Sufle e ëmbël me vezë nga zonja Albana

25 Maj, 11:01 | Përditesimi: 25 Maj, 11:01

Sufle e ëmbël me vezë

Përbërësit:

  • 7 të bardha veze
  • 2 të verdha veze
  • 60 gr sheqer
  • 15 gr miell
  • Pak lëkurë limoni e grirë
  • Gjalpë për lyerjen e tavës
  • Pak qumësht (në fund të tavës)
  • Sheqer pluhur për pudrosje

Përgatitja:

Rrahim të bardhat e vezëve derisa të fillojnë të bëhen shkumë. Shtojmë 40 gr sheqer dhe vazhdojnë rrahjen derisa të krijohet masë e fortë. Në një enë tjetër rrahim të verdhat me 20 gr sheqer derisa të zbardhen. Shtojmë miellin dhe lëkurën e limonit. Përziejmë pak nga masa e të bardhave me të verdhat. Më pas shtojmë pjesën tjetër ngadalë, me lëvizje nga poshtë lart. Lyejmë tavën me gjalpë dhe hedhim pak qumësht në fund. Formojmë 3–4 “male” me përzierjen. E pjekim në 200°C për 10–15 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. Sipër vendosim sheqer pluhur.

MC/Shqiptarja.com