Shëndetlije me arra nga zonja Albana

27 Dhjetor 2022, 11:19 | Përditesimi i fundit: 2022-12-27 11:22:01

 Shëndetlije me arra nga zonja Albana

Përbërësit:

  • 2 fç miell
  • 1 fç gjalpë
  • 1 fç mjaltë
  • 200 gr arra
  • 5 vezë
  • 1 gotë sheqer
  • ½ lç pluhur pjekës

Sherbeti:

  • 550 gr sheqer
  • 450 ml ujë
  • 1 limon

Përgatitja:
Fillimisht copëtojmë arrat jo shumë imët. Në një tas rrahim 4 vezë të plota dhe një të bardhë, shtojmë sheqerin, gjalpin e shkrirë dhe mjaltin. E rrahim mirë masën, më pas shtojmë arrat, pluhurin pjekës dhe pak lëkurë limoni. E trazojmë mirë dhe në fund shtojmë miellin. E përziejmë mirë derisa të bëhet si një brumë keku dhe e vendosim masën në një tavë. E nivelojmë mirë dhe e lyejmë sipërfaqen e ëmbëlsirës më një të verdhë veze të rrahur me pak qumësht. E vendosim shëndetlien të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 160 gradë Celsius për 45 minuta. E lemë të ftohet dhe më pas e sherbetosim.