-
VIDEO
Librat e VIP-at/ Shkrimtari Skeja: Disa librari nuk pranojnë botimet e mia! Berhami: Nuk i themi dot ‘jo’ emrave të njohur! Lekatari: Si e gjejnë kohën për të shkruar?
Librat e VIP-ave dhe autorët profesionistë në Panairin e Librit janë pritur me kritika. Kjo për shkak se autorët e rinj që janë shumë të talentuar nuk arrijnë të kenë hapësirë për të promovuar librat e tyre.
-
VIDEO
Mësuesi shqiptarë që shkruan poezi në Amerikë: Nxënësit nuk e dinë, do t’i suprizojë kur të kthehem
Artan kafexhiu me profesion inxhinier, prej vitesh jeton në Amerikë, ku edhe jep mësim në një gjimnaz në Neë York. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ai prezantoi librin e tij të parë me poezi “Pa moshë”.
-
VIDEO
Avokati që shkruan libra policesk, Darien Levani: Librat i shkruaj duke ndjekur gjyqet
Darien Levani është avokat në profesion por me një pasion shumë të veçantë për letërsinë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” avokati shqiptar që prej disa vitesh punon në Itali, prezantoi librin e tij të fundit “Dëborë në Tiranë”.
-
VIDEO
Korreshi për Report Tv: E turpshme vendosja e traut! Na kane vendosur dhe taksë mushkonjash! Do kërkojmë interpelancë me ministren
Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Saimir Korreshi, u shpreh se rruga ku do të vendoset trau është e vetmja rrugë që të çon në plazhin publik.
‘Marshimi ka nisur protestuesit janë në rrugë. Është e turpshme që ministrja të thotë se kjo rrugë nuk të çon në plazhin publik. Kjo është e vetmja rrugë që të çon në plazhin publik dhe plazhi publik do të jetë i vetmi që do të paguajnë me lek, te ky plazh vihet vetëm nga halli sepse ministria nuk ka bërë asgjë. Ka papastërti në nivele alarmante. Kur nuk ofrohet asnjë lloj shërbimi. Është i vetmi det që nuk i ka dalë akoma pronari. Ku do ta vërtetojnë ato se janë banorë. Nuk ka logjikë. Në pikun e plazhit këtu. Bashkia Divjakë këtu po vjedh 100 lekë. 7 taksa për të hyrë në plazhin e Divjakës për të bërë një plazh të varfër. Nuk është plazh si i Palasës ky. Është i vetmi park në Shqipëri që është ruajtur nga banorët. Ministrja duhet të heqë një herë e më parë nga ideja e çmendur, po taksohet ajri. Paguajmë dhe taksaë mushkonjash. Ka vendosur taksë mushkonjash.’- u shpreh Korreshi.
Deputeti demokrat tha se do të kërkojnë në Kuvend interpelancë me ministren e Turizmit.
‘Do kërkojmë interepelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit- u shpreh Korreshi.
-
VIDEO
Fileto viçi me kërpudha nga zonja Albana
Fileto viçi me kërpudha
Përbërësit:
- 400 gr fileto viçi
- 500 gr kërpudha
- 2 thelpinj hudhër
- Miell
- Gjalpë
- Kripë, piper
- Rozmarinë, Majdanoz
Përgatitja:
Fillimisht presim filetot në 4 pjesë të barabarta dhe i marinojmë me kripë, piper të zi. I vendosim filetot mbi njëra-tjetrën dhe i fiksojmë me spango kuzhine. Më pas i pudrosim mirë me miell dhe i vendosim të skuqen në një tigan me gjalpë, të cilin e kemi aromatizuar me një thelpi hudhër dhe një degë rozmarinë. Mishin e viçit nëse e duam të skuqur pak e lemë vetëm 4 minuta në zjarr të lartë, nëse e duam të pjekur normalisht e lëmë 6-7 minuta. E largojmë më pas nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim kërpudhat. E servirim mishin e viçit me kërpudhat spërkatur me majdanoz të freskët.
-
VIDEO
Supë me brokoli nga zonja Albana
Supë me brokoli
Përbërësit:- 1 fileto pule
- 3 patate të vogla
- 1 brokoli
- 1 karrotë
- 1 qepë e thatë
- 1 limon
- 1 vezë
- 1 kupë djathë i fortë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper, koper
Përgatitja:
Qepën dhe karrotën e grijmë imët, ndërsa patatet i presim në kubikë mesatar. Kaurdisim me vaj ulliri fillimisht qepën dhe më pas shtojmë karrotën dhe patatet. Në një tenxhere kemi zjerë mishin e pulës, buljonin e përftuar e shtojmë tek perimet. Mishin e copëtojmë në fije e shtojmë në supë së bashku me brokolin të ndarë në lule. E lëmë supën të ziejë dhe për 8 minuta duke rregulluar shijen me kripë dhe piper të zi. Rrahim vezën me lëngun e limonit dhe e shtojmë në supë. E trazojmë për 2 minuta dhe e servirim supën të ngrohtë spërkatur me koper dhe djathë të grirë kaçkavall. -
VIDEO
Axhem pilaf nga zonja Albana
Axhem pilaf
Përbërësit:
- 350 gr oriz
- 1 fk makarona fidhe
- 1 qepë
- 1 limon
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 lgj gjalpë
- Buljon mishi
- Koncentrat perimesh
- Kripë, piper i zi
- Djathë i fortë i grirë
Përgatitja:
Fillimisht lajmë orizin, kullojmë ujin dhe e spërkasim me lëng limoni. Në një tigan me gjalpë dhe vaj ulliri kaurdisim makaronat fidhe derisa të marrin pak ngjyrë, më pas shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Sapo kokrrat e orizit të fillojnë të zbardhen shtojmë qepën e grirë shumë imët dhe e kaurdisim për 3-4 minuta. Më pas shtojmë buljonin e mishit së bashku me koncentratin e perimeve. Regullojmë shijen me pak kripë dhe piper dhe e lemë pilafin të ziejë për rreth 20 minuta. E servirim të ngrohtë spërkatur me djathë të fortë kaçkavall.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 18 nëntor 2022
#reportTV #lajmeshqip #lajme Titujt e gazetave për sot, nga mesazhi i Yuri Kim se një erë e re po vjen në Shqipëri te banorët e Divjakës në revoltë shkulin traun me pagesë e deri tek luftë me njëri-tjetrin.
-
VIDEO
Zhurma për Portin e Durrësit,situata në PD dhe rrëfimi i rrallë i Mero Bazes
Çfarë arriti Sali Berisha me protestën e 12 nëntorit dhe çfarë do të ndodhë me drejtimin e PD-së, ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv. Për analistin Edvin Kulluri, protesta nuk prodhoi asgjë, ndërsa Frrok Çupi thotë se Sali Berisha po bën ‘përpëlitjet e fundit’, teksa iu referuar edhe deklaratës së ambasadores Yuri Kim, e cila tha se diçka po ndodh në Shqipëri. ‘Republika e parë’, është një përpjekje e analistit Mero Bazë për të shkruar historinë politike të Kosovës përgjatë viteve 1989-1999. Mero Bazë në një rrëfim në ‘Real Story” me gazetarin Sokol Balla ka rrëfyer gjithçka, që nga momenti i parë i shkrimit të librit, pse kjo lidhje e fortë me Kosovën dhe disa pika të rëndësishme të historisë së shtetit, të anë të dokumenteve.
-
VIDEO
‘Republika e parë’, rrëfimi i Mero Bazes në ‘Real Story’: Ja si ishte Ibrahim Rugova
‘Republika e parë’, është një përpjekje e analistit Mero Bazë për të shkruar historinë politike të Kosovës përgjatë viteve 1989-1999. Mero Bazë në një rrëfim në ‘Real Story” me gazetarin Sokol Balla ka rrëfyer gjithçka, që nga momenti i parë i shkrimit të librit, pse kjo lidhje e fortë me Kosovën dhe disa pika të rëndësishme të historisë së shtetit, të anë të dokumenteve.
-
VIDEO
VIDEO HIGHLIGHTS - Deklaratat më të forta në Real Story 17 Nëntor
-
VIDEO
Protesta e Berishës/ Kulluri: Nuk prodhoi asgjë! Minzhozi: Qeveria nuk rrëzohet me manifestime! Çupi: Berisha po bën lëvizjet e fundit
Çfarë arriti Sali Berisha me protestën e 12 nëntorit dhe çfarë do të ndodhë me drejtimin e PD-së, ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv. Për analistin Edvin Kulluri, protesta nuk prodhoi asgjë, ndërsa Frrok Çupi thotë se Sali Berisha po bën ‘përpëlitjet e fundit’, teksa iu referuar edhe deklaratës së ambasadores Yuri Kim, e cila tha se diçka po ndodh në Shqipëri.