëjta dorë! Dan Hutra, 40 vjeç, fillimisht ka qëlluar më thikë të dashurën, më pas ka shkuar në shtëpinë e ish gruas me të cilën kishte një vajzë 4 muajshe, dhe me breshëri kallashnikovi ka lënë të vdekur, motrën dhe kunatën e saj! Të plagosura kanë mbetur vetë ish gruaja dhe nëna e saj! Disa minuta më vonë ka vrarë ish të dashurën tjetër 31-vjeçaren, Etleva Kurti! Është i lirë, i armatosur dhe i rrezikshëm.