-
VIDEO
Lakror me lakër turshi nga zonja Albana
Lakror me lakër turshi
Përbërësit:
Për brumin:
- 500 gr miell
- 1 fç kos
- 2 fç ujë
- 1 lgj vaj ulliri
- Pak uthull
- Kripë
Për mbushjen:
- 1 qepë
- 1 kg lakër turshi
- 1 lgj gjalpë
- Piper i kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht zemë brumin e lakrorit. Petën e parë e hapim me kuleçë dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak vaj. Kaurdisim një qepë të grirë imët me gjalpë dhe vaj ulliri. Sapo qepa të bëhet trasnsparente shtojmë lakrën turshi të grirë mesatarisht. Rregullojmë shijen me piper të zi dhe piper të kuq. Vendosim mbushjen e lakrorit, e mbulojmë me një petë dhe e vendosim lakrorin të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.
-
VIDEO
Pite me patate pa petë nga zonja Albana
Pite me patate pa petë
Përbërësit:
- 900 gr patate
- 1 kokërr qepë
- 2 speca
- 150 gr proshutë e tymosur
- 100 gr djathë të bardhë
- 80 gr djathë kaçkavall
- 3 kokrra vezë
- 1 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht vendosim patatet të ziejnë jo plotësisht, më pas i grijmë në rende. Kaurdisim një qepë të grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë specat të prerë në kubikë. Shtojmë pak kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. Vendosim në një tas patatet e grira në rende, shtojmë vezët, qepën e kaurdisur së bashku me specat, proshutën të prerë në fetëza dhe djathin e bardhë të thërrmuar. Këtë masë e vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër pjekje, e nivelojmë mirë dhe spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë kaçkavall. E vendosim tavën në furrë të parangrohur të piqet derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Kek me hurma nga zonja Albana
Kek me hurma
Përbërësit:
- 400 gr miell
- 1 lç pluhur pjekës
- 4 vezë
- 4 hurma
- 1 gotë vaj
- 1 gotë sheqer pluhur
- 1 lç vanilje
- ½ lk kanellë
- 1fk arra të thërrmuara
Përgatitja:
Rrahim vezët mirë, shtojmë më pas vajin dhe vaniljen nëse e kemi të lëngshme. Më pas shtojmë sheqerin pluhur, miellin dhe pluhurin pjekës. E trazojmë mirë brumin, më pas shtojmë hurmat e kaluara në blender, arrat e thërrmuara dhe kanellën pluhur. E hedhim masën e brumit në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje dhe e vendosim në furrë të parangrohur të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 17 nëntor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga përse po vepron me dy standarde SPAKU te a do ta thërrasë arabi Zenin e deri tek festë për 20 minuta por Italia nuk është Greqia.
-
VIDEO
Arrestimet e SPAK për inceneratorin e Fierit, debate në ‘Repolitix’, Beqiri: S’janë asgjë përpara krimeve të Berishës! Baçi: Të hetohet kryeministri
11 urdhër-arrestet e firmosura sot nga SPAK i cili shkaktoi një dëm prej 60 milionë lekë në buxhetin e shtetit solli debat në panelin e të ftuarve në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga
-
VIDEO
Të gjitha biletat e shitura për Shqipëri - Itali, tifozët fillojnë të futen në 'Air Albania'! Trajnerët publikojnë formacionet zyrtare
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Italisë në "Air Albania". Dueli miqësor vjen në një kohë kur miqtë nuk janë pjesëmarrës në Kupën e Botës, teksa trajnerët Edy Reja dhe Roberto Mancini kanë zgjedhur titullarët me të cilin do luajnë 90 minutat.
-
VIDEO
U akuzua për dhunë,Florie Shuli kërkoi përballje/Fiku telefonin,ja ç’ndodhi live
Një 39-vjeçare nga Pogradeci, nënë e dy vajzave hodhi akuza të forta në drejtim të familjarëve të bashkëshortit të saj të ndjerë. Basire Shuli pretendon se është dëbuar nga shtëpia dy muaj më parë nga familjarët e bashkëshortit, pasi këta të fundit e fajësojnë për vdekjen e tij. Pretendimet e nuses shkojnë edhe më tej, kur ajo thotë së është dhunuar dhe kërcënuar nga kunata Florie Shuli. Nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ ajo rrëfen sesi lindën konfliktet dhe pse sot ajo u detyrua të lë banesën, ku kishte jetuar për 10 vite me radhë. 39-vjeçarja Basire Shuli nga Mokra e Pogradecit vinte nga një martesë e vështirë, nga e cila ka dy fëmijë të rritur, të cilët jetojnë me të atin. Ajo vendosi të divorcohej dhe të kthehej në shtëpinë e prindërve, aty ku u njoh me Eqeremin, i cili gjithashtu vinte ngë një tjetër martesë nga e cila ishte baba i dy fëmijëve që jetojnë me nënën e tyre. Me histori thuajse të ngjashme, fati bashkoi çiftin nga Pogradeci, kur burri nuk hezitoi t’i kërkonte dorën gruas që do të ishte bashkëshortja e tij e ardhshme. Prindër të dy vajzave 4 dhe 9 vjeçare dhe pse mes tyre kishte harmoni, ajo që trazonte shpesh marrëdhënien ishin konfliktet e nuses me familjarët e burrit. Ata nuk e kishin pranuar që prej fillimit këtë martesë dhe sherret vazhduan kur Eqeremi u diagnostikua me një sëmundje të rëndë nga e cila nuk gjeti dot shpëtim. Pas fatkeqësisë në familje, Basirja pretendon se vjehrra e dëboi nën presionin e kërcënimeve dhe dhunës së kunatës. Ajo iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’, për ndihmë ku në minutat e fundit të programit pala tjetër reagoi. E irituar motra e të ndjerit Florie Shuli mohoi akuzat duke kërkuar përballjen, por pak momente para fillimit të transmetimit live ajo nuk u paraqit në program, madje bllokoi çdo kontakt me stafin e ’Pa Gjurmë’. Edhe pse kërkoi vetë t’i përgjigjej akuzave të ngrituar në studio Floria zgjodhi të ndërpriste kontaktet.
-
VIDEO
Petri Bozo, rikthehet 25 vite pas, në fillimet e Miss Shqipëria
Në studion e Esence I ftuar regjisori dhe producenti Petri Bozo. Femijëria dhe marrëdhënia e ngushtë me prindërit. Angazhimet e para në art si aktor në disa filma shqiptar. Puna ne television me dhjetra spektakle e porojekte. Rikthim në Miss Shqiperia, Petri rikthen nostalginë e spektakleve të 25 viteve më parë bashkë me disa prej vajzave të famshme që kanë dalë nga ky kompeticon bukurie.
Martesa me Alden, marrëdhenia me dy femijët, nipin e mbesën si edhe tre videomesazhe nga miqtë e tij të ngushtë na tregojnë një pjesë të panjohur të producentit.
-
VIDEO
Porti i Durrësit, Frrok Çupi: Opozita s’ka argument! Mandija: S’dihet kush është investitori! Protesta? Analisti: Berisha po përdor Metën si lepur
Analisti Frrok Çupi e sheh si shterpë protestën e organizuar më 12 nëntor nga dyshja Berisha-Meta e ndërsa anëtarja Komisionit të Rithemelimit, Ledina Mandija e sheh si mjetin e vetëm për t’i bërë ballë monizmit të bërë nga kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Kur e humbi virgjërinë Diola Dosti? Ja si reagon e bija me përgjigjen e nënës së saj
Intervistohet nga e bija, Diola Dosti përballë pyetjeve pikante të vajzës 14 vjeçare në një intervistë në emisonin "Rreze Dielli"
-
VIDEO
Sarma me lakër turshi nga zonja Albana
Sarma me lakër turshi
Përbërësit:- 1 lakër turshi
- 1 kokërr qepë
- 1 thelpi hudhër
- 150 gr oriz
- 300-350 gr mish i grirë
- 500 ml ujë
- 2 lgj miell
- 1 lç koncentrat perimesh
- 1 lç piper i kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim një qepë të grirë shumë imët së bashku me orizin dhe mishin e grirë. E spërkasim me pak kripë, piper të zi dhe piper të kuq dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi i grirë të përthithë të gjitha lëngjet.
Hapim fletët e lakrës turshi dhe në çdo fletë vendosim nga jë lugë mbushje. I mbështjelim mirë dhe i vendosim në një tenxhere ose tigan me bazë të gjerë. Kështu veprojmë derisa të mbushet mirë tigani apo tenxherja. Shtojmë në fund pak ujë të ngrohtë, I mbulojmë sarmat me gjethë lakre. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin në sobë ose në furrë të gatuhet.
Kaurdsim në një enë pak miell me gjalpë, e shuajmë me pak nga lëngu i lakrave turshi, shtojmë pak hudhër të shtypur dhe këtë masë e shtojmë mbi sarmat pasi të këtë përfunduar procesi i gatimit.
-
VIDEO
Supë me kos dhe vezë nga zonja Albana
Supë me kos, vezë dhe nenexhik
Përbërësit:
- 2 lgj oriz
- 1 litër ujë
- 1 lç koncentrat
- 2 lgj gjalpë
- 2 lgj miell
- 2 vezë (të verdhat)
- 300 gr kos
- Kripë, piper
- Nenexhik
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim ujin të vlojë me pak koncentrat perimesh. Sapo uji të marrë valë shtojmë orizin dhe e lemë të ziejë. Ndërkohë kaurdisim me gjalpë miellin, e shuajmë më pak nga uji ku kemi vendosur orizin të ziejë. E shtojmë masën e miellit tek tenxherja me ujë ku ka zier orizi. Rrahim të verdhat e vezëve me kosin dhe e shtojmë tek supa. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe nenexhik të thatë. Pasi supa të jetë gati e servirim me pak gjalpë të aromatizuar me nenexhik.