Liptao nga zonja Albana

30 Dhjetor 2022, 10:02

Liptao

Përbërësit:

  • 200 gr gjizë
  • 200 gr salcë kosi
  • 100 gr kastravec turshi
  • 100 gr arra
  • 4 thelpinj hudhër
  • Spec djegës
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Bashkojmë gjizën me salcën e kosit dhe e trazojmë derisa masa të homogjenizohet. Shtojmë pak vaj ulliri, kastravecin turshi të prerë në kubikë të vegjël, arrat e grira, hudhrat e shtypura dhe pak fara speci djegës. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kemi gati per ta servirur.