Patate me vezë nga zonja Albana

20 Maj, 11:41 | Përditesimi: 20 Maj, 11:41

Patate me vezë

Përbërësit:

  • 3 patate
  • 1 qepë
  • 3 vezë
  • 2 filxhanë kafeje vaj
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Qërojmë patatet dhe i presim në kubikë të vegjël. Në tigan ngrohim vajin dhe skuqim patatet derisa të marrin pak ngjyrë. Shtojmë qepën e grirë dhe e kaurdisim derisa të zbutet. Rrahim vezët me pak kripë dhe piper të zi. Hedhim vezët mbi patatet dhe qepën. E gatuajmë në zjarr të ulët derisa vezët të mpiksen dhe e shërbejmë të ngrohtë, me bukë dhe kos.

MC/Shqiptarja.com