-
VIDEO
Katar 2022/ Botërori No Stop, gjithë golat e ndeshjeve të 21 nëntorit
Ndeshja e fundit për sot ajo e vlefshme grupin B mes Uellsit dhe SHBA-ve është mbyllur 1-1 në stadiumin “Ahmand Bin Ali” në Katar.
85’ Janë dashur shumë minuta për të parë golin e parë të sfidës, që e ka realizuar Holanda nëpërmjet sulmuesit Gapko. 23-vjeçari pjesë e PSV në Holandë ka realizuar me kokë. Goli erdhi edhe për shkak të daljes së gabuar të portierit senegalez.
Irani ka rezultuar shumë i dobët për Anglinë në Botëror. Kombëtarja e drejtuar nga Southagate ka fituar me shifrat e thella 6-2 për 3 pikët e para në grupin B.
-
VIDEO
Ja kush ‘kapi skedinën’ dje në ‘E vëmë me bast’ dhe parashikimet për 4 sfidat e radhës të botërorit
Ndeshjet e ditës së sotme të Kampionatit Botëror duket se janë të lehta në letër dhe mjeshtri i futbollit Albert Karriqi dhe moderatori Andi Kapxhiu kanë ndarë të njëjtin mendim se kush pritet të jetë fituesi në 4 takimet e kësaj të marte.
-
VIDEO
Investime dhe arrestime , situata në Kosovë
Projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit ka përplasur në një debat deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianjin dhe deputetin e Partisë Socialiste dhe Arben Pëllumbin. Të ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv, deputeti demokrat e cilësoi si një aferë korruptive, ndërsa për deputetin socialist ky projekt do të sjellë zhvillim të madh për qytetin e Durrësit. Salianji theksoi se projekti për Portin e Durrësit është një aferë korruptive ku do të pastrohen paratë e krimit.
-
VIDEO
Protesta e Berishës, Salianji: Organizohet kundër qeverisë! Pëllumbi: Shprehje e mosdakordësisë për takimin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë
Protesta e Sali Berishës më 6 dhjetor, ditën kur edhe do të mbahet samiti BE-Ballkani perëndimor në Tiranë, ka përplasur mbrëmjen e sotme deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe deputetin socialist Arben Pëllumbi, në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babarama’ në Report Tv.
-
VIDEO
Lin Delija, 44 vjet pa atdhe, prej komunizmit
Shkurt 1979. Antrotoko. Dimri i kishte shtrirë krahët cep më cep , në qytezën e vogel piktoreske, qe Lin Delija e kishte zgjedhur si shtepinë e tij të dytë. Në studion e tij të ngrohtë, një grup xhirimi do fiksonte këto pamje të rralla të pikturave të tij... ku lëvrijnë ngjyra pafund, histori dhe personazhe, ndjenja, mall frymëzime, rebelime.... Piktori kishte afro dy dekada jetë në këtë qytet. Kishte vulosur fort në zemrën e tij, historinë e së shkuarës dhe mallin e merakun e madh për familjen që kishte lënë në Shkodër. A ishin mirë? A ishin hakmarrë komunistët ndaj tyre? A jetonte vallë nëna dhe babai, si ishin vëllezërit, motrat e vogla....
-
VIDEO
Protesta më 6 dhjetor, Bejko: Turp i madh! Pas Enver Hoxhës, Berisha është politikani më i refuzuar nga Perëndimi! Zyla: Dhuratë elektorale për Ramën
Protestën e Sali Berishës ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor do të jetë një turp i madh për një pjesë të Partisë Demokratike. Kështu deklaroi ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv
-
VIDEO
Duka mbi përmbytjet në Shkodër: Duhet shpërngulja e banorëve nga zonat nën nivelin e detit! Situata në PD? Grupimi i Alibeajt të mos prishë punë nëse nuk kontribuon
Kreu i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka teksa foli për situatën e përmbytjeve në Shkodër, tha se duhej të kishte solidaritet dhe jo akuza politike mes palëve.
-
VIDEO
U shpall e zhdukur,u gjet pa ndjenja/’Pa Gjurme’zbulon të vertetën,nëna identifikon 5 të dyshuarit
Dy muaj pas ngjarjes së rëndë, që nisi natën e 13 gushtit dhe përfundoi mëngjesit e ditës tjetër kur u hodh nga kati i dytë i apartamentit ku banonte 22 vjecarja nga Kenia, ’Pa Gjurmë’ publikoi për herë të parë këtë krim makabër ndaj një punonjëse kazinoje. Ende sot Xhoi është në gjendje kome, në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa që prej ditës kur u gjet pa ndjenja ngjarja u mbajt e fshehur. Stafi ’Pa Gjurmë’ theu heshtjen kur për herë të parë depërtoi fshehurazi në dhomën e pavionit ku e intubuar vijon të jetë e shtruar 22-vjeçarja e masakruar. Report TV solli ekskluzivisht intervistën me nënën e Xhoit. Ruth e shokuar foli në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, duke treguar dy nga episodet, për të cilat e bija i kishte shprehur shqetësimin para se ngjarja të ndodhte. Madje pasi udhëtoi me urgjencë nga Kenia për në Tiranë, për të qenë afër të bijës, nëna thotë sesi cfarë i kishin pohuar mjekët pasi Xhoi ishte dërguar në spital. Por fill pas publikimit dhe deklaratës dhënë për herë të parë nga nëna për median, një dëshmi tronditëse mbërriti në redaksinë e emisionit. Dëshmitarja okulare e dhunës ndaj 22-vjeçares keniane tha se gjithçka kishte ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në datën 14 gusht, kur nga dhoma e hotelit ku ndodhej Xhoi dëgjoheshin zhurma dhe grindje mes një grupi personash.“Ajo ka qenë e shoqëruar, mendoj se janë vetë rrethi shoqëror i saj që e kanë bërë këtë gjë. Ato kishin të paktën tre apo katër ditë që rrinin në atë hotel dhe bënin zhurma cdo natë. Më ka dalë gjumi në orën 4 pa njëzetë sepse dëgjova zhurma dhe më pas një “bum”-tha dëshmitarja gjatë bisedës me moderatoren Odeta Dume. Ajo shtoi se trupi i kenianes kishte rënë në oborrin e banesës së saj, derisa në mëngjes, dëshmitarja, kishte njoftuar ambulancën. “Vajza ka ndenjur gjithë natën aty, e shtrirë. Drita e dhomës në hotel ndenji e ndezur dhe sikur nuk kishte ndodhur asgjë u ngritën në mëngjes. Unë kam ndenjur në heshtje dhe të nesërmen kam dalë dhe kam lajmëruar ambulancën. Trupin e asaj vazjës e kanë nxjerrë nga oborri i banesës sime. Unë mendova se ajo e shkreta mund të kishte ndërruar jetë, por kur e pashë në televizor u trondita. Erdhi ambulanca, e morën pastaj kanë ardhur dy policë. Po të them një gjë sinqerisht, kjo zënkë ka ndodhur mes tyre dhe kam frikë se duhet mbrojtur prandaj mora iniciativën dhe iu shkruajta”-u shpreh dëshmitarja e cila preferoi të mbetej anonime“. Një ditë pasi emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv zbuloi ngjarjen e rëndë, vjen reagimi nga policia e Shtetit. Rreth 3 muaj pas ngjarjes, forcat blu thonë se ishte shoqja e saj që bëri denoncimin më 14 gusht se kishte humbur kontaktet dhe nisën menjëherë hetimet. 22-vjeçarja keniane që prej 14 gushtit të këtij viti ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë. Mjekët thanë se kishte tre brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru. Ajo punonte në një kazino pranë stadiumit 'Air Albania', e cila operohet nga një kompani austriake, por menaxhohet nga një përfaqësues shqiptar. Nëna e Xhoit vijon të bëjë thirrje për ndihmë për të shpëtuar të bijën dhe për këtë ka hapur dhe një llogari në GoFundMe. Kjo ngjarje ka shokuar mjaft edhe opinionit publik, ndërsa pak ditë më parë një protestë nën moton “Çdo jetë ka rëndësi”, një prostë për dhunimin e 22-vjeçares u zhvillua në Tiranë
-
VIDEO
Përmbytjet/ Spiropali live nga Shkodra për Report Tv: Qyteti as nuk pastrohet, më kujton Tiranën e 'Lul Bravës'
E pyetur në lidhje me banesat e ndërtuara nën nivelin e detit në zonën e Shkodrës, ministrja tha se ai është një problem i vjetër dhe i trashëguar, por nuk duhet të jetë faktor në menaxhimin e emergjencave të tilla. Spiropali ironizoi qeverisjen e pushtetit lokal, ku tha se ata që nuk pastrojnë pusetat e qytetit, merren me menaxhimin e kaskadave
-
VIDEO
Moti i keq, kryebashkiaku i Kavajës për Report Tv: 3 familjet e evakuuara një natë më parë u kthyen në banesë! Qendro: Situata e normalizuar në të gjithë qarkun Tiranë
Situata nga moti i keq paraqitet e stabilizuar në bashkinë e Kavajës. Prefekti i Tiranës, Afrim Qedro tha në Report Tv se po merren masat e fundit që në rast të përkeqësimit të situatës metorologjike të mos ketë problematika të tjera. Sa i përket të gjithë qarkut të Tiranës, Qendro tha se gjithçka është në normalizim.
-
VIDEO
Ylli Merja: Në Malësinë e Madhe, udhëtim në fushat piktoreske me livando bio shqiptare
“Rreze Dielli” udhëton në Malësinë e Madhe në fushat piktoreske me livando bio shqiptare. Për të folur për përfitimet shëndetësore të livandos në kurimin e ankthit dhe stresit.
-
VIDEO
Ylli Merja: Hudhra, efektet magjike për kurimin e shumë sëmundjeve në organizmin tonë
Hudhra është një bimë barishtore që përdoret gjerësisht në gatim. Por përpos shijeve të mira që i jep gatimeve, ajo cilësohet si një ilaç natyral për shumë sëmundje. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe shëndeti”, mjeku popullor Ylli Merja tregoi se si veprojnë përbërësit e hudhrës në organizëm: