-
VIDEO
Berati gati për festat, kryebashkiaku Demo për Report Tv: 2022, rekord turistësh, rritje më 60% nga 2019-a! Këtu gjeni gjithçka
Berati është një prej qyteteve më të vizituar në Shqipëri nga turistë vendas dhe të huaj. Këto ditë festash e kanë gjetur qytetin e ‘një mbi një dritareve’ të ndriçuar dhe plot gjallëri. Për të folur për këtë atmosferë por edhe për turizmin në këtë qytet në një lidhje live me Report Tv ishte kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo.
-
VIDEO
Ligji për vreshtarinë, zv.ministri Civici: I japim vlerë produktit tonë, prodhuesit e verës do e deklarojnë në etikë nëse kanë përzierë rrushin e importit me atë shqiptar
Ministria e Bujqësisë me ligjin e miratuar sëfundmi për vreshtarinë synon që të mos favorizohet më produkti i importit, por t’i jepet vlerë prodhimit shqiptar. Në një intervistë për Report Tv, zv.ministri i Bujqësisë, Enio Civici shpjegon çfarë parashikon ligji, duke theksuar atë që është më e rëndësishmja, të mos lejohet më që gjatë prodhimit të verës të përzihet rrushi shqiptar me atë të importit.
-
VIDEO
U dhunua nga dy të rinj, drejtori i Postës së Lezhës: Sulm politik! Policia: Dyshohet të ketë ndodhur për motive personale, autorët ende në arrati
Drejtori i Filalit të Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku ka deklaruar se arsyeja e sulmit me grushta ndaj tij ditën e djeshme lidhet me zhvillime politike.
-
VIDEO
Gjeti arsenal armësh në shtëpitë e Ervis Martinajt dhe xhaxhallarëve të tij, policia asnjë të shoqëruar pas operacionit të djeshëm
Policia e Shtetit nuk ka shoqëruar apo arrestuar asnjë person lidhur me zbulimin dhe sekuestrimin e armëve dhe municionit luftarak të hënën në Fushë Kuqe, në banesat e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinajt, në kontrollet që zgjatën për rreth 5 orë
-
VIDEO
Rigatoni me krem djathi dele dhe proshutë derri nga zonja Albana
Rigatoni me krem djathi dele dhe proshutë derri
Përbërësit:
- 320 gr rigatoni
- 12 feta proshutë derri
- 100 ml pana e freskët
- 80 gr djathë pecorino
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Ziejmë makaronat rigatoni në ujë me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim. Ndërkohë përgatisim kremin e panës me djathë deleje. Vendosim në zjarr panën të ngrohet. Më pas shtojmë djathin pecorino të grirë imët dhe e trazojmë derisa djathi të shkrijë dhe masa të bëhet homogjene. E kalojmë të gjithë masën në një sitë dhe më pas e rrahim me një blender në mënyrë që të marrë trajtën e një kremi. Vendosim kremin në një pjatë, shtojmë makaronat rigatoni, e dekorojmë pjatën me proshutë të cilin e vendosim ashtu siç është ose sipas dëshirës mund ta bëjmë dhe pak krokante. E spërkasim me piper të freskët dhe e servirim menjëherë të ngrohtë.
-
VIDEO
Shëndetlije me arra nga zonja Albana
Shëndetlije me arra nga zonja Albana
Përbërësit:
- 2 fç miell
- 1 fç gjalpë
- 1 fç mjaltë
- 200 gr arra
- 5 vezë
- 1 gotë sheqer
- ½ lç pluhur pjekës
Sherbeti:
- 550 gr sheqer
- 450 ml ujë
- 1 limon
Përgatitja:
Fillimisht copëtojmë arrat jo shumë imët. Në një tas rrahim 4 vezë të plota dhe një të bardhë, shtojmë sheqerin, gjalpin e shkrirë dhe mjaltin. E rrahim mirë masën, më pas shtojmë arrat, pluhurin pjekës dhe pak lëkurë limoni. E trazojmë mirë dhe në fund shtojmë miellin. E përziejmë mirë derisa të bëhet si një brumë keku dhe e vendosim masën në një tavë. E nivelojmë mirë dhe e lyejmë sipërfaqen e ëmbëlsirës më një të verdhë veze të rrahur me pak qumësht. E vendosim shëndetlien të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 160 gradë Celsius për 45 minuta. E lemë të ftohet dhe më pas e sherbetosim. -
VIDEO
Sallata ruse nga zonja Albana
Sallatë ruse
Përbërësit:
- 2 fç patate të ziera
- 1 fç bizele
- 1 fç fasule
- 1 fç karota
- 1 fç panxhar
- 3 vezë të ziera
- 1 fç kastravec turshi
- 2 fç majonezë
- 1 lç uthull
- Pak kaperi
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pasi i kemi zierë të gjitha perimet i presim në kubikë të vegjël dhe i vendosim në një tas të madh ku shtojmë pak uthull, kripë, piper dhe majonezë. E trazojmë mirë dhe e lemë të qendrojë që të marinohet sa më mirë.
-
VIDEO
Fati i Ervis Martinajt, eksperti i kriminalistikës: Në lojë dinjiteti i shtetit! Të caktohet një fond i posaçëm për grup elitar hetuesish për të zbardhur zhdukjen e tij
Eksperti kriminalist, Artan Rexhepi ka deklaruar se kontrollet e policisë në vilën e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj ishin të vonuara dhe se në njëfarë mënyre tregonin sikur ai është eleminuar dhe se autoritetet po merren më shumë me klanin e viktimës sesa me autorin.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 27 dhjetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga sfidat e SPAK për 2023 te viti amerikan i Shqipërisë e deri tek Milani fiksohet me Brojën.
-
VIDEO
A është Berisha alternativa e duhur e së djathtës dhe kriza ekonomike
-
VIDEO
Krizat/ Angjeli: S’ka kaluar e keqja më e madhe, vështirësi në ekonomi deri në fund të 2023! Civici: Përshtatja me teknologjinë po pasuron kombet
Krizat që kanë goditur botën gjatë viteve të fundit kanë shkaktuar rritje të çmimeve kudo. Pandemia e Covid-19, lufta në Ukrainë dhe kriza energjetike goditën bizneset në mbarë botën dhe të vetmet që ia dolën të mbijetojnë ishin ata që u përshtatën me situatën dhe u drejtuan nga teknologjia.
-
VIDEO
Murrizi: Anëtarë të Kryesisë së Bashës kanë marrë nga Rama 86 mln euro tendera! Bejko: Berisha, i dyti pas Enver Hoxhës më i izoluari nga perëndimi
Rithemelimi’ i Sali Berishës, për ish- anëtarin e kryesisë së PD-së, Roland Bejko, nuk e ka arritur misionin e tij për të bashkuar Partinë Demokratike. Akuzave se grupi i Bashës është i shitur, i beson edhe vetë Murrizi, teksa hedh akuza të forta se anëtarët e kryesisë së PD-së së Bashës kanë marrë 86 mln euro tendera.