-
VIDEO
Ish-shefi i Forcave të Armatosura në Report Tv: Lufta në Ukrainë do të zgjasë minimalisht edhe 1 vit tjetër! NATO e vendosur t'i qëndroje në ndihmë
Ish shefi i Forcave të Armatosura në Shqipëri, Bardhyl Kollçaku thotë se lufta në Ukrainë do të zgjasë dhe do të jetë e vështirë për të dyja palët. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’, deputeti socialist tha se lufta minimalisht edhe një vit tjetër do të zgjasë
-
VIDEO
Udhëtoi drejt Kievit, Qefalia në Report Tv: Dramatike, pamë gra me fëmijë në duar që prisnin në radhë për një pjatë supë, por s’u mungonte optimizmi
Optimizëm nëpër rrugët e shkatërruara të Kievit! Kjo ndihet në çdo cep të qytetit dhe përjetimet e asaj situate, kur shënohen plot 1 vit nga nisja e luftës, i sjell për Report Tv, deputeti, Xhemal Qefalia, pjesë e delegacionit që ka shkuar në Ukrainë.
-
VIDEO
Burri përballet live/’S’pata kohë për familjen se isha në punë’ gruaja ’hakmerret’: Nuk e lë ta shohi djalin (24 shkurt 2023)
U njohën përmes rrjeteve sociale dhe vendosën të fejohen pak ditë më pas, 25-vjeçarja Albina Dhëmbi nënë e një djali 4 muajsh vjen të rrefejë historine jetës. Si shkak i veprimeve të nxituara të së shkuarës, sot kjo nënë ndodhet në udhëkryq. Ish-partneri Mojsi Çapuni me të cilin vendosi të lidhte jetën e ka braktisur gruan bashkë me foshnjen. Gjithçka nisi në fund të vitit 2021, kur bisedat në rrjetin social “facebook” u pasuan nga disa takime radhazi mes të rinjve moshatarë, derisa morën vendimin për të bashkëjtuar. Albina u shpërngul nga banesa në Gramsh për të jetuar në Divjakë të Lushnjës me partnerin e saj. Nuk kaloi shumë kohë kur ajo mësoi se ishte në pritje të ëmbël. Me euforinë e këtij gëzimi të pamatë, për 24-vjeçaren jeta në familjen e re nuk do të ishte sic ajo do donte. Edhe pse barku nisej t’i rritej dalëngadalë, ndërsa kishte nevojë për më shume dashuri e përkujdesje jeta e saj u kthye në ferr. Shtatzënë ajo detyrohej të bënte punë të rënda në fshat, ndërsa i shoqi nuk punonte. I alkolizuar ai nisi të vinte dorë, e bashkë me të dhunë ushtronte edhe vjehrri. Mes kësaj dhune psikologjike dhe fizike, aktet e kryera ndaj saj nga burrat e familjes kalonin kufijtë e njerëzorës. Ajo lihej shumë herë pa ngrënë edhe pse në barkun e saj po rritej një krijesë e pafajshme. E pamundur të përballonte këtë mënyrë jetese, Albina rikthehet në banesën e saj në Gramsh. 3 muaj me radhë nuk pati asnjë kontakt me ish-partnerin, ndërsa mëson se ai kishte emigruar drejt Italisë. Mbështetja më e madhe për 25-vjecaren u bë familja e saj. Babai i fëmijës nuk u duk më derë.Thuajse pak muaj më pas, më në fund ai bëhet i gjallë. Moisiu telefonoi pak ditë pasi djali erdhi në jetë shtatorin e vitit të kaluar. Kjo nuk do të ishte një telefonatë pendese e një babai që pavarësisht të gjithave kërkonte të përmirësonte marrëdhënien, por e një njeriu i cili kërcënonte gruan se do tja merrte fëmijën.Me frikën se mund ta humbasë, por edhe pa asnjë të ardhur për tu kujdesur sic duhet për të birin, kjo 25-vjeçare nga Gramshi kërkon ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë”, ndërsa ka edhe një mesazh për ish-partnerin…
-
VIDEO
Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 24 shkurt 2023)
E ftuar në studion e “Rreze Dielli” në Report TV, një nga artistet më të dashura të qytetit të Korçës. Jorgjeta Lalazi, ish-këngëtarja e grupit Nostalgjia, rrëfen jetën e saj dhe karrierën muzikore e cila e ka gjenezën nga tradita familjare korçare brez pas brezi. E njohur në të gjithë Korçën si “Lalazka e vogël”, artistja korçare u lind me muzikën, u rrit me muzikën, dhe jeton me muzikën. Ajo rrëfen se marrëdhënia me muzikën ka nisur që në moshë fare të vogël.
Jorgjeta Lalazi rrjedh nga një familje nga më të vjetrat autoktone korçare, është e bija e muzikantit, dirigjentit të talentuar, Raqi Lalazi, një pasionant i muzikës i cili zotëronte të gjitha veglat muzikore. Jorgjeta mes emocionesh tregon se ishte babai, ai që e vinte fare të vogël në gjumë me muzikë. “Nabucco” e Verdit ishte e preferuara e Jorgjetës së vogël. Tingujt e pianos dhe kitarës nuk kanë munguar kurrë në shtëpinë e saj. “Me tingujt e kitarës dhe zërin e babait, harronim çdo dhimbje e vuajtje”.
E rritur në një familje mjekësh dhe muzikantësh, pasionin për artin, muzikën dhe serenetat e vjetra e ka të trashëguar brez pas brezi. “Trashëgimia ime më e madhe e lenë nga babai në sëndukun e Lalazëve - thotë Jorgjeta, - është libri i serenetave të vjetra korçare”. Ajo mes emocionesh tregon se e pati të pamundur të studionte muzikë në Tiranë, por përsëri e gjeti rrugën e saj të artit. “Një aktore për fëmijë e lindur “ -do të shprehej regjisorja korçare e Teatrit të Kukullave, Drita Kallamata, teksa e mbështeti Jorgjeta Lalazin të punonte në këtë institucion si një imituese e zërit fëminor.
Ndër të tjera Jorgjeta Lalazi rrëfen dhe sfidën e vështirë të emigrimit në vendin fqinj, Greqi, ku ajo punonte si pjatalarëse, por këngën nuk e ndali kurrë, madje ajo e shoqëronte teksa punonte në ditët e vështira të emigrimit. “Teksa laja pjatat në restorant, këndoja, pronari i restorantit më dëgjoi e pas disa provave fillova të këndoja në bozuqe këngë të vjetra greke të trashëguara nga babai” – shprehet Jorgjeta.
Sot, Jorgjeta Lalazi është kthyer në vendlindjen e saj, Korçën e dashur, ku vazhdon traditën familjare të këndimit të serenatave, këngëve të dashurisë, të emocionit dhe përjetimit të tejskajshëm të mallit, dhimbjes e brengës. Në studion e “Rreze Dielli” ajo së bashku me grupin “Serenata të zgjedhura” dhuruan emocion përmes një kolazhi serenatash të vjetra korçare.
Nuk mund të largohesh nga Korça pa dëgjuar grupin që vazhdon e përcjell traditën e serenatave. Sot në studion e “Rreze Dielli” këngëtarja Jorgjeta Lalazi së bashku me grupin “Serenata të zgjedhura” dhuruan emocion përmes një kolazhi serenatash të vjetra korçare nga “Mariankë e vogël ti më je” tek “Bulevardi i Korçës…
Grupi ”Serenata të zgjedhura” përbëhet nga serenatistët Theofan Velko, Gjergji Terezi, Kristaq Fermani dhe dy kitaristët Kristi Sherko dhe Xhulio Morava.
Zonja Albana solli tre receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Supë krem bizele me mortadela dhe uthull balsamike/ Fasule pikante me perime/ Amvisa nga Tirana gatuan Bukë misri me presh, recetë e veçantë
-
VIDEO
3 marsi/ Debate në Report Tv, përfaqësuesi ligjor i PD: Berisha po del për vulën, s’njihet si kryetar! Burimi: S'ka lidhje! Non Grata, nocion politik, Evropa nuk mendon njëlloj si SHBA
“3 marsi” është kthyer në kryefjalën e diskutimeve për selinë blu. Në ditën kur Berisha ka paralajmëruar protestën siç e quan ai, më të madhen do të “vuloset” edhe fati i partisë demokratike. Të ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, përfaqësuesi ligjor i PD-së zyrtare, Besart Logu u shpreh se Berisha po përdor 3 marsin për të ‘trembur’ Apelin, është protestë për vulën e PD-së.
-
VIDEO
“Serenata korçare, himni nostalgjik" i dashurisë performuan 'live' në studion e Rreze Dielli
Nuk mund të largohesh nga Korça pa dëgjuar grupin që vazhdon e përcjell traditën e serenatave. Sot në studion e “Rreze Dielli” këngëtarja Jorgjeta Lalazi së bashku me grupin “Serenata të zgjedhura” dhuruan emocion përmes një kolazhi serenatash të vjetra korçare nga “Mariankë e vogël ti më je” tek “Bulevardi i Korçës…
Grupi ”Serenata të zgjedhura” përbëhet nga serenatistët Theofan Velko, Gjergji Terezi, Kristaq Fermani dhe dy kitaristët Kristi Sherko dhe Xhulio Morava.
-
VIDEO
Ish-këngëtarja e grupit Nostalgjia, rrëfen jetën e saj dhe karrierën muzikore që rrjedh nga tradita korçare
E ftuar në studion e “Rreze Dielli” në Report TV, një nga artistet më të dashura të qytetit të Korçës. Jorgjeta Lalazi, ish-këngëtarja e grupit Nostalgjia, rrëfen jetën e saj dhe karrierën muzikore e cila e ka gjenezën nga tradita familjare korçare brez pas brezi. E njohur në të gjithë Korçën si “Lalazka e vogël”, artistja korçare u lind me muzikën, u rrit me muzikën, dhe jeton me muzikën. Ajo rrëfen se marrëdhënia me muzikën ka nisur që në moshë fare të vogël.
Jorgjeta Lalazi rrjedh nga një familje nga më të vjetrat autoktone korçare, është e bija e muzikantit, dirigjentit të talentuar, Raqi Lalazi, një pasionant i muzikës i cili zotëronte të gjitha veglat muzikore. Jorgjeta mes emocionesh tregon se ishte babai, ai që e vinte fare të vogël në gjumë me muzikë. “Nabucco” e Verdit ishte e preferuara e Jorgjetës së vogël. Tingujt e pianos dhe kitarës nuk kanë munguar kurrë në shtëpinë e saj. “Me tingujt e kitarës dhe zërin e babait, harronim çdo dhimbje e vuajtje”.
E rritur në një familje mjekësh dhe muzikantësh, pasionin për artin, muzikën dhe serenetat e vjetra e ka të trashëguar brez pas brezi. “Trashëgimia ime më e madhe e lenë nga babai në sëndukun e Lalazëve - thotë Jorgjeta, - është libri i serenetave të vjetra korçare”. Ajo mes emocionesh tregon se e pati të pamundur të studionte muzikë në Tiranë, por përsëri e gjeti rrugën e saj të artit. “Një aktore për fëmijë e lindur “ -do të shprehej regjisorja korçare e Teatrit të Kukullave, Drita Kallamata, teksa e mbështeti Jorgjeta Lalazin të punonte në këtë institucion si një imituese e zërit fëminor.
Ndër të tjera Jorgjeta Lalazi rrëfen dhe sfidën e vështirë të emigrimit në vendin fqinj, Greqi, ku ajo punonte si pjatalarëse, por këngën nuk e ndali kurrë, madje ajo e shoqëronte teksa punonte në ditët e vështira të emigrimit. “Teksa laja pjatat në restorant, këndoja, pronari i restorantit më dëgjoi e pas disa provave fillova të këndoja në bozuqe këngë të vjetra greke të trashëguara nga babai” – shprehet Jorgjeta.
Sot, Jorgjeta Lalazi është kthyer në vendlindjen e saj, Korçën e dashur, ku vazhdon traditën familjare të këndimit të serenatave, këngëve të dashurisë, të emocionit dhe përjetimit të tejskajshëm të mallit, dhimbjes e brengës. Në studion e “Rreze Dielli” ajo së bashku me grupin “Serenata të zgjedhura” dhuruan emocion përmes një kolazhi serenatash të vjetra korçare.
-
VIDEO
U arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit, gjykata vendos zgjatjen e paraburgimit të 33-vjeçares ruse! Avokati: Skandal, mjerë këta që po gjykohen
Svetlana Timofeeva, 33-vjeçarja ruse paraqitet sërish sot para gjykatës pasi Prokuroria kërkon zgjatjen e afateve të paraburgimit. Këtë kërkesë, mbrojtja e kundërshton pasi Timofeeva ka kaluar afatet e paraburgimit dhe duhet te ishte liruar nga burgu.
-
VIDEO
U vu në pranga në Abu Dhabi, anëtari i bandës së Plaurent Dervishajt u mbajt 2 javë në vëzhgim para se të arrestohej! Bëri rezistencë ndaj policisë arabe
Amar Dritan Shkëmbi, anëtari i bandës së Plaurent Dervishajt, i arrestuar një ditë më parë në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe është mbajtur për rreth 2 javë nga autoritetet vendase. Burime për Report Tv bëjnë me dije se gjatë momenteve të ndërhyrjes ka bërë rezistencë dhe ka qenë pa mjet identifikimi me vete.
-
VIDEO
Elbasan/ Digjet një ‘Benz’ në lagjen '5 Maji', dyshohet e qëllimshme! Dëmtohen dhe 2 makina të parkuara pranë
Një automjet është djegur në Elbasan gjatë orëve të para të mëngjesit. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar edhe dy makina të parkuara. Ngjarja është regjistruar në orën 03:00 në lagjen ‘5 Maji’ dhe dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Mjeti tip ‘Benz’ që është djegur rezulton në pronësi të Dritan Turanit.
-
VIDEO
Fasule pikante me perime nga zonja Albana
Fasule pikante me perime
Përbërësit:
- 500 gr fasule
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 spec i kuq
- 1 karotë
- 1 kungull
- 1 lgj koncentrat domate
- Spec djegës
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
- Bimë aromatike
Përgatitja:
Pasi i kemi lenë fasulet në ujë një natë më parë, i shpëlajmë dhe i vendosim të ziejnë. Ndërkohë kaurdisim qepën me hudhrën dhe karrotën të prerë në fetëza. Më pas shtojmë pak lëng nga zierja e fasuleve, shtojmë kungullin, specin e kuq dhe një lugë salcë domate. Pasi fasulet të kenë zjerë hedhim perimet e kaurdisura, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike sipas dëshirës.
-
VIDEO
Supë krem bizele me mortadela dhe uthull balsamike nga zonja Albana
Supë krem bizele me mortadela dhe uthull balsamike
Përbërësit:
- 1 qepë
- 400 gr bizele
- 12 feta sallam mortadela
- Buljon perimesh
- Uthull balsamike
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
- Kripë
Përgatitja:
Pasi e kemi grirë imët qepën e kaurdisim në tigan me vaj ulliri. Ndihmojmë zbutjen e qepës me pak kripë dhe pasi qepa të ketë marrë ngjyrë të artë shtojmë bizelet. I trazojmë me lugë druri, shtojmë buljon perimesh dhe i lemë bizelet të ziejnë.
Më pas e kalojmë supën në blender duke e kthyer në krem. Shtojmë dhe pak vaj ulliri ekstra të virgjër. Fetat e sallamit mortadela të prera hollë i presim në rripa dhe i kaurdisim për 2 minuta në tigan të nxehtë. Servirim supën krem të bizeleve duke shtuar mortadelën krokante. Në fund shtojmë uthullën balsamike dhe pak vaj ulliri ekstra të virgjër.