Gjendet i riu nga Tepelena, u habit kur pa veten në ’Pa Gjurmë’! Nëna rrëfen takimin: Në emisionin e parë dola duke qarë, tani po dal e qeshur

9 Janar 2023, 18:50

Falë ’Pa Gjurmë’ në Report TV gjendet i riu nga Tepelena, Albido Beta, i cili kishte humbur kontaktet 11 dhjetorin e vitit të shkuar. Pas denoncimit që nëna bëri në program, më në fund 23-vjeçari vendos të thyhej heshtjen duke u bërë i gjallë për familjarët. Ai u largua nga shtëpia e gjyshes në fshatin Vasjar të Tepelenës, për të ardhur në kryeqytet, por aty humbi gjurmët. Telefoni i tij rezultoi i fikur dhe kjo vuri në lëvizje familjarët.