Rigatoni me krem djathi dele dhe proshutë derri nga zonja Albana

27 Dhjetor 2022, 11:27

Rigatoni me krem djathi dele dhe proshutë derri

Përbërësit:

  • 320 gr rigatoni
  • 12 feta proshutë derri
  • 100 ml pana e freskët
  • 80 gr djathë pecorino
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Ziejmë makaronat rigatoni në ujë me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim. Ndërkohë përgatisim kremin e panës me djathë deleje. Vendosim në zjarr panën të ngrohet. Më pas shtojmë djathin pecorino të grirë imët dhe e trazojmë derisa djathi të shkrijë dhe masa të bëhet homogjene. E kalojmë të gjithë masën në një sitë dhe më pas e rrahim me një blender në mënyrë që të marrë trajtën e një kremi. Vendosim kremin në një pjatë, shtojmë makaronat rigatoni, e dekorojmë pjatën me proshutë të cilin e vendosim ashtu siç është ose sipas dëshirës mund ta bëjmë dhe pak krokante. E spërkasim me piper të freskët dhe e servirim menjëherë të ngrohtë.