-
VIDEO
Kudret Kokoshi/ Në Burrel më shumë vuajtje se në kampet naziste
#reporttv #dosjak I diplomuar për jurisprudencë në itali, një prej juristëve më të spikatur Shqiptarë të paraluftës, një patriot i kulluar dhe poet brilant, Kudret Kokoshi, do ta kishte vijimin e jetës së tij që gjatë Luftës së dytë botërore e deri kur të mbyllte sytë pas rënies së komunizmit, një ferr të vërtetë, ku do të ecte, gjithsesi me krenari dhe pa e ulur kokën kurrë. në vitin 1942, do të plagosez në demonstratën antifashiste në Prizren prej fashistëve italianë, në fund të Luftës i tradhëtuar nga komunistët shqiptar do të kallëzohej tek gestapo dhe do ta merrnin e do ta internonin në kampet naziste të përqendrimit, ku veç falë zotit do të mbijetonte. Fundi i Luftës, dhe triumfi i Forcave Aleate mbi Gjermaninë naziste do sillte një rreze shprese tek ai dhe shumë të të internuar të tjerë në atëo kampe përqendrimi, por ndërsa kudret Kokoshi vendos të kthehet në atdhe, këtu e priste nëj tjetër kalvar vyajtjesh, pasi për plot 2 dekada do ta mbanin të burgosur në burgjet më famëkeqe të komunizmit, dhe fill pas daljes prej tyre nëj tjetër lloj burgu e priste jashtë...
-
VIDEO
Bullizimi i vajzës së mitur në Durrës, sociologu Tushi në Report Tv: Fenomeni po zgjerohet, ka ide dominimi te adoleshentët! Hazizaj: Edukimi, çelësi
Sociologu, Gëzim Tushi tha se adoleshentët shqiptarë po rriten në një klimë të atillë ku u përcillet ideja se duhet të jenë dominantë. Në një lidhje skype për studion e Report TV, Tushi tha se fëmijët të cilët vuajnë nga bullizmi janë lehtësisht të dallueshëm dhe se familja dhe shkolla duhet të luajnë një rol më të madh në trajtimin e këtyre rasteve.
-
VIDEO
17 ditë nga vendosja e barrikadave, gazetari flet nga veriu i Kosovës për Report Tv: S’është bërë asnjë përpjekje për t'i larguar, banorët janë izoluar
Nga veriu i Kosovës, në një lidhje direkte për Report Tv, gazetari Driton Sadiku u shpreh se megjithëse është përmendur një afat për heqjen e barrikadave ende nuk ka asnjë lëvizje në terren
-
VIDEO
Greva e urisë në Elbasan, prindi i një prej invalidëve: Rama të na japë zgjidhje, ose të na pushkatojnë
Prindi i një prej invalidëve që është futur në grevë urie në Elbasan tha për Report Tv se të gjitha lekët që marrin nga kempi i çojnë për ilaçe. Ai tregon se ka një djalë të paralizuar, për të cilin duhet të kujdeset i vetëm. Ai i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i japin zgjidhje.
-
VIDEO
Elbasan/ Invalidët në grevë urie: Paketa higjeno-sanitare na u hoq padrejtësisht, s’i përballojmë dot kostot e jetesës
Një prej invalidëve që është futur në grevë urie në Elbasan, Andrea Qosja tha për Report Tv se me heqjen e paketës higjeno-sanitare nuk i përballojnë dot kushtet e jetesës. 16 mijë lekë i janë hequr, pjesë e paketës higjeno sanitare, ndërsa Qosja thotë se pjesën tjetër të kempit e çon për ilaçe. Ai thotë se e ka të pamundur të mbajë dy fëmijët, të cilët janë edhe në shkollë. Edhe ai i bën thirrje kryeministrit për t’iu dhënë një zgjidhje.
-
VIDEO
Ministria iu hoqi paketën higjieno-sanitare 16 mijë lekë, 5 invalidë në Elbasan prej 3 ditësh në grevë urie: S’tërhiqemi, Rama të na japë zgjidhje
Për të tretën ditën radhazi, pesë invalidë në Elbasan vijojnë grevën e urisë për shkak se CMAP epror u ka hequr pagesën prej 16 mijë lekë në muaj pjesë e paketës higjieno-sanitare. Report TV ishte sot në ambientin ku invalidët po mbajnë grevën, ndërsa tashmë i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që t’iu japë zgjidhje problemit të tyre.
-
VIDEO
Ylli Merja: Ja gabimi më i madh që bëni gjatë festave të fundvitit që ju çon drejt sëmundjes
Festat e fundvitit janë një moment I shumëpritur nga të gjithë. Mbledhja me njerëzit e dashur pranë një tryeze festive, bën që shpesh here të harrojmë riskun që shkaktohet nga ngrënia me tepricë e ushqimeve plot yndyrë dhe sheqer. Mjeku popullor Ylli Merja në rubrikën “Bima dhe shëndeti” në Rreze Dielli, tregoi risqet që shkaktojnë teprica me ushqimet.
-
VIDEO
Flet kryeplaku i fshatit Bërxullë: S’do ta lejojmë firmën Gener 2 të ndërtojë pa na vlerësuar pronën! Po na shpronësojnë me çmim qesharak
Kryeplaku i fshatit Bërxullë tha se ato nuk do ta lejojnë firmën ndërtuese Gener2 e cila ka fituar koncesionin për të ndërtuar aksin Thumanë-Kashar, që të zhvillojë punimet.
-
VIDEO
Ylli Merja: Ushqimet plot yndyrë të festave, ja si ta pastroni organizmin
Festat e fundvitit janë një moment I shumëpritur nga të gjithë. Mbledhja me njerëzit e dashur pranë një tryeze festive, bën që shpesh here të harrojmë riskun që shkaktohet nga ngrënia me tepricë e ushqimeve plot yndyrë dhe sheqer. Mjeku popullor Ylli Merja në rubrikën “Bima dhe shëndeti” në Rreze Dielli, tregoi risqet që vijnë teprica me ushqimet:
Risku nga sheqeri i tepërt, trashet gjaku
- Risku nga alkooli i tepërt, dëmtojnë qelizat nervore dhe mëlçinë
- Risku nga mishi i dhjamosur, rrit kolesterolin
- Risku nga brumrat, rrisin sheqerin dhe obezitetin
-
VIDEO
Bosi i lojërave të fatit i zhdukur prej 5 muajsh, RENEA 'blindon' Fushë Kuqen për 5 orë, kontroll në shtëpinë e Ervis Martinaj në Kurbin (VIDEO)
FNSH dhe RENEA kanë zhvilluar kontrolle në shtëpinë e bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej 5 muajsh. Lajmi konfirmohet nga Report Tv, ndërsa kontrolli është ushtruar orët e para të mëngjesit së ditës së sotme në shtëpinë e Martinajt në Fushë Kuqe të Kurbinit.
-
VIDEO
Makarona sufle nga zonja Albana
Makarona sufle
Përbërësit:
- 1 pako makarona
- 150 gr gjalpë
- 120 gr miell
- 1.5 litër qumësht
- 1 fç pana
- 2 të verdha veze
- Djathra të ndryshëm
- Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë më kripë 2-3 minuta më pak se sa minutazhi i përcaktuar në paketim.
Vendosim në zjarr në një tenxhere qumështin dhe panën të ngrohet. Paralelisht vendosim në një tenxhere tjetër gjalpin të shkrijë dhe kaurdisim miellin. Sapo mielli ndryshon ngjyrë shtojmë qumështin e ngrohur me panën. E trazojmë mirë me telin rrahës në mënyrë që kremi mos kokrrizohet. Rregullojmë shijen me kripë dhe arrë moskat, shtojmë 2 të verdhat e vezëve dhe djathra sipas dëshirës.
Kullojmë makaronat, shtojmë një kubik gjalpë dhe i trazojmë. Në një tavë vendosim një shtresë me kremin e përgatitur, hedhim makaronat dhe në fund shtojmë masën tjetër të kremit. E spërkasim me pak djathë të grirë dhe e vendosim suflenë me makarona të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
Antipastë festive në pak minuta nga zonja Albana
Antipastë me bukë role
Përbërësit:
- 2 feta bukë tramezini
- 4 feta proshutë miks
- 100 gr fruta të thata miks
- Krem djathi
- Rukola
Përgatitja:
Hapim në tyrezën e punës dy feta bukë tramezini. Secilën fetë e lyejmë me krem djathi, më pas vendosim pak rukola dhe proshutë. I vendosim fetat njëra mbi tjetrën, I shtypim më një pec kuzhine dhe më pas i mbështjellim në formën e një roleje. E vendosim në friogorifer për disa minuta, më pas të gjithë rolenë e lyejmë me pak krem djathi dhe e spërkasim mirë me fruta të thata miks të grira.