Petulla në plloçë nga zonja Albana

21 Nëntor 2022, 10:18

Petulla në plloçë

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 250 ml qumësht
  • 3 kokrra vezë
  • 500 gr djathë
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë
  • Gjalpë

Përgatitja:

Trazojmë miellin me qumështin dhe kripën. E përziejmë mirë që masa të mos ketë kokrriza. Shtojmë më pas vezët një e nga një duke i trazuar me brumin. Lyejmë sipërfaqen e një tigani të sheshtë me gjalpë dhe hedhim një garuzhde brumë. E përhapim brumin e lëngshëm në gjithë sipërfaqen e tiganit dhe e lemë të piqet nga të dy anët (njësoj siç veprojmë me krepat). Kështu veprojmë me të gjithë masën e brumit për të realizuar petullat e shtrira. 

Tresim gjalpë dhe e aromatizojmë me hudhra të shtypura. Lyejmë një tavë me yndyrë dhe vendosim petullat një e nga një duke i spërkatur secilën me pak gjalpë të aromatizuar dhe djathë të grirë. E vendosim tavën në furrë për 20 minuta në 200 gradë Celsius.