Brusketa me proshutë, djathë dhe reçel nga zonja Albana

30 Dhjetor 2022, 10:09

Brusketa me proshutë, djathë dhe reçel

Përbërësit:

  • 1 bukë bagete
  • Proshutë
  • Reçel
  • Krem djathi
  • Rozmarinë

Përgatitja:

Presim bagetën në feta, secilën fetë e lyejmë me krem djathi, vendosim më pas pak reçel, një fetë proshutë të vendosur si lule dhe në fund një degëz të vogël të prerë rozmarine.