-
VIDEO
Lulelakër në brumë të hollë nga zonja Albana
Lulelakër në brumë të hollë
Përbërësit:
- 1 lulelakër
- 1 lgj kripë
- 4 lgj miell gruri
- 2 lgj miell misri
- Ujë të gazuar
- Vaj vegjetal
- Erëza sipas dëshirës
Për salcën
- 2 lgj majonezë
- 2 lgj keçap
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 lgj majdanoz
- Hudhër të shtypur
- Piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Ziejmë lulelakrën në ujë të bollshëm me kripë për 10 minuta. Bashkojmë dy llojet e miellit me erëzat, pak kripë dhe ujë të gazuar. E përziejmë që të krijohet një masë e lëngshme dhe më pas tek kjo masë vendosim bohçet e lulelakrës, të cilat i trazojmë më kujdes në mënyrë që të vishen plotësisht me shtresën e brumit.
Nxehim vajin dhe skuqim bohçet e lulelakrës nga të gjitha anët. Pasi i skuqim i vendosim në një pjatancë ku kemi shtruar një pecetë në mënyrë që të përthithet vaji i tepërt.
Trazojmë në një tas majonezën me keçapin, vajin e ullirit, majdanozin e grirë imët, hudhrën e shtypur, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq. E vendosim salcën në një tas të vogël dhe servirim lulelakrën e skuqur.
-
VIDEO
Petulla në plloçë nga zonja Albana
Petulla në plloçë
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 250 ml qumësht
- 3 kokrra vezë
- 500 gr djathë
- 2 thelpinj hudhër
- Kripë
- Gjalpë
Përgatitja:
Trazojmë miellin me qumështin dhe kripën. E përziejmë mirë që masa të mos ketë kokrriza. Shtojmë më pas vezët një e nga një duke i trazuar me brumin. Lyejmë sipërfaqen e një tigani të sheshtë me gjalpë dhe hedhim një garuzhde brumë. E përhapim brumin e lëngshëm në gjithë sipërfaqen e tiganit dhe e lemë të piqet nga të dy anët (njësoj siç veprojmë me krepat). Kështu veprojmë me të gjithë masën e brumit për të realizuar petullat e shtrira.
Tresim gjalpë dhe e aromatizojmë me hudhra të shtypura. Lyejmë një tavë me yndyrë dhe vendosim petullat një e nga një duke i spërkatur secilën me pak gjalpë të aromatizuar dhe djathë të grirë. E vendosim tavën në furrë për 20 minuta në 200 gradë Celsius.
-
VIDEO
Në Report Tv nis ‘E vëmë me bast’, ja parashikimet e publikut dhe të Andra Markos për 3 ndeshjet e sotme
Sot nisi emisioni më i ri në Report Tv dedikuar Kampionatit Botëror “E vëmë me bast” i cili ka në fokus parashikimet se si do të dalin ndeshjet e ditës. Dashamirësit e futbollit do të kenë mundësi për të parë përballjet Angli-Iran, Senegal Holandë, SHBA-Uells.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e henë 21 nëntor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga hapen portat e hidrocentraleve e përmbytet veriu i Shqipërisë te me motin "çmendet" edhe Berisha e deri tek ceremoni spektakolare por Katari humb që në start.
-
VIDEO
Peshkatarët e varfër të lumit Shkumbin
Peshkimi me rrjeta ose bilancierë në lumin Shkumbin. Ky është subjekti I reportazhit me personazh peshkatarin Fatmir Gjoni, 49 vjecarin që ka jetuar plot 20 vjet në emigrim në disa vende të Europës. Vështirësitë e peshkimit natën, mungesa e ndihmës së shtetit për ta kthyer fshatin Vilë Bashtovë një fshat turistik, sikundër është premtuar. Ndiqni reportazhin “Peshkatarët e varfër të lumit Shkumbin”, realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa. Të djelën, premierë, ora 14.30
-
VIDEO
Peshkatarët e varfër të lumit Shkumbin (20-11-2022)
Peshkimi me rrjeta ose bilancierë në lumin Shkumbin. Ky është subjekti I reportazhit me personazh peshkatarin Fatmir Gjoni, 49 vjecarin që ka jetuar plot 20 vjet në emigrim në disa vende të Europës. Vështirësitë e peshkimit natën, mungesa e ndihmës së shtetit për ta kthyer fshatin Vilë Bashtovë një fshat turistik, sikundër është premtuar. Ndiqni reportazhin “Peshkatarët e varfër të lumit Shkumbin”, realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa. Të djelën, premierë, ora 14.30
-
VIDEO
‘E ardhmja është vajzë’/ 22 vajzat e Vllaznisë si kurrë më parë në fushën e blertë
22 vajzat e ekipit të Vllaznisë nisin sot si asnjëherë më parë emisionin “E ardhmja është vajzë”, ideuar dhe moderuar nga Ermira Çausholli. Ndryshe nga çdo herë tjetër, vajzat, të parat që kanë arritur ndonjëherë në kampionatin “Champions league” na kanë mirëpritur në fushën e blertë, këtë herë për të luajtur lojën e emocioneve dhe rrëfimeve të sinqerta. Lotët, ndjenjat e forta, pamje ekskluzive dhe një show i garantuar do të jetë ajo ç’ka do të përmbajë 90 minuta emision krahasuar me dinjitet me 90 minutat e ndeshjes së vajzave që bënë historinë.
-
VIDEO
E jashtëzakonshme, shtatzënë në ndeshjen e kupës: Po më mbronte bebi
E jashtëzakonshme, shtatzënë në ndeshjen e kupës: Po më mbronte bebi
-
VIDEO
Me lotët që nuk i ndalen Maliqi rrëfen humbjen e më të shtrenjtit
Me lotët që nuk i ndalen Maliqi rrëfen humbjen e më të shtrenjtit
-
VIDEO
Video eksluzive për “ E ardhmja është vajzë” nga ndeshja Vllaznia- Chelsea
Video eksluzive për “ E ardhmja është vajzë” nga ndeshja Vllaznia- Chelsea
-
VIDEO
Maliqi trondit meshkujt, ja mesazhi që ka për ta
Maliqi trondit meshkujt, ja mesazhi që ka për ta
-
VIDEO
Vetëm 16 vjeç dhe ka prekur Champions League, futbollistja: E kam nisur me ekip djemsh
Vetëm 16 vjeç dhe ka prekur Champions League, futbollistja: E kam nisur me ekip djemsh