• VIDEO

    Bujar Qamili kujton skenën e viteve 80’ kur një konstum e vishnin dy artistë (22-11-2022)

    Mjeshtri I Madh Bujar Qamili rrëfen në “Esencë” pjesë nga rrugëtimi 48 vjeçar i karrierës së tij. Pamje ekskluzive nga arkiva e artistit zgjojnë nostalgjinë për atë brez që ka shijuar muzikën dhe aktivitetet artistike. Si ndryshojë jeta artistike pas viteve 90’. Koncertet jashtë vendit, kujtime me artistë e kolegë. Jeta familjare e bashkeshortore, Bujarri rrëfen se djali i tij prej vitesh është bashkepunëtori i tij më i afërt. Martesa 40 vjeçare e treguar nëpermjet fotografive personale të këngëtarit. Dy video surprise për artistin nga Klodiana vata dhe Mateus Frroku.

  • VIDEO

    Mbërrin foto ekskluzive pas 16 vitesh humbje/Babai:S’besoj,duhet të bëhem i fortë

    Një foto ekskluzive që mbërriti në redaksinë e emisionit ’Pa Gjurmë’, në Report TV, për të cilën dyshohet se i përket të riut nga Elbasani që humbi gjurmët 16 vite riktheu në vëmendje historinë e Viktor Petroshit. Ngjashmëria thuajse e pabesueshme e të riut në foton e shprepur në Gjermani, që dëshmitarja vuri në dispozicion për programin solli në studio babain e 34-vjeçarit të humbur më 29 gusht të vitit 2006 Kastriot Petroshit. Së pari ’Pa Gjurmë’ përcolli dëshminë e zonjës nga Gjermania dhe më pas shfaqi foton për familjarët. Kastriot Petroshi, babai: Një gjë dyshoj, se ai nuk ka ikur vetëm. Nuk kishte para për t’u larguar kështuqë dikush e ka ndihmuar. Nuk më ngjan, si im bir. Shumë vite kanë kaluar, por fytyra nuk ndryshon. I nuk ngjan as tek veshët, as tek balli, as tek hunda. Momentin e fundi ai ndryshoi mendje për t’u kthyer në Shqipëri. Ne kishim rënë dakord që të gjitha paratë që merrte do t’ja ruanim ne. Miri i tha shko tek një vend tjetër se këtu nuk paguhesh mirë, prandaj unë dyshoj tek ai shok. Madje këtë gjë ma ka konfirmuar edhe Viktori, që diçka të tillë ia kishte sugjeruar Miri. Odeta Dume: E shikoj që je prekur Konstandin Petroshi, babai: Epo është zemra e babës, por duhet ta mbajmë veten.Duhet të gjejmë të vërtetën e këtij personi. Por dua të di si ka mundur të iki djali im në Gjermani. I riu u zhduk papritur nga vendi i punës, më 29 gusht të vitit 2006 nga një fshat të Greqisë ku ishte i punësuar. Në telefonatën e fundit nënës i tha se do të kthehej në atdhe, por ai jo vetëm nuk u kthye por ka humbur përgjithnjë nga kjo jetë edhe nënën e tij. Pronari grek që e kishte punësuar emigrantin shqiptar prej një viti pranoi të bashkëpunonte me policinë, si personi i fundit që pati kontakt me Viktorin pak orë pasi ai të humbte gjurmët. Nga ana tjetër familjarët kanë bërë edhe kërkimet e tyre, ku ndër të tjera kanë mundur të zbulojnë lidhjen shoqërore që 34-vjeçari ka patur me një djalë nga Korça, i cili punonte në të njëjtin fshat të Greqisë. Nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ është pikërisht ky person tek i cili vëllai i Vikorit, Ilir Petroshi dyshon se mban peng të vërtetën për fatin e familjarit të humbur. Stafi i programit bëri të mundur komunikimin me këtë person i cili hodhi poshtë akuzat e ngritura në studio. Me lot në sy, i dëshpëruar babai Konstandin Petroshi është drejtuar gjinnjë me një apel për ndihmë, duke ia falur cdo gabim mjafton që i biri të jetë gjallë.

  • VIDEO

    KATAR 2022/ Humbja e Argjentinës, braziliania në festë nga Katari live në Report Tv! Përshëndet shqiptarët

    Humbja e Argjentinës përveçse ka bërë që në Arabi Saudite të ketë festë kombëtare një tjetër komb që është në ‘festë’ janë rivalët e përjetshëm të Argjentinës.

  • VIDEO

    Deklaratat e Kurtit dhe Osmanit për Borrell, Zeka: Skizofreni! Janë injorantë në politikën e jashtme

    Analisti Milaim Zeka është shprehur ashpër ndaj deklaratave të bëra nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani, pas dështimit të takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

  • VIDEO

    Gati për të pritur Dua Lipën, nënkryetarja e Bashkisë: Mbyll turin botëror të albumit ‘Future Nostalgia’ vetëm në Shqipëri koncerti falas

    Tirana ka nisur të ndjejë ethet e emocioneve që do të përcjellë Dua Lipa mbrëmjen e 28 nëntorit. Në sheshin ‘Skënderbej’ ku qytetarët do të ndjekin falas performancën e këngëtares me famë botërore kanë nisur përgatitjet për të përcjellë atmosferën elektrizuese për festat kombëtare.

    • VIDEO

      Bëni këto ushtrime dhe largoni dhimbjen e kokës dhe stresin, teknika super efikase nga Amadea Stefa

      Amadea Stefa është mjeshtre e meditimit Tao. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” ajo tregoi disa teknika tëpër efikase që ju ndihmojnë në largimin e dhimbjeve të kokës dhe stresit.

       

    • VIDEO

      Si të largojmë njollat e vajit në pak sekonda dhe të përgatisim detergjent pastrimi në shtëpi

      Në rubrikën “Bëje vet” këtë javë blogerja Erdona Bjeshkaj tregoi se si mund të hiqni njollat e vajit nga veshjet tuaja si dhe përgatitjen e një detergjenti në kushte shtëpie.

    • VIDEO

      Puding me hurma dhe banane nga zonja Albana

      Puding me hurma dhe banane
      Përbërësit:

      • 2 hurma
      • 2 banane
      • 1 fk arra
      • 1 fk kakao
      • Arrë kokosi

      Përgatitja:
      Qërojmë bananet, i ndajmë në feta dhe i vendosim në një blender kuzhine. Shtojmë pjesën e tultë të hurmave, arrat dhe kakaon. Realizojmë një masë kremoze të cilën e hedhim në gota ëmbëlsirash duke i spërkatur në fund me pluhur arrë kokosi.
       

    • VIDEO

      Koropoqe me lëng - Tradita çame nga zonja Albana

      Koropoqe me lëng – tradita çame
      Përbërësit:

      • Për koropoqet:
      • 1 e ½ fç miell gruri
      • 1 e ½ fç miell misri
      • 4 kokrra vezë
      • 1 gotë kos
      • 1 fk vaj ulliri
      • Gjalpë
      • Kripë

      Për lëngun:

      • 2 lgj miell
      • 3 lgj gjalpë të tretur
      • 2 thelpinj hudhër
      • 2 gota kos
      • 3 vezë
      • 1 gotë lëng mishi
      • Kripë

      Përgatitja:
      Në një tas vendosim miellin e grurit, më pas shtojmë miellin e misrit duke e situr, hedhim vezët, kosin, vajin  e ullirit dhe kripën. Zemë brumin dhe e lemë të pushojë për 30 minuta. Pasi brumi ka pushuar e hapim mbi tryezën e punës si një petë të trashë. E presim në shirita me anë të një thike ose prerëse kuzhine dhe më pas e ndajmë në katrorë sa më të vegjël. I spërkasim katrorët e prerë më pak miell dhe i skuqim në një tigan me vaj dhe gjalpë. 

      Ndërkohë paralelisht me skuqjen e koropoqeve (mini-petulla) përgatisim lëngun apo salcën me të cilën do të bëjmë servirjen. Kaurdisim miellin së bashku me gjalpin. Sapo mielli të marrë ngjyrë e shuajmë me një gotë lëng mishi. Shtojmë hudhrat e shtypura dhe vezët e rrahura me kosin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë masën derisa të lidhet. Vendosim tek lëngu koropoqet, bëjmë një spërkatje me gjalpë të tretur dhe e servirim gatimin të ngrohtë.  
       

    • VIDEO

      Gjellë me bishtaja, qumësht dhe vezë nga zonja Albana

      Gjellë me bishtaja, qumësht dhe vezë

      Përbërësit:

      • 1 kg bishtaja
      • 1-2 lgj gjalpë
      • 2 qepë
      • 3 vezë
      • 500 ml qumësht
      • ½ lgj miell
      • 1 lgj koncentrat
      • 1 gjethe dafine
      • 1 tufë bimë aromatike
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Pasi pastrojmë bishtajat i presim në gjysmë dhe i kaurdisim në një tigan me yndyrë. Shtojmë dhe qepën e grirë shumë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen duke e ndihmuar zbutjen me pak kripë. I lemë bishtajat të ziejnë për pak minuta duke shtuar dhe një gjethe dafine. Rrahim vezët me qumështin dhe me pak miell, këtë masë e shtojmë tek bishtajat së bashku me bimët aromatike. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë gatimin derisa qumështi me vezët të mpiksen.

    • VIDEO

      Rubrika Ciceron’/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot

      Në kuadër të “Ditëve të albanologjisë” ekspozohet sot në orën 11.30 xhubleta në mjediset e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit. Akademia e Shkencave shpall sot në orën 13.00 tri çmimet e mëdha;  “Eqrem Çabej” , “Petrit Radovicka”  dhe “Aleks Buda” .

      Në kuadër të Javëve Kombëtare të Kulturës, shfaqen sot në orën 19.00 në Arkivin e Filmit dy filmat me metrazh të shkurtër të Valmir Tërtinit, “Tradhti me letra” dhe “Vulë”.

      Do të vijojnë të mbahen deri në 25 nëntor në Qendrën për Hapje dhe Dialog “Ditët e drejtshkrimit”, me një sërë aktiviteesh të organizuara me Akademinë e Shkencave  në kuadër të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

      Ekspozita "Dhe yjet rrinë vështrojnë" e Gazmend Lekës pret vizitorët në galerinë "Fab"deri në 7 dhjetor.

      Ekspozita "Thumbi në shënjestër" me 30 punime të artistit Endri Beqo do të qëndrojë e hapur në galerinë "Tirana Ekspress" deri në 23 nëntor.

      Shënohet sot nga ora 9.00 dita e dytë  e “Librit Arbëresh”  që nis me temën “Migrimi i shqiptarëve në Itali mes mitit dhe historisë”. Aktivitetet vijojnë deri nesër, në Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 22 nëntor 2022

      Titujt e gazetave për sot, nga shpërblimi i fundvitit do jetë 5 mijë lekë për pensionistët te qeveria hap portat e digave dhe vazhdon të importojë energji e deri tek Anglia i nxjerr gjak Iranit e Holanda fitore me llogari.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv