-
VIDEO
Emisioni i plotë Rreze Dielli (1 Mars 2023)
Zonja Albana solli tre receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Simite me qiqra, receta tradicionale e nostalgjisë / Bërxolla derri me patate dhe perime / Hashure me hidërsha/barbarozë
Në studio me Gonxhe Voja, pensionistja piktore që iu rikthye ëndrrës së fëmijërisë, çel ekspozitën e tretë si piktore autodidakte. 77-vjeçarja dikur mësuese, rrëfen pasionet dhe kujdesin për veten si një vajzë e re. ”Një ëndërr e realizuar” quhet ekspozita që i ka dhënë mundësi artdashësve të Kryeqytetit që të shijonë art. “Babai nuk më ka përkrahur në rrugën e artit, por unë nuk hoqa dorë kurrë nga piktura” tha 77-vjecarja në fillim të bisedës. ”Isha 50-vjeç kur preka bojrat për herë të pare”. Ajo ende nuk e ka harruar kënaqësinë e shitjes së pikturës së parë. Pasionet e saj janë të shumta, veç pikturës, ajo qep me makinë dhe fotografon çdo gjë që syrit të artistes nuk mund t’i shpëtoj. ”Në një konkurs fotografie që u bë disa vite më parë, ku konkuronin fotograf nga e gjithë bota, u zgjodha e katërta në botë duke marrë mbi 5 milion yje vlerësuese” u shpreh ajo teksa fliste për pasionin e saj të dytë, fotografinë. Gjatë bisedës, ajo u ndal dhe në raportin e mirë që ka me ish-nxënësit e saj dhe me një në veçanti, që pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, i liroi shtëpinë e tij falas për të kaluar momentin e vështirë që po kalonte.
Një tjetër temë e diskutuar në studion e “Rreze Dielli” me avokate Mirela Jorgo dhe Beli Cafi, Presidente e Shoqatës Bukuria Shqiptare, ishte Pirateria, ç’po ndodh dhe pse është ende në lulëzim? Si mund të mbrohet në Shqipëri e drejta e autorit dhe cilat fusha janë më të prekura?
-
VIDEO
Ç'po ndodh me piraterinë?Avokatja: si më kërkoi ndihmë Arben Duka për vjedhjen e teksteve të këngëve
Pirateria, ç’po ndodh dhe pse është ende në lulëzim? Si mund të mbrohet në Shqipëri e drejta e autorit dhe cilat fusha janë më të prekura?
Për të folur për këtë temë në studion e “Rreze Dielli” ishin avokatja Mirela Jorgo dhe Beli Cafi, Presidente e Shoqatës Bukuria Shqiptare
-
VIDEO
Habit 77-vjeçarja /Nga mësuese biokimie në piktore, historia mbresëlënëse e pensionistes pasionante
Në studio me Gonxhe Voja, pensionistja piktore që iu rikthye ëndrrës së fëmijërisë, çel ekspozitën e tretë si piktore autodidakte. 77-vjeçarja dikur mësuese, rrëfen pasionet dhe kujdesin për veten si një vajzë e re.
”Një ëndërr e realizuar” quhet ekspozita që i ka dhënë mundësi artdashësve të Kryeqytetit që të shijonë art. “Babai nuk më ka përkrahur në rrugën e artit, por unë nuk hoqa dorë kurrë nga piktura” tha 77-vjecarja në fillim të bisedës. ”Isha 50-vjeç kur preka bojrat për herë të pare”. Ajo ende nuk e ka harruar kënaqësinë e shitjes së pikturës së parë. Pasionet e saj janë të shumta, veç pikturës, ajo qep me makinë dhe fotografon çdo gjë që syrit të artistes nuk mund t’i shpëtoj. ”Në një konkurs fotografie që u bë disa vite më parë, ku konkuronin fotograf nga e gjithë bota, u zgjodha e katërta në botë duke marrë mbi 5 milion yje vlerësuese” u shpreh ajo teksa fliste për pasionin e saj të dytë, fotografinë. Gjatë bisedës, ajo u ndal dhe në raportin e mirë që ka me ish-nxënësit e saj dhe me një në veçanti, që pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, i liroi shtëpinë e tij falas për të kaluar momentin e vështirë që po kalonte.
-
VIDEO
Bërxolla derri me patate dhe perime, një gatim për t’u mos humbur nga zonja Albana
Bërxolla derri me patate dhe perime
Përbërësit:
- 4 bërxolla
- 200 gr patate
- 1 lulelakër e vogël
- 1 brokoli mesatar
- 100 gr qepë
- 100 gr rrepa
- 100 gr karrota
- 100 ml verë e bardhë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Qërojmë perimet dhe i vendosim të ziejnë për pak minuta në ujë me kripë. Ndërkohë bërxollat i rrahim me çekiçin e guzhinës, i kriposim dhe piperosim. I pudrosim me pak miell dhe i skuqim në zjarr të fortë për 3 minuta. Më pas i shuajmë më verë të bardhë dhe i vendosim në furrë për 40 minuta.
Nga fundi i procesit të pjekjes mund të vendosim dhe perimet të piqen së bashku me bërxollat. Ose perimet pasi i kemi zjerë i vendosim pak në zgarë dhe i servirim se bashku me bërxollat duke i shoqëruar me salcë kosi, majonezë, hudhër e erëza.
-
VIDEO
Bërxolla derri me patate dhe perime, një gatim për t’u mos humbur nga zonja Albana
Bërxolla derri me patate dhe perime
Përbërësit:
- 4 bërxolla
- 200 gr patate
- 1 lulelakër e vogël
- 1 brokoli mesatar
- 100 gr qepë
- 100 gr rrepa
- 100 gr karrota
- 100 ml verë e bardhë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Qërojmë perimet dhe i vendosim të ziejnë për pak minuta në ujë me kripë. Ndërkohë bërxollat i rrahim me çekiçin e guzhinës, i kriposim dhe piperosim. I pudrosim me pak miell dhe i skuqim në zjarr të fortë për 3 minuta. Më pas i shuajmë më verë të bardhë dhe i vendosim në furrë për 40 minuta.
Nga fundi i procesit të pjekjes mund të vendosim dhe perimet të piqen së bashku me bërxollat. Ose perimet pasi i kemi zjerë i vendosim pak në zgarë dhe i servirim se bashku me bërxollat duke i shoqëruar me salcë kosi, majonezë, hudhër e erëza.
-
VIDEO
Simite me qiqra, receta tradicionale e nostalgjisë nga zonja Albana
Simite me qiqra
Përbërësit:
- 250 gr miell gruri
- 250 gr miell qiqrash
- 250 ml ujë
- 1 ls sheqer
- 1 ls kripë
- 18 gr maja
- Vaj ulliri ose gjalpë
Përgatitja:
Fillimisht aktivizojmë majanë duke e tretur në pak ujë, shtojmë pak miell, sheqerin dhe kripën. Bashkojmë dy llojet e miellit, shtojmë majanë e aktivizuar dhe e punojmë mirë brumin e simiteve dhe e lemë të pushojë për pak minuta. Më pas e ndajmë brumin në kuleçë dhe formojmë simite sipas madhësisë që preferojmë. Simiteve mund t’i shtojmë dhe disa kokrra qiqrash të ziera, i lyejmë me yndyrë dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Hashure me hidërsha, një mëkat i ëmbël nga zonja Albana
Hashure me hidërsha
Përbërësit:
- 1 gotë grurë
- 1 gotë sheqer
- 2 lgj niseshte
- Arra të copëtuara
- Rrush të thatë
- Kanellë pluhur
- Hidërsha
Përgatitja:
Pasi e kemi lenë grurin për disa orë në ujë e vendosim të ziejë. Sapo gruri të fillojë të zbardhet dhe të shpërthejë kokrra shtojmë sheqerin dhe e lemë në vlim për rreth 15 minuta. Niseshten e hollojmë me pak ujë dhe e shtojmë tek hashurja, shtojmë dhe gjethet e hidërshasë, rrushin e thatë dhe kanellën. Pasi e ndajmë në tasa hedhim sipër arra të thërrmuara dhe kanellë pluhur.
-
VIDEO
Auditim teknik për ndërtesat më të vjetra se 50 vjet, inxhinieri në Report Tv: Nismë e mirë, urgjente për pronat publike! Të rregullohen me ligj standardet e ndërtimit
Inxhinieri i ndërtimit Gezim Beqaj e cilëson nismën si një nismë mjaft të mirë! Në një intervistë për emisionin ‘Shtypi i Ditës’ në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, inxhinieri tha se është urgjente që të kryhet një audtim teknik sidomos për pronat publike. Megjithatë sipas Beqajt, duhet që fillimisht të rregullohen me ligj standardet për ndërtimin.
-
VIDEO
Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 28 shkurt 2023)
Zonja Albana solli tre receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byreçka me gjizë / Trishkat e Korçës, një ëmbëlsirë tradicionale / Sallatë me kus kus dhe perime
Të ftuarit e sotëm ishin Ana dhe Gjergj Kaçinari, fëmijët e kompozitorit të njohur, Alfred Kaçinari. ”Babi ka qenë shtysa jonë më e madhe për të qenë pjesë e muzikës, sigurisht dhe mami ka patur pjesën e vet” tha Ana në fillim të bisedës.
I pyetur për pjesën e marrëdhënies profesionale me Alfredin, Gjergji tha: Babi vazhdon të jetë brutal në kuptimin profesional, ai është kritiku im më i madh dhe sa herë nxjerr një këngë të re, sigurisht që është qendisur mirë”. Si motër e vëlla kanë një raport të shkëlqyer... E tillë ka qenë marrëdhënia e tyre nga fëmijëria. Janë rritur bashkë dhe shumë pasione i kanë ndarë po bashkë. Sa herë që Gjergji luan me grupin, Ana është aty në radhën e parë, si fansja më e zjarrtë e të vëllait. Herë pas here i rikthehen pianos së bashku në Akademi, jo më si dy fëmijë, por si profesionistë që kanë mbi supe shumë vite përvojë, mund dhe sakrifica për artin...
Në një lidhje skype nga Gjermania me Kampionin e Botës në Boks në kategorinë WBF, Shefat Isufi. ”Ditën e shtunë u bë ndeshja më e rëndësishme e jetës time, kundër kisha një argjentinas të peshës time dhe nuk ishte një ndeshje e lehtë”, e nis rrëfimin djali nga Lugina e Preshevës që jeton dhe punon në Gjermani prej shumë vitesh. ”Ndeshja ishte shumë e mirë nga aspekti taktik, por unë personalisht isha i pakënaqur, paçka fitores” vazhdon më pas ai. “Isha jo në gjendje të mirë shëndetësore, por forca dhe vullneti që i dhashë vetes bëri që të dal Kampion Bote dhe i thënë vetes që po, ti mundesh” shtoi Shefati teksa kishte pak vështirë në bisedë, për shkak të plagëve në fytyrë që ishin ende të freskëta. ”Kjo është për mua fitorja e 34-t në një garë të rangut profesionist dhe paçka shenjave që kam sot në fytyrë, sot jam i lumtur që flamuri shqiptar u valvit mbi supin tim si Kampion Bote.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 1 mars 2023
Titujt e gazetave për sot, nga fati i ndërtesave 50-vjeçare në dorë të Belinda Ballukut te marrëzitë e Berishës e deri tek Spartak Braho paralajmëron zhvillime të forta.
-
VIDEO
Misteri, Idajet Beqiri: Policia e di kush e vrau 22 vjecaren nga Kenia por e fsheh (28 shkurt 2023)
E mbushur me mister dhe me “shpërfillje” nga ana e drejtësisë është vdekja tragjike e 22-vjeçares nga Kenia Joy Ayoko. Edhe pse kanë kaluar shumë muaj që prej denoncimit të rastit ekskluzivisht nga emisioni i Report Tv, “Pa Gjurmë”, blutë nuk kanë ende një përgjigje se çfarë ka ndodhur me të renë keniane.
-
VIDEO
Vdekja tragjike e 22-vjeçares nga Kenia, Beqiri në Report Tv: Policia e di kush është autori por e fsheh, pushteti e ka nën fre! Avokati: Krim pasioni
E mbushur me mister dhe me “shpërfillje” nga ana e drejtësisë është vdekja tragjike e 22-vjeçares nga Kenia Joy Ayoko. Edhe pse kanë kaluar shumë muaj që prej denoncimit të rastit ekskluzivisht nga emisioni i Report Tv, “Pa Gjurmë”, blutë nuk kanë ende një përgjigje se çfarë ka ndodhur me të renë keniane.