Antipastë festive me petë sfoljatë nga zonja Albana

29 Dhjetor 2022, 13:06

Byrek festiv me petë sfoljatë

Përbërësit:

  • 2 peta sfoljatë
  • 250 gr gjizë pa kripë
  • 250 gr spinaq
  • 3 lgj parmixhano
  • 1 kokërr vezë
  • Domate qershi

Përgatitja:

Fillimisht vendosim në një mikser ose blender spinaqin, gjizën dhe djathin e grirë parmixhano. I miksojmë mirë derisa të bëhet një masë kremoze e plotë.

Vendosim në tryezën e punës një petë sfoljatë, e lyejmë me kremin e spinaqit me gjizë dhe më pas vendosim petën tjetër sfoljatë duke e puthitur mirë. Bëjmë një prerjë në formën e një bredhi. E lyejmë në fund me një të verdhë veze dhe e dekorojmë më domate qershi. E vendosim në furrë të parangrohur të piqet për 15-20 minuta.