Tensionet në veri, analisti: Po cenohet siguria e Kosovës! Ish luftëtari i UÇK-së: Barrikadat janë vendosur nga grupet kriminale, të nxitur nga Vuçiç

23 Dhjetor 2022, 10:01

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Prej dy javësh veriu i Kosovës vijon të jetë i bllokuar nga barrikadat. Për analistin Agim Krasniqi kjo situatë shqetësuese ka kaluar nga përpjekje për marrëveshje në një çështje sigurie.