-
VIDEO
Lorenc Vangjeli: Strategjia e Berishës me protesta është defaktorizmi i parlamentit
Sali Berisha po përdor protestat si një strategji për të defaktorizuar parlamentin. Kështu shprehet analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv.
-
VIDEO
Porti i Durrësit, Xhaferaj në ‘Kontrast’: Korrupsion, pse Rithemelimi heshti për disa muaj! Vangjeli: Ndiq paratë për të kuptuar të vërtetën
Porti i Durrësit ka ‘ndezur’ debatet në politikë mes opozitës dhe maxhorancës. Deputeti demokrat, Ferdinant Xhaferraj ka folur në Report Tv mbi projektin e ri, i cili thotë s e eka denoncuar që në muajin shkurt gjatë një interpelance në Kuvend me ministren Belinda Balluku. Xhaferraj thotë se ky nuk është një projekt strategjik siç pretendon qeveria, por korrupsion i pastër.
-
VIDEO
Hereni: Ato që kanë probleme BE dhe SHBA s’do mund të blejnë prona në Portin e ri të Durrësit! Akuzat e opozitës, sa për të fituar ca vota
Ndërtimi i Portit të Durrësit, për Erlis Hereni, drejtor i Agjencisë për realizimin e këtij projekti, do e vë Shqipërinë në hartën e turizmit elitar në të gjithë botën. I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Hereni tha se ndryshe nga sa deklaron opozita, toka nuk do i falet arabëve, por do i mbetet shtetit shqiptar.
-
VIDEO
Asnjë kontakt me të bijën, ’Pa Gjurmë’ i gjen vendndodhjen/ Nëna: Jetoj e kyçur prej 7 vitesh
E mbetur krejt e vetme prej 23 vitesh, pa asnjë mbështetje dhe duke jetuar çdo ditë me frikë, Rabihane Krasniqi kërkon ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë”. Garsionerja ku banon që prej vitit 1999 në kryeqytet, nuk mund të konsiderohet më një shtëpi e ngrohtë për të moshuarën nga Korça, por një qeli burgu nga e cila del vetëm për të blerë ushqimet që i nevojiten. Pensionin mujor që përfiton e ka shpenzuar për të bërë një portë hekuri pas derës së shtëpisë, pasi shpeshherë kanë tentuar që t’i hyjnë me forcë në banesë. Për të gjitha shqetësimet nga të cilat nuk po gjen dot zgjidhje prej vitesh, Rabihania ka vetëm një emër, Sonila Preza, vajza e saj e vogël. 73-vjeçarja tregon se kohë më parë është detyruar të shesë dy apartamente të tjera në kryeqytet dhe të gjitah paratë tia kalojë vajzës dhe bashkëshortit të saj, për të cilët thotë se janë të përfshirë në borxhe të mëdha. Sot molla e sherrit është bërë ky apartament dhomë e kuzhinë ku ngrys ditët e vetme e moshuara. Sherri me të bijën për marjen e pronës së vetme që ajo disponon është kthyer tashmë në një shqetësim serioz, pasi vajza ka tentuar më herët t’i tjetërsojë dokumentet e pronës, por nuk ka mundur dot që ta përvetësojë atë. E frikësuar nga trokitjet e papritura në derë nga të panjohur 73-vjeçarja është detyruar që të kyçet brenda bashkë me kujtimet e së shkuarës kur dikur ishin një familje e madhe rrethuar me dashurinë e tre vajzave dhe djalit të vetëm... E përvëluar në shpirt pas fatkeqësive të njëpasnjëshme, me ndarjen nga jeta të bashkëshortit dhe më pas të birit nga një aksident automobilistik, sot kur në një moshë të thyer kjo nënë merr një tjetër goditje fatale për jetën. Rabihania ka tre vajza, por secila ndërtuan jetët e tyre dy prej të cilave jashtë Shqipërisë. E vetmja me të cilën jeton në të njëjtin qytet është vajza e vogël Sonila, me të cilën ka patur gjithnjë këtë marrëdhënie të tensionuar që ia ka bërë jetën edhe më të vështirë duke mos gëzuar dot as nipër e mbesa.
-
VIDEO
Porti i Durrësit debat në Report Tv! Boçi: PS po përpiqet të fshehë këtë aferë korruptive! Gogu: S’kemi kohë për të humbur, më i madhi në Mesdhe
Projekti i Portit të Durrësit ka përplasur edhe në studion e Report TV deputetin demokrat Luçiano Boçin dhe atë socialist Toni Gogun. Të ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, dy deputetët parashtruan qëndrimet e tyre për portin e Durrësit, ku sipas Boçit është një tjetër aferë korruptive e Ramës e cila po përpiqet që të fshihet për shkak të kërkesës për ta kaluar me procedurë të përshpejtuar.
-
VIDEO
6 herë kokainë në kontejnerët me banane, Gjykata e Lartë lë në burg pronarin e Alba Exotic Fruit, Eduart Dautin
Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën për liri të pronarit të kompanisë së bananeve mes të cilave u zbulua drogë në tetor të vitit 2021 në Portin e Durrësit
-
VIDEO
Zyrtare: Lear Kurti vdiq nga mbidoza e kokainës! Ekspertiza mjeko-ligjore: I shkaktoi ishemi akute dhe ndalim të menjëhershëm të zemrës
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur ekspertizën mjeko-ligjore për Lear Kurtin, 32 vjeçarin, i cili vdiq pasi u shoqërua në komisariat. Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së Lear Kurtit, ka qenë helmimi (mbidozë) akut me lëndë narkotike të tipit kokainë, duke i shkaktuar infarkt në zemër
-
VIDEO
Si në filma, Genti Kame rrëfen dashurinë me konteshën franceze që hoqi dorë nga titulli për të
Genti Kame në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” për romanin e tij të parë ”Kulla” dhe në një rrëfim të bukur për jetën familjare dhe dy vajzat e tij Albana dhe Diana.
-
VIDEO
Kreu i PD-së Lushnjës: Vullneti i qytetarëve do prevalojë, trau nuk do vendoset
Kryetari i partisë Demokratike për qytetin e Lushnjës, Eduard Sharka ka folur për Report Tv, në lidhje me protestën e zhvilluar sot kudnë rvendosjes së traut. Sharka tha se vullneti i qytetarëve do të prevalojë dhe trau nuk do të vendose.
-
VIDEO
Trau në Parkun e Divjakës, Braçe: Ndërtim pa leje! Rrezikon jetën e qytetarëve, shikoni Kodin Rrugor
Deputeti Erion Braçe thotë se trau i vendosur nga Ministria e Turizmit në Parkun e Divjakës është ndërtim pa leje që rrezikon jetën e qytetarëve. Sipas tij është i rrezikshëm pasi dëmtohet siguria rrugore.
-
VIDEO
Trau në Parkun e Divjakës, Braçe për Report Tv: E paligjshme, një taksë në një rrugë kombëtare! I vetmi akses i qytetarëve për në bregdet
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i revoltuar nga situata në Divjakë ku po vendoset një tra për ta bërë me pagesë futjen në Parkun e Divjakës, tha në një intervistë live në Report Tv se është një projekt totalisht i paligjshëm dhe i paarsyshëm. Sipas tij pengohet e drejta e të gjithëve për të aksesuar bregdetin e Divjakës.
-
VIDEO
Arrestimet e SPAK për inceneratorin e Fierit, Kryemadhi: Të hetohet i Tiranës, përgjegjës Rama e Veliaj! Porti i Durrësit? Skema e 3-të për pastrim parash
Në një kohë kur SPAK lëshoi ditën e djeshme 11 urdhër arreste nga ku arrestoi 5 persona dhe u shpallën 5 në kërkim, për Monika Kryemadhin, detyra e SPAK tani është të hetojë inceneratorin e Tiranës ku përgjegjës janë Erion Veliaj dhe Edi Rama