Pa Gjurme e gjen 84-vjeçaren në azil,nëna mbërrin në studio/Djali me nusen mbeten gojëhapur… (21 shkurt 2023)

21 Shkurt 2023, 18:55

84-vjeçarja Naze Luka e cila kishte humbur kontaktet me të birin në Itali një muaj më parë u gjet në një azil në Tiranë falë emisionit ’Pa Gjurmë’. Nëna e cila kishte pak kohë që kishte mbërritur në qendrën e të moshuarve kishte kaluar një situatë të vështirë me shëndetin e saj, ndërsa sot fatmirësisht gëzon shëndet të mirë. Ajo nuk kishte mundur të kontaktonte me të birin Lulzim Luka, për të cilin e kishte marr malli shumë. Ajo e priti me habi prezencën e kameras në azil, ndërsa pranoi të vinte në studio e shoqëruar edhe nga një prej punonjësve pa e ditur që në studio e priste një surprizë e bukur. Jo vetëm 84-vjeçaren e përmalluar për të birin, por edhe Lulzimin, i cili sëbashku me një familjen gëzoi zemrën e nënës në komunikimin live që realizoi programi. Pasi gjeti vendndodhjen ’Pa Gjurmë’ i mundësoi nënë e bir të rilidhnin kontaktet e humbura. Emocione të papërshkrueshme për 84-vjeçaren, e cila me dashuri iu drejtua djalit, nuses dhe dy nipërve të saj të cilët nuk i mbajtën dot lotët.