• VIDEO

    Rindërtimi, Veliaj: Hienat tentuan të bllokojnë ‘Kombinatin’ dhe ‘5 majin’! Vitin tjetër besoj e mbyllim këtë histori

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli në Report Tv për procesin e rindërtimit duke thënë se patën problematika në 2 lagje për shkak të opozitës, por shpreson që vitin tjetër ta mbyllin këtë histori.

    “Kemi mbaruar me të gjithë zonat rurale. Po përfundon Peza kështu që tek fshati kemi ecur mirë. Kemi pasur 2 problematika, Kombinatin dhe 5 Majin. Strategjia e hienave të politikës, PL kishte Kombinatin, PD do markonte 5 majin. Monika do hapte gjyqe pafund për ta bllokuar nga ana ligjore ndërsa partia tjetër më e dhunës, më e rrugës do bllokonte fizikisht. Në një vend u desh ta bënim ligjore, nga ana tjetër me personazhet e OFL. Kush firmosi i parë dhe u tregua bashkëpunues, u fut në shtëpi. Ajo parti dogji shtëpinë e vet me 8 janar. Ata dogjën shtëpinë e tyre, kush i beson se do rregullonte shtëpitë tona. I kemi fituar gjyqet tona. Banorët kanë marrë shtëpitë. Ne do vijojmë punën. Ata sherret dhe sharjet. Vitin që vjen e mbyllim këtë histori. Ata që i besojnë shtetit, i kanë parë hajrin shtëpive të reja”, tha Veliaj.

    •  
  • VIDEO

    Brace, zëri opozitar brenda mazhorancës, Veliaj: Ai është thesar për PS-në

    Një thesar i PS, e ka konsideruar Erion Veliaj deputetin e PS, Erion Braçe, ndonëse ky i fundit nuk i kursen kritikat ndaj qeverisë

    “Adashi im. Është një thesar i PS. Artikulon më shumë kritika dhe zë më shumë vend sesa të gjithë koret e këtij cirkut opozitar që po shohim. Me Erionin edhe për çështje të lagjes jemi duke folur, ajo rruga duhet bë me një kalim, me dy kalime. E shoh si një kontribut. Në këtë fushë Erioni është kontribuues i madh”, tha Veliaj në Report Tv.

  • VIDEO

    Emocionuese/ Nisma e veçantë e fëmijëve, japin mesazhe për rreziqet e përdorimit të internetit

    Në "Rreze Dielli" fëmijët e teatrit që sjellin shfaqjen e tyre ' Të lundrojmë pa internet" fëmijët japin mesazhe për rreziqet e lundrimit në internet.

  • VIDEO

    “Çiao Buçko” miliona klikime në rrjetet sociale, gatuan super receta, e plot humor në “Rreze Dielli”

    "Ciao Bucko" është fenomeni rrjeteve sociale , i cili numëron mijëra klikime në videot e tij të gatimeve. I ftuar në " Rreze Dielli" Gledis Gegaj solli dy receta plot shije dhe sigurisht shumë humor, që gjithmonë shoqëron videot e tij të gatimit. 

  • VIDEO

    Taliatele me proshutë dhe lajthi nga zonja Albana

    Taliatele me proshutë dhe lajthi

    Përbërësit:

    • 4-6 feta proshutë
    • 320 gr taliatele të freskëta
    • 8 qepujka
    • 80 gr djathë parmixhano
    • 1 kubik gjalpë
    • 50 gr lajthi
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Vendosim në sobë paralelisht dy tigane ku shtojmë tek secili pak gjalpë dhe pak vaj ulliri. Në njërin tigan kaurdisim proshutën e prerë në copëza, ndërsa tek tjetri qepujkat e grira imët. Vendosim ujin të vlojë për taliatelet  të cilat i lemë vetëm 3-4 minuta. Më pas i shtojmë taliatelet tek qepët e kaurdisura,  shtojmë proshutën dhe një pjesë të djathit parmixhano. I trazojmë mirë dhe i servirim spërkatur me lajthite e grira dhe djathë parmixhano.

  • VIDEO

    Mish me pistil nga zonja Albana

    Mish me pistil

    Përbërësit:

    • 4 qepë të thata
    • 500 gr mish viçi ose dashi
    • 5 copa pistil
    • 40 gr oriz
    • Piper i kuq
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Fillimisht ndajmë mishin në racione dhe e vendosim të ziejë. Pasi mishi ka zjerë, kaurdisim mirë qepët e prera mesatarisht. Sapo qepët të bëhen transparente shtojmë pistilin e zbutur më parë në ujë si dhe orizin. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar dhe pak nga lëngu i zierjes së mishit. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Shtojmë racionet e mishit së bashkë me pak lëng dhe e kalojmë gatimin në një tavë dheu, të cilën e vendosim në furrë derisa sipërfaqja të ajkoset.

  • VIDEO

    Rubrika ‘CICERON’/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot

    Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.

  • VIDEO

    KATAR 2022/ ‘E vëmë me bast’, ja parashikimet e Andrea Markos për 4 ndeshjet e sotme! Publiku në një mendje për të gjitha sfidat

    Specialisti i futbollit Andrea Marko ka bërë parashikimet për 4 sfidat e ditës së sotme në kampionatin Botëror. Në emisionin ‘E vëmë me bast’ në Report Tv, Marko parashikon se Kroacia nuk fiton dot ndaj Marokut dhe ndeshja del barazim.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 23 nëntor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga diktatori i fundit përballë "demokratëve të parë" te nis shitja e apartamenteve në Portin e Durrësit e deri tek s'ka tango në Katar por dy "hurma" arabe për Messin.

  • VIDEO

    Katar 2022/ 'Botërori No Stop', gjithë golat e ndeshjeve të 22 nëntorit

    Çdo mbrëmje në orën 11:00, në emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv do të keni mundësi që të ndiqni momente më pikante të çdo sfide të kampionatit botëror ‘Qatar 2022’. Ndeshjet se ditës së tretë të Kampionatit Botëror kanë prodhuar spektakël dhe surpriza. U zhvilluan plot 4 ndeshje.Theksohet humbja e Argjentinës kundër Arabisë Saudite me rezultatin e ngushtë 2 me 1. Ndërkohë nga 4 ndeshje 2 dolën barazimi. Meksika përballë Polonisë dhe Danimarka me Tunizinë u ndalën  në rezultatin 0 me 0. Ndërkoh 'Gjelat' Francës, kampionët në fuqi fituan bindshëm me rezultatin  final 4 me 1.

  • VIDEO

    Përmbytjet prekin veriun, politika ndez polemikat

    Përmbytjet në Shkodër dhe Lezhë vendit kanë krijuar përplasje ndërmjet palëve politike të cilat bëjnë përgjegjëse njëra-tjetrën për menaxhimin e situatës. Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se përmbytjet në Lezhë po ndodhin për shkak se nuk ka një menaxhim të kanaleve kulluese. Ndërsa sa i përket Shkodër, Meçe u shpreh se tipar dallues atje është kapaciteti i ulët i tërheqjes së ujit.

  • VIDEO

    Tragjedia me 2 të vdekur nga moti i keq, kryebashkiaku i Malësisë Madhe: Të merren masat e duhura për ndërtimin e urës

    Tonin Marinaj, kryetar i bashkisë së Malësisë së Madhe, në një intervistë për Report Tv në ‘Studio Live’, thotë se pas tragjedisë ku humbi jetën Pjetër dhe Jason Rrushaj, pasi u morën nga rrjedha e furishme në Grykë Lugje, duhet të ndërtohet në urë

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv