• VIDEO

    Publik dhe jetë private?Tan Brama, Atalanta Kërçyku e Sazan Guri rrëfejnë lajmet më të "sikletshme" (28 shkurt 2023)

    Njerëzit kanë tre jetë,privaten,publiken dhe atë sekreten-thoshte shkrimtari Gabriel Garcia Marques. Jo në pak raste të treja krijojnw një lloj konfuzioni për të mbetur siç janë, veçanërisht kur fjala është njerëzit me një profil publik. Si ta menaxhojmë famën? A mund të jetë jeta private tërësisht publike? A mund ta ruash privatësinë tënde kur je njeri publik? Këto pyetje ngacmuan bisedën e radhës në “Esencë” me panelistët ambientalistin Sazan Guri,koreografin Dritan Brama dhe moderatoren Atalanta Kërçyku. Të ftuarit pranuan se sot fama matet me numrin e ndjekësve në Instagram dhe rrjetet sociale kanë ndryshuar tërësisht mënyrën sesi konsiderohet fama sot. Ata pranuan se një jëtë diskrete për personazhet e famshëm është thuajse e pamundur. “Edhe pse jam diskrete,sërish publiku është gati për sulm-shprehet moderatorja Atalanta Kërçyku. Ajo shton se i ka kushruar shumë të qenit e famshme dhe nuk nguron as ta përmendë edhe si një lloj ndërgjegjësimi faktin që shumë njerëz me profil publik kanë vuajtur psikologjikisht presionin e famës. Panelistët pranojnë se në Shqipëri fama nuk të bën të pasur dhe as paraja as fama nuk kanë rëndësi para disa gjërave të tjera më të rëndësishme në jetë.

  • VIDEO

    Pas Prokurorisë,dëshmon ekskluzivisht për ’Pa Gjurmë’/Shoqja e dhomës Emily dëshmi kontradiktore (28 shkurt 2023)

    Emily Mutua, shoqja e dhomës së 22-vjeçares nga Kenia, Joy Ayoko, ka folur ekskluzivisht për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv, ku ka treguar fakte të reja për atë që ka ndodhur 13 gushtin e vitit të kaluar. Pas dëshmisë së dhënë në polici, pak ditë më parë Emili sqaron për Report TV se nuk ka patur dijeni për lidhjen intime të Joyt me shoferin e kazinos Rodi Barçi. Sipas saj ajo atë natë ishte në punë dhe kur shkoi në shtëpi nuk e gjeti miken e saj në dhomë. Ajo tregon se nuk ishte në dijeni nëse 22-vjeçarja kishte lidhje me shoferin e kazinosë Rodi Barçi. Emily insiston se ajo nuk di se çfarë ka ndodhur atë natë, ndërsa shton se nuk ishte në dijeni nëse shoqja e saj ishte kërcënuar apo shantazhuar më parë.

     

    Dëshmia e plotë për emisionin 'Pa Gjurmë'
     

    Gazetari: Përshëndetje Emily!
    Emily Mutua: Përshëndetje!
    Gazetari: Të telefonova sepse dua të të pyes në lidhje me Joy-n dhe dëshminë që ke dhënë në fundjavë për shoqen tënde, e cila tashmë nuk jeton më.
    Emily Mutua: Po!
    Gazetari: Çfarë dëshmove, çfarë di ti për ngjarjen që ndodhi në Gusht, me Joyn?
    Emily Mutua: Unë isha në punë gjatë natës dhe shkova në shtëpi, por nuk e gjeta atë.
    Gazetari: A kishte Joy lidhje intime me shoferin e kazinosë, Rodi Barçi?
    Emily Mutua: Unë nuk e di nëse ishte një lidhje dashurie, por ata dilnin bashkë dhe ajo kurrë nuk tha që frekuentoheshin (ishin në lidhje).
    Gazetari: A e shqetësonte ai atë?
    Emily Mutua: Këtë nuk e di, më kupton, ishte çështje personale?
    Gazetari: A ke ndonjë dyshim?
    Emily Mutua: Realisht unë nuk e di se çfarë ndodhi, me të vërtetë do të doja ta dija se çfarë ndodhi. Nuk e di se çfarë ndodhi sepse kur shkova në shtëpi ajo nuk ishte atje, dhe pas 2 ditësh ajo u shfaq, e kupton?
    Gazetari: A të ka kërcënuar Rodi ndonjëherë?
    Emily Mutua: Kurrë, kurrë!
    Gazetari: Po Joy-n? A e ka kërcënuar ndonjëherë?
    Emily Mutua: Nuk e di sepse ata kishin marrëdhënie personale dhe unë nuk isha pjesë e saj.
    Gazetari: Po përpara se të ndodhte ngjarja? A të tha Joy ndonjëherë ndonjë gjë të keqe, shqetësuese?
    Emily Mutua: Jo! Ne nuk flisnim shumë për gjëra personale.
    Gazetari: As në lidhje me Rodin?
    Emily Mutua: Ne thjesht shkonim   në punë, gatuanim, hanim, kjo është e gjitha.
    Gazetari: Kur ishte hera e fundit që ti e ke takuar Joy-n?
    Emily Mutua: Në punë, më datë 12 gusht.
    Gazetari: Një ditë para ngjarjes?
    Emily Mutua: Po!
    Gazetari: Joy kurrë nuk të tha ndonjë gjë për Rodin?
    Emily Mutua: Po, ata dilnim bashkë, por kurrë nuk më tha që ai e përndiqte atë, ajo kurrë nuk u ankua për ndonjë gjë, ajo kurrë nuk më tha mua ndonjë gjë, por i ka thënë shoqes së saj të ngushtë.
    Gazetari: Joy Brenda?
    Emily Mutua: Po!

     

    Emisioni 'Pa Gjurmë' mëson se denoncimin në polici e ka bërë Emily Mutua, shoferi Rodi Barcin dhe shoferi i turnit i cili e ka dërguar në rezidencën ku qendronte 22-vjeçarja keniane. Burimet tregojnë se denoncimi është bërë rreth orës 23 të datës 13 gusht, ndërkohë që trupi i Joy-t u gjend në orët e paradites së 14 gushtit dhe u dërgua në spital.

    Por ndryshe nga sa deklaroi sot në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv, Emili ka pohuar para hetuesve një ditë më parë se Joy i ka treguar asaj shantazhet që shoferi Barçi i kishte bërë kohët e fundit për të vijuar lidhjen me njëri-tjetrin. Emili ka theksuar edhe një herë se ka dyshime që në ngjarje të jetë i përfshirë Barçi dhe persona të tjerë, por pa folur me persona specifik. Edhe pse për shantazhet e shoqes ajo tregon se është vënë në dijeni pak ditë para se të ndodhte ngjarja në gusht 2022. Hetuesit thonë se dëshmia e vajzës nuk i ndihmon për zbardhjen e ngjarjes dhe se është e pabesueshme për grupin hetimor. Emili Mutua është marrë në pyetje në ambientet e Komisariatit nr. 1 në Tiranë, por çështja tashmë po hetohet bashkë me prokurorinë direkt nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

    Shoferi i kazinosë ku punonte 22-vjeçarja nga Kenia Joy Aoko u mor në pyetje për disa orë në lidhje me dyshimet e hetuesve se mund të ketë gisht në rrahjen dhe dhunimin e të resë, e cila pas disa muajsh në koma humbi jetën në një spital në Kenia. Rodi Barci, 32 vjeç, ka deklaruar se ka qenë i lidhur me Joy-n, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kanë qenë të ndarë dhe nuk kishin më lidhje me njëri tjetrin. 22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në “half coma”, pra gjysmë koma, e pavetëdijshme dhe ndërroi jetë në Kenia.

    Kujtojmë se që prej 13 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia u shtrua për kurim në spitalin e Traumës, pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën "Pandeli Evangjeli" në Tiranë, megjithëse ngjarja është ende e mbuluar me mister.

    Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve. Dyshohet se 22 vjeçarja është hedhur nga ballkoni i dhomës së pallatit ku qëndronte, dhe denoncimin në polici e bëri nga një prej shoqeve, Emily. E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. Sipas saj vajza u kishte treguar shoqeve se përndiqej nga një shofer taksie i cili vazhdimisht i kërkonte të krijonin raporte intime.

     

  • VIDEO

    Negociatat e Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel, analisti në Report Tv: Ngërçi i Kosovës është përçarja e politikës! Shala: Serbia është fituese

    Takimi Vuçiç-Kurti solli edhe njëherë skenën e një filmi të parë në procesin e dialogut me Serbinë. Kështu nisi diskutimi i analistit Ardian Muhaj dhe ekspertit të Sigurisë, Drizan Shala, të ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj.

  • VIDEO

    Dëshmia kontradiktore të mikeve të 22-vjeçares nga Kenia: Si e akuzonte pak muaj më parë Emily-n shoqja e dhomës

    Shoqja tjetër e dhomës së Joy Ayokos, Joi Brenda në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Pa Gjurmë’ për Report Tv pak kohë më parë hodhi akuza kundrejt Emily Mutuas, për të cilën tha se ajo kishte dijeni në lidhje me atë që ndodhi më 13 gusht. Shoqja e 22-vjeçares ka të njëjtin emër si e dhunuara. Joy Brenda zbuloi detaje të rëndësishme për punonjësen e kazinosë që u hodh nga ballkoni i një hoteli në Tiranë nga persona të paidentifikuar.

  • VIDEO

    Ekskluzive/ Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia, flet për ‘Pa Gjurmë’ shoqja Emili Mutua: Ajo dilte me shoferin e kazinosë, por s'e dija se ishin në një lidhje

    Emili Mutua, shoqja e dhomës së 22-vjeçares nga Kenia, Joy Ayoko, ka folur ekskluzivisht për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv, ku ka treguar fakte të reja për atë që ka ndodhur 13 gushtin e vitit të kaluar.

  • VIDEO

    Ana dhe Gjergj Kaçinari rrëfejnë marrëdhënien motër e vëlla si dhe peshën e mbiemrit që mbajnë

    Në studio me dy artistët e familjes Kaçinari. Ana dhe Gjergj Kaçinari rrëfeyen. marrëdhënien e tyre motër - vëlla, karrierën artistike, peshën dhe përgjegjësinë e mbiemrit që mbajnë.

  • VIDEO

    Boksieri nga Kosova, kampion bote në WBF tregon momentin emocionues kur ngriti brezin e artë

    Shefat Isufi, i riu nga Kosova, kampioni i botës në ËBF, i sapo shpallur ditën e shtunë në Gjermani, tregon për momentin më emocionues kur ngriti brezin e artë gjatë ndjeshjes që i dha fitoren.

  • VIDEO

    ‘Luftë shtëpive të barit’, 9 porositë e Rrumbullakut për policinë: Kontrolle e aksione periodike! Nëse droga zbulohet nga agjenci të tjera mbani përgjegjësi

    Pas zbulimit të tre rasteve të 'shtëpive të barit' brenda 2 muajve të parë të vitit në Durrës, Fier dhe Vlorë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një mbledhje me drejtues të policisë të qarqeve dhe pikave kufitare, të cilëve u ka lënë porosi që të shtojnë kontrollet për ambientet e mbyllura ku dyshohet se kultivohet kanabisi. 

  • VIDEO

    Trishkat e korçës nga zonja Albana

    Trishkat e Korçës, keku me sherbet i fëmijërisë nga zonja Albana

    Përbërësit:

    • 3 vezë
    • 80 gr sheqer
    • 80 gr gjalpë
    • 1 fç kos
    • 250 gr miell
    • 1 lk sodë buke
    • Lëkura e 1 limoni ose portokalli
    • Bajame

    Për sherbetin:

    • 500 ml ujë
    • 700 gr sheqer 

    Përgatitja:

    Fillimisht rrahim vezët me sheqerin derisa të shkrijë. Më pas shtojmë gjalpin dhe vazhdojmë trazimin derisa masa të njëtrajtësohet. Shtojmë kosin, miellin ku kemi shtuar pak sodë buke, lekurën e grirë të portokallit ose limonit. E trazojmë mirë dhe e shtrojmë brumin e kekut në një tavë të lyer me gjalpë. Siper kekut vendosim bajamet dhe e lemë të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë Celsius. Pasi sipërfaqja ka marrë ngjyrë të bukur e lemë të ftohet dhe ndërkohë përgatisim sherbetin. Pasi ëmbëlsira është ftohur e sherbetosim me shurupin e nxehtë.

  • VIDEO

    Byreçka në vaj pa okllai me gjizë nga zonja Albana

    Byreçka në vaj pa okllai me gjizë, receta më praktike e byrekut nga zonja Albana

    Përbërësit:

    • 300 gr miell
    • 1 lç kripë
    • 1 lgj vaj ulliri
    • 150 ml ujë të vakët
    • Gjalpë / vaj për qëndrimin e brumit
    • Gjizë për mbushje

    Përgatitja:

    Fillimisht zemë brumin me miell, pak vaj ulliri, kripë dhe ujë të vakët. E punojmë mirë brumin dhe e lemë të pushojë për rreth 15 minuta. E ndajmë brumin në toptha të vegjël, i lemë 10 minuta në qetësi dhe më pas topthat i vendosim në yndyrë (në gjalpë të tretur ose vaj) për 30 minuta. Topthat e brumit i hapim me duar pa okllai, i mbushim me gjizë dhe i japim formë cilindrike. I vendosim byreçkat të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius.

     

  • VIDEO

    Kus kus me perime nga zonja Albana

    Kus kus me perime, një gatim i shëndetshëm dhe me shije nga zonja Albana

    Përbërësit:

    • 200 gr kus kus
    • 150 gr djathë tofu
    • 2 speca
    • 2 domate
    • Kaperi
    • Vaj ulliri
    • Lëng limoni
    • Nenexhik i freskët
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht presim në feta djathin tofu, ngrohim tiganin (ose skarën) dhe e pjekim për 2-3 minuta nga çdo anë. Ndërkohë kuskusin e gatuajmë duke ndjekur minutazhin e përcaktuar në paketim.

    Lajmë domatet dhe specat dhe i presim në kubikë. Përgatisim salcën marinuese duke trazuar lëngun e limonit me kripën, piperin dhe vajin e ullirit. Në fund shtojmë kaperin dhe nenexhikun e freskët.

    Pasi kuskusi të jetë zier, bashkojmë të gjithë përbërësit. Në fund shtojmë salcën marinuese dhe e shërbejmë sipas dëshirës të ngrohtë apo të ftohtë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 28 shkurt 2023

    Titujt e gazetave për sot,nga afera që "prishi" qetësinë e Ilir Metës te revolucioni vazhdon e deri tek Rama ironizon Kurtin ditën e bisedimeve me Serbinë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv